
Mbrëmjen e kaluar deputeti i PD-së Bledjon Nallbati dhe vëllai i tij Alti Nallbati janë përfshirë në një konflikt me një shofer kamioni, shtetasin S.D.
Nallbati së bashku me vëllain e tij kanë dhunuar fizikisht shoferin e kamionit, duke e goditur me grusht.
Policia ka vënë në pranga Alti Nallbatin ndërsa deputetin e PD, Bledjon Nallbatin i cili është dhe kandidat i PD-së për Korçën, e kanë lënë të lirë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Mirasit në qytetin e Bilishtit, ku Alti Nallbati ka ndaluar automjetin me të cilin lëvizte bashkë me Bledjon Nallbatin, ka dalë dhe ka debatuar verbalisht me një drejtues kamioni, dhe më pas ka tentuar ta zbresë me forcë nga kamioni shtetasin S.D, dhe ka tentuar ta qëllojë me grushte si dhe ta ofendojë duke kryer veprime të pahijshme në publik.
View this post on Instagram
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me një konflikt të ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrethrrotullimin e Bilishtit, arrestuan në flagrancë shtetasin A. N. 42 vjeç, banues në Devoll, për veprat penale "Dëmtime të tjera me dashje", "Prishja e qetësisë publike", dhe " Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit".
Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë menjëherë pas konfliktit të ndodhur midis shtetasve A.N, B.N dhe shoferit te një kamioni transporti shtetasi S.D.
Gjatë këqyrjes së pamjeve filmike dhe kryerjes se veprimeve të tjera hetimore, rezultoi se më datë 03.05.2025, rreth orës 21:15 , në afërsi të rrethrrotullimit të Mirasit në qytetin e Bilishtit shtetasi A.N, ka ndaluar automjetin me të cilin lëvizte bashkë me vëllanë e tij shtetasin B.N (kandidat për deputet i një subjekti politik) duke penguar qarkullimin e automjeteve që lëviznin në këtë aks rrugor.
Shtetasi A.N ka dalë nga automjeti dhe ka debatuar verbalisht me një drejtues kamioni, dhe më pas ka tentuar ta zbresë me forcë nga kamioni shtetasin S.D, dhe ka tentuar ta qëllojë me grushte si dhe ta ofendojë duke kryer veprime të pa hijshme në publik. Në këtë konflikt është përfshirë edhe vëllai i tij, shtetasi B.N, ku fillimisht ka tentuar të qetësojë situatën por më pas, bazuar në pamjet filmike ka tentuar të zbresë me forcë nga kamioni shtetasin S.D.”, njofton policia.
Në fakt ky nuk është rasti i parë që Nallbati përfshihet në skandalet të tilla.
Ai është një përsëritës i dhunës pasi në 30 tetor të vitit 2023, Bledjon Nallbati goditi me grusht në parlament deputetin e PD-së Vullnet Sinaj.

Sipas Kodit Penal deputeti Nallbati rrezikonte të dënohej me gjobë ose deri në 5 vite burg por GJKKO e pushoi çështjen ndaj tij.
Po ashtu Bledjon Nallbati është kallëzuar për djegien e karrigeve para Kuvendit, një tjetër akt ky që tregon dhunën.

Po ashtu shpesh është akuzuar mediatikisht si hajdut. Gjithashtu akuza të forta pati ndaj tij nga Deizi Arapi në dhjetor të 2023.
Arapit iu dogjën dy makina dhe hodhi akuza ndaj deputetit Bledjon Nallbati duke thënë se kishte pasur më herët një konflikt me të pasi i kishte pushuar nënën nga puna.
Nga ana tjetër vëllai i tij akuzohet për veprat penale "Dëmtime të tjera me dashje", "Prishja e qetësisë publike", dhe " Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit".
Të gjitha këto raste skandaloze tregojnë se Bledion Nallbati i cili kandidon për deputet në qarkun e Korçës është përsëritës i dhunës, ndërsa policia e lë të lirë dhe pas ngjarjes tronditëse të mbrëmjes së kaluar./ CNA
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka p...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin elekt...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim në Shkodër ku ...
Strategjitë e komunikimit të partive politike në këtë fush...
Kryeministri Edi Rama komentoi sot mbi përzgjedhjen e bërë...
Kryeminstri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në një inter...
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se kontrata e Partisë D...
Kryeministri Edi Rama dha sot disa shpjegime sa i përket m...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj rezolutës së miratua...
Kryeministri Edi Rama ishte këtë mbrëmje në Himarë, i pran...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë të ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë pas...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka zhvilluar sot një...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot taki...
Partia Socialiste ka zhvilluar një takim elektoral të posa...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot takimin përmbyllës zgej...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të shtunë takimin përm...
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ndau sot disa qëndrime ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim përmbyllës el...
Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri ka reaguar ndaj ngjarj...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...