“Diaspora, e vendosur për rotacion”/ Berisha: Rama hapi fushatën me ceremoni qesharako-parodike
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot në selinë e PD-së një konferencë me gazetarët. Në fjalën e tij, Berisha theksoi se Edi Rama nuk ofron asnjë alternativë për shqiptarët.
Berisha tha se Rama ka bllokuar studiot televizive, nuk del në debate as vetë, as me përfaqësuesit e tij, se e ka parë se qytetarët e kanë braktisur.
Berisha u shpreh se Rama është shkaku kryesor i të gjithë vështirësive të mëdha me të cilat përballen shqiptarët, i largimit nga Shqipëria, papunësisë, rrogave të ulëta, varfërisë dhe mjerimit.
“Edi Rama ka dy muaj që përçmon shqiptarët duke mos paraqitur para tyre asnjë alternativë, duke u përpjekur që hapësirën mediatike, komunikimi për qytetarët, në vend që të jetë për programet, ta shndërrojë në një parodi, merret me bretkosa, me zhaba, me mustaqe. I kanë mbetur shumë merak mustaqet e Gjuzit, nuk hyjmë për ta analizuar këtu, me idilin me Bravën.
Pra, a janë këto shqetësimet e qytetarëve shqiptarë? Nuk mund të jenë këto shqetësimet e qytetarëve shqiptarë. Unë mendoj se qytetarët shqiptarë kanë probleme të tjera madhore.
Po Edi Rama pse nuk hyn te këto? Edi Rama nuk hyn te këto se është shkaku i tyre.
Është shkaku kryesor i të gjithë vështirësive të mëdha me të cilat përballen shqiptarët. I largimit të tyre nga Shqipëria. I papunësisë. I rrogave të ulëta, varfërisë dhe mjerimit. I vjedhjes gjer tek ilaçet.
Unë po vija tani, sot unë kisha një takim ndër më të dhimbshmit që mbaj mend. Takova përfaqësuesit e shoqatave të personave me aftësi ndryshe.
Dhe ftoj çdo njeri të ndjekë diskutimet e tyre në FB tim sepse mediat e mëdha i censurojnë, për të kuptuar se cilat janë hallet e paimagjinueshme të këtyre njerëzve.
Se si koha jo vetëm ka ndaluar në vitin 2013, por është kthyer mbrapsht dhjetëra vite të tjera. U janë hequr edhe një pjesë e mirë e atij kuadri të brishtë që u vendos për trajtimin e tyre. Atyre nafta iu është zbritur 6 herë në krahasim me atë që kanë pasur.
Atyre trajtimi i personave kujdestarë iu është zbritur 5 herë shuma që paguheshin, nga 100 mijë në 20 mijë.
Atyre u vihen taksa tani, nuk kishin asnjë taksë për të ardhurat më përpara.
Ata paguajnë në mënyrë të paimagjinueshme doganat 140 për qind me të cilat blejnë gjërat më të domosdoshme jetike pas operacioneve që kanë bërë.
Nuk mund të ketë një politikë më të pamëshirë se këto.
Prandaj ka bllokuar studiot televizive, nuk del në debate as vetë, as me përfaqësuesit e tij, duke e parë që e kanë braktisur.
Se ishte një braktisje poshtëruese ajo që i ndodhi atij”,-tha Berisha./CNA
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Katër laboratorët e shkencave në gjimnazin “Sami Frashëri”...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, u ndal në një sërë çështjesh...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, raportoi sot në KLP mbi punë...
Këtë të hënë, kreu i SPAK, Altin Dumani raportoi në KLP mb...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në raportimin vjetor që bëri...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, po raporton në KLP mbi rapor...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ndodhet sot në KLP, ku po kr...
Partia Demokratike në degën Gjirokastër ka denoncuar sot d...
Kreu i Partisë Demokratike ishte sot në qytetin e Brescias...
Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ishte sot në Mila...
Kryetari FRPD-së, Besart Xhaferri ka reaguar sot ndaj mëny...
Kandidatja për deputete në qarkun Fier, e Partisë Mundësia...
Partia Mundësia bëri sot hapjen zyrtare të fushatës zgjedh...
Kreu i Partisë Demokratike ishte sot në qytetin Brescia të...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë të ...
Këshilltari i fushatës në Partinë Demokratike, Chris LaCiv...
Pyes veten nëse do të mundet ndonjëri nga ministrat, deputet...
Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama zhvilloi sot një ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...