“Rama ngriu pensionet se vodhi fondet”/ Berisha: Më 11 maj ndahemi nga një e keqe e madhe
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi takimin ...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte këtë të diel në Mirditë, ku zhvilloi takimin zgjedhor përmbyllës. Në fjalën e tij, Berisha tha se kryeministi Edi Rama, me thesin e rrenave në shpinë, qarkullon nga një qytet në tjetër.
Berisha u shpreh se me gënjeshtra, Rama kujton se do mund të bindë shqiptarët për sukseset e tij imagjinare.
Berisha tha se me këto mënyra, Rama i përzuri shqiptarët nga Shqipëria.
“Miq, dëgjojeni. Ka tre ditë që Edi Rama me thesin e rrenave në shpinë, qarkullon nga një qytet në tjetër.
U thoshte në Vlorë se kam investuar 1 miliard e 260 milionë. Epo thashë tani, meqenëse e ndjen veten si gjysëm vlonjat, në fakt as vlonjat as shqiptarë nuk është fare, të themi të vërtetën dhe si duhet gjë as Vlorës, as Shqipërisë origjina e tij, s’ka rëndësi.
Ky njeri, sot shkon në Shkodër, në të cilën ka investuar gjysmën e parave që ka vjedhur Tërmet Peçi me motrën e vet në Tepelenë, po, dhe u thotë shkodranëve se kam investuar 1 miliardë e 300 milionë euro.
Pra beson tani se duke shpërnda rrena, do mundë të bindë shqiptarët për sukseset e tij imagjinare.
Jo miq, çfarë bëri ai? Ai vërtetë ndau para për rrugë, por e vërteta është se vodhi minimumi 90% të tyre. Isha dje në Vlorë. Rruga Levan-Vlorë është rruga më e gjerë në Shqipëri, 35 metra e gjerë. Ajo rrugë miqtë e mi, që nuk ka një të dytë më atë gjerësi, ka kushtuar 2.4 milionë euro kilometri. Dhe kushtoi kaq, se na dolën probleme me habitatin e shpendëve dhe u detyruam të bëjmë ndryshime në projekt.
Kurse ky zotëri, me 20 km rrugë ka 20 mln euro kilometrin. 31 mln euro rindërtimi i rrugës tek sheshi ‘Shqiponja’ 1 km. 17 milionë euro kilometri në unazën e Tiranës. Pra çfarë bëri ky. Ky paratë e rrogave tuaja, paratë e pensioneve i kaloi në rrugë për ti vjedhur. Kjo është e vërteta. Ku i çoi tjetër paratë? 130 mln euro djegësi i Tiranës. Nuk ka një tullë në themelet e tij. 120 mln euro ja mori Beketi, sepse nuk duronte kritikat e televizionit të tij dhe e përzuri nga Shqipëria. 21 mln euro avion në dispozicion. 5 mln euro kopshti i Edenit që nuk e ka as Mbreti i Anglisë, as Perandori i Japonisë, as Shtëpia e Bardhë, as kancelaria gjermane nuk e blen atë në oborr. E bleu Edi Rama për sytë e tij.
Miqtë, atëherë nga të mos ikin, kur sofra nuk ka, prindi, gjyshi, gjyshja detyrohet tu thonë të rinjve, ikni, paçi fatin merrni rrugët e dheut, se këtu nuk na mjafton.
Kjo është mënyra se si i përzuri shqiptarët, Edi Rama nga Shqipëria”,-tha Berisha./CNA
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi takimin ...
Në Athinë u zhvillua një festë me Shoqatën e Shqiptarëve “...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot takim përmbyllës zgjedh...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin zgjedhor përmbyllës...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot takimin zgjedhor përmby...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastruktur...
E deleguara politike për Diasporën në PD, Jozefina Topalli...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të diel një takim zgje...
Kandidatja për deputete në qarkun e Korçës me Partitë Soci...
Kandidatja për deputete në Fier me Partinë Mundësia, Frida...
Deputeti i PD-së Bledjon Nallbati së bashku me vëllain e t...
Kreu i PD-së Sali Berisha po zhvillon takimin përmbyllës n...
Drejtuesi politik i PD në Shkodër, Luçiano Boçi ka akuzuar...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar nga Tropoja se asnj...
Kryetari i PSD Tom Doshi gjatë një takimi elektoral deklar...
Kryeministri Edi Rama është tallur me opozitën nga Shkodra...
Kreu i PD-së Sali Berisha nga Tropoja ka bërë një betim pa...
Kreu i PD-së Sali Berisha po zhvillon takimin elektoral në...
Mbrëmjen e kaluar deputeti i PD-së Bledjon Nallbati dhe vë...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka p...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...