EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Pyes veten nëse do të mundet ndonjëri nga ministrat, deputetët apo liderët e partive politike, që kanë kaq muaj që po na lodhin kokën duke i mëshuar premtimit se këtë mandat do të jetojnë me 200 euro. Pasi kaq premtojnë se do ta vendosin minimumin jetik apo edhe pensionin më të ulët.
Dhe kjo mendohet se do të jetë shifra, me të cilën duhet të jetojë një njeri, i cili punon, apo është në pension.
D.m.th një njeri, i cili duhet të paguajë qira, të blejë në ushqime e veshmbathje, të paguajë dritat, ujin, ilaçet; të shkojë një herë në kaq për të pirë një kafe, t’i hedhë karburant makinës, të shkollojë fëmijët, duhet të jetojë me 200 euro...
Hajde të bëjmë një llogari nëse kjo shifër mundet të mbulojë nevojat bazike të njeriut, duke pasur parasysh faktin se ku kanë vajtur çmimet dhe sa është rritur kostoja e jetesës.
Llogaritë nuk dalin ngado që t’i rrotullosh, sidomos për ata njerëz, që në Shqipëri sot janë shumica dhe që paguhen me rrogën bazë, pra rreth 400 euro, pa sigurimet. Pasiguria se mos, larg qoftë, i ndodh diçka e papritur shëndetësore apo humbet punën dhe buxheti mujor hidhet në erë, është evidente.
Sa lekë i duhen në muaj një çifti me një fëmijë, kur të dy paguhen me rrogën bazë dhe kur dëgjojnë për “arsimin falas”, “shëndetësinë po falas”, të cilat realisht janë aq shumë të shtrenjta?
Të paktën në Vlorë, (sepse Tirana është ku e ku më e shtrenjtë) një apartament 60- 70 m2 ka një qira tepër të lartë. Variojnë nga 200- 300 euro në lagjet periferike (më shtrenjtë kur janë të mobiluara), ndërsa në Lungomare, edhe kur gjen varion, nga 1000- 1500 euro. Dhe kontratat nuk janë afatgjata, por pronari i shtëpisë mund ta ndërpresë kontratën dhe të të kërkojë të largohesh kur të ketë qejf. Pra jemi në fazën kur po të gjesh një shtëpi me qira 300 në muaj duhet të konsiderohesh fatlum.
Pastaj familja duhet të hajë, të vishet, të paguajë dritat, ujin. Fëmija duhet të shkojë në shkollë. Ka nevojë për mjete didaktike, meqënëse librat i merr të përdorur. Ka nevojë për uniformë, pagesa të tjera ekstra për rojen e shkollës, ngrohjen, etj, etj. Në rast sëmundjeje mundësi të blesh ilaçe apo të bësh analiza nuk ke, sepse ilaçet janë shumë të shtrenjta dhe analizat tashmë bëhen vetëm në privat...
Ky është realiteti për të cilin flasim. Fuqia blerëse përtokë, mirëqenia nuk rritet, varfëria shtohet...

Dhe ndoshta njerëzit nuk jetojnë në rrugë, por ëndrrat për ta janë të ndaluara, pavarësisht se punojnë shumë, disa herë edhe dy punë dhe privohen edhe nga kënaqësitë më të vogla të jetës: një kafe apo një drekë në restorant, një shfaqje në kinema apo teatër, një...
Dhe këtu fillon dëshpërimi. Sepse kuptojnë se me të tilla të ardhura nuk kanë të ardhme...
Dhe pastaj themi pse emigrojnë... Dhe pas ca vitesh u kërkojnë të rikthehen dhe u premtojnë qiellin dhe yjet...
Tani imagjinoni mjerimin e pensionistëve, të cilët janë kthyer në lypsarë...
Të gjitha këto shpjegojnë se pse si shoqëri jemi shndërruar në një shoqëri me pritshmëri të ulëta, por edhe vizione modeste. Në një vend ku shifrat lulëzojnë, po jo njerëzit, të cilët mbijetojnë dhe nuk jetojnë.
Në një vend ku politikanët, ministrat e deputetët e pozitës e të opozitës që marrin 15- 20 herë më shumë në muaj se minimumi jetik që premtojnë, apo që në një muaj paguhen më shumë se sa mund të marrin në një vit pensionistët apo shtresat e margjinalizuara trumbetojnë minimumin jetik si pikë kryesore të programit të tyre.
Dhe kur thonë këtë bëjnë mitingje madhështore ku vetëm qiraja për videoprojektorët, pagesat e muzikantëve, dritate e fishekzjarret kushtojnë më shumë se pagesat vjetore të të gjithë pensionistëve apo atyre që paguhen me rrogën bazë!

Tallje!
Sikur të paguheshin për një periudhë kohe edhe propozuesit e minimumit jetik me pagën bazë 400 euro në muaj, ndoshta do ta kuptonin se çfarë ekzaktësisht propozojnë e trumbetojnë.
Ndoshta janë populiste këto fjalë, do më thoni.
Por a nuk është populizëm, madje populizëm i keq, fakti që disa gëzojnë që propozojnë dhe u paraqesin njerëzve në takime pikën programore që pagën mesatare do të çojnë në 500 euro dhe minimumin jetik nga 185 euro në 200 euro neto në muaj?.../CNA
Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama zhvilloi sot një ...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Kryeministri dhe njëkohësht kreu i socialistëve, Edi Rama ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë sot modelin përfun...
Kryeministri Edi Rama vijon të ironizojë kundërshtarët e t...
Kreu i FRPD, Besart Xhefarri në një dalje televizive ka fo...
Kryeministri e njëkohësisht kreu i socialistëve, Edi Rama ...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit...
Kryeministri e njëkohësisht kreu i socialistëve, Edi Rama ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillojë n...
Këtë të shtunë, Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipër...
Këtë të shtunë, nisi çelja e fushatës zyrtare të Partisë S...
Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka nisur përgatitja e fletëv...
Dy partitë më të mëdha, PD dhe PS kanë çelur zyrtarisht fush...
Sot Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhësht...
Këtë të premte po prezantohet programi politik PD-AMSH në ...
Këtë pasdite, Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërin...
Këtë të shtunë, në Pallatin e Kongreseve ka nisur Kuvendi ...
Ka nisur këtë pasdite shpalosja e programit politik 2025-2...
Këtë pasdite, Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërin...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...