E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë të shtunë takimin zgjedhor përmbyllës në qytetin e Vlorës. Në fjalën e tij, Berisha tha se më 11 maj, vlonjatët do qëndrojnë në anën e duhur të historisë.
Berisha theksoi se qytetarët nuk mund të pranojnë më burgosjen politike dhe farsën elektorale.
Berisha u shpreh se largimi i të rinjve është klithmë në shpirtin e çdo shqiptari dhe se programi i PD-së synon përpjekjen e madhe për të rikthyer kombin në rininë e tij.
Berisha tha se është koha që PD tu dalë zot shqiptarëve.
“Vlora dhe vlonjatët në kohërat më të vështira kanë qëndruar në anën e drejtë të historisë. Kam bindje absolute se me 11 Maj do jenë në krye të anës së drejtë të historisë.
Burrat dhe gratë që duan lirinë nuk mund të pranojnë burgosjen politike. Nuk mund të pranojnë farsën elektorale. Nuk mund të pranojnë dhunimin e të drejtave të qytetarëve. Vlora dhe vlonjatët më 11 Maj do qëndrojnë në anën e drejtë të historisë. I thërret historia sepse me 11 Maj ndahen me regjimin që boshatisi më shumë se kushdo tjetër Shqipërinë.
Miq, çfarë kombi jemi ne sot? Sot pasi humbëm 600 e ca mijë të rinj në dherat e tjera në vendet e tjera, OKB na shpall si kombin me lindshmërinë më të ulët në botë për shkak të emigracionit. Kjo është sirenë, kjo është klithmë në shpirtin e çdo shqiptari. Kjo është rruga e zhdukjes së kombit.
Ndaj dhe 11 Maji ndan sepse rinisim bashkë përpjekjen e madhe për të rikthyer kombin në rininë e tij. Një komb që nuk është në rininë e tij, nuk ka të ardhme.
Shqiptarët janë të pavdekshëm, kanë dhe do kenë të ardhmen e tyre. Po miq, ka ardhur koha t’i dalim zot. 11 Maji është ora e daljes zot të Shqipërisë dhe kombit. Është ora të ndahemi nga një e keqe, e cila po shfaros shqiptarët.
Miqtë e mi, të votosh anën e drejtë të historisë do të thotë të nderosh dhe të votosh traditën tënde më të mirë. Po ka traditë më të madhe për ne se familja shqiptare? Ajo është mrekullia që kemi. Nëna jonë është madhështia jonë. Kjo familje iu nënshtrua një agresioni ndoshta më të egër që ka njohur ndonjëherë. Me qindra mijëra familje u detyruan t’u sugjerojnë fëmijëve të tyre emigrimin se nuk kishin ushqim.
Duke u përpjekur të nxis përçarje, përçmime brenda familjes dhe vlerave të saj. Po dhe këtu në Vlorë, çfarë bëri? Po a kishte Vlora gjë më të bukur, më tradicionale për çdo shqiptar se Sheshin e Flamurit? E mori, e tjetërsoi. Nuk e harroj kurrë 100-vjetorin këtu. Në Vlorë atë natë ka pasur mbi 1 milion shqiptar, të ardhur jo vetëm nga Kosova dhe Maqedonia, por nga e gjithë bota. Ata vërshuan në Sheshin e Flamurit, sheshin simbol të kombit. Dhe doli ky, përdori pushtetin për të shpërfytyruar sheshin. Kthehet Sheshi në identitet, nuk ka asnjë diskutim, por turpi mbulon ata që shkelmojnë traditën tonë. Po Sheshi ishte një trashëgimi e mrekullueshme”,-tha Berisha./CNA
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë pas...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka zhvilluar sot një...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot taki...
Partia Socialiste ka zhvilluar një takim elektoral të posa...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot takimin përmbyllës zgej...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të shtunë takimin përm...
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ndau sot disa qëndrime ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim përmbyllës el...
Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri ka reaguar ndaj ngjarj...
Në një nga zyrat e DHL-së në Athinë, sot ishte i pranishëm...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte në Gra...
Dhimitri Tona, një djalë korçar me prejardhje nga një fami...
Kandidati i opozitës në Qarkun e Tiranës, Grigels Muçollar...
Nga Njësia 8 në Tiranë, drejtuesi politik i Partisë Social...
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ishte i pranishëm...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka qenë i pr...
Partia Demokratike ka prezantuar kandidatët e koalicionit ...
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një takim me mbështetë...
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme arritjet...
Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Infrastrukt...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...