web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama-gjyqtarëve: Mos flisni dokrra se ngrihen pikëpyetje për mënyrën si arsyetoni

4 Shkurt 2026, 08:54, Politikë CNA

Rama-gjyqtarëve: Mos flisni dokrra se ngrihen pikëpyetje për

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë në rrjetet e tij sociale ka folur paraditen e sotme lidhur me reagimin e Shoqatës së Gjyqtarëve për rritjen e pagave të këtyre të fundit. Rama është shprehur se pagat e gjyqtarëve nuk mund të rriten brenda ditës, pasi, sipas tij, është një proces që duhet bërë hap pas hapi.

Ndërsa ka kritikuar ashpër deklaratën e Shoqatës së Gjyqtarëve, kryeministri thotë se me ato që i cilëson “dokrra”, vihet në dyshim edhe mënyra se si gjykatësit arsyetojnë. Ndër të tjera shton se gjyqtarët nuk mund të sillën si parti politike dhe “të hedhin baltë mbi qeverinë e vendit”.

“Kjo është një Shqipëri tjetër që i ka mundësitë për shumë gjëra që në 2016 nuk i kishte. Ajo hapësirë kohore që u la për t'jua rritur pagat juve ishte e llogaritur që t'i përgjigjeshim këtij detyrimi, por të mos hapnim gropa më shumë sesa kishim. Rritja e pagave bëhet me hapa. Ju vazhdoni edhe me një gjë tjetër që nuk di si guxoni t'ia thoni këtë popullit shqiptar. Keni shkuar në Gjykatë Kushtetuese për t'ua rritur pagën atyre që vetingu nuk i konsideroi të denjë. Për ata gjykatës dhe prokurorë që kishin pasuri të pajustifikuar. Shkuat në Kushtetuese për t'i thënë popullit shqiptar se edhe ata gjyqtarë gjakpirës meritojnë rritje pagash. Kjo qeveri i ka dhënë pavarësi pushtetit që ju sot duhet të bëni çdo gjë ta ushtroni me dinjitet. Duhet që ju të jeni të parët që shqetësoheni për barazinë para ligjit.

Kush jeni që mund të gjykoni sinqeritetin? Si mund të diskutoni në këtë farë feje për një pushtet kushtetues që buron nga vota? Ju jeni atje lart për të garantuar barazinë para ligjit, jo për të zbritur këtu poshtë ku jemi ne të tjerët, me një gjuhë që shkel çdo etikë të gjykatësit. Jeni dhe të painformuar se nuk ka pasur drejtor të Përgjithshëm Këshilli i Ministrave. Mos flisni dokrra se ngrihen pikëpyetje të mëdha për mënyrën si arsyetoni. Nuk mund të arsyetoni pa prova apo fakte. Ju nuk jeni parti politike. Ju jeni gjykatës. Si mund të flisni ju me këtë gjuhë dhe të hidhni baltë mbi qeverinë e kësaj republike?”, tha Rama. /CNA





Lajmet e fundit nga