Takim me përfaqësuesit e opozitës/ Binaj: I frytshëm, i gatshëm të takohem edhe me Berishën
Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, zhvillo...

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ishte sot i pranishm në Konferencën “30 vite Partneritet dhe Progres: Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias” që u mbajt në Tiranë.
Në fjalën e tij, Balla tha se Shqipëria ndodhet përballë dy reformave madhore, asaj zgjedhore dhe territoriale.
Balla u shpreh se nëse për këto reforma do të vijojnë debatet me opozitën, mund të kërkohet sërish opinioni i Komisionit të Venecias.
“Kjo konferencë që përkon me dy përvjetorë të rëndësishëm: 30-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës dhe 35-vjetorin e krijimit të Komisionit të Venecias. Këto dy përvjetorë janë dëshmi e një rruge përparimi dhe ndërtimi institucional të vendit tonë, ku mbështetja e Këshillit të Evropës dhe Komisionit të Venecias ka qenë thelbësore.
Në Shqipëri, çështjet e drejtësisë kushtetuese kanë qenë shpesh arsye për t’i kërkuar mendim Komisionit të Venecias, dhe çdo herë kemi gjetur zgjidhje profesionale, të balancuara dhe të drejta, që na kanë ndihmuar të ecim përpara si demokraci funksionale.
Disa prej këtyre rasteve përfshijnë:
1.Opinionin mbi dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019 nga Presidenti asokohe i Republikës, një rast që kërkonte sqarim të balancave institucionale;
Në atë rast përballeshim me bojkot masiv dhe heqje dorë në bllok nga mandatet prej deputetëve të opozitës, anulim te zgjedhjeve nga Presidenti. Opinioni i Venecias na qartësoi mbi standardet dhe vijuam proceset demokratike në Kuvend e në zgjedhje duke shmangur një ngërç jo të lehtë.
2.Opinionin për mandatet dhe emërimin e gjyqtarëve kushtetues, që ndihmoi në rikthimin e funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese dhe që besoj shërbeu dhe në vendimmarrjen e fundit, të javës së shkuar të kësaj Gjykate duke u dhënë fund kundërshtive dhe pasigurive mbi afatin e mandatit të gjyqtarëve kushtetues.
Siç edhe kishte rekomanduar më parë Komisioni i Venecias, prevaloi standardi dhe rregulli bazë kushtetutës i ripërtëritjes çdo 3 vjet të trupës gjyqësore me nga 3 anëtarë.
3.Opinionin mbi ndryshimet kushtetuese të vitit 2020 për zgjedhjet dhe rregullat e listave zgjedhore; Edhe ky ka qenë një moment i rëndësishëm në kushte të pandemisë covid. Falënderoj sekretaren e përgjithshme, edhe pse kohë të vështira kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm, atëherë online, për t’i dhënë një zgjidhje shumë të mirë dhe këtij rasti.
4.Opinioni tjetër mbi zgjatjen e mandatit të institucioneve të vetingut, që ka qenë thelbësor për vijimin e reformës në drejtësi.
Një opinion tjetër ka qenë ai për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Këtu duhet ta pranoj, të paktën në cilësinë e një parlamentar, që ne 'çalojmë', në vonesat që bëjmë sa i përket adresimit të menjëhershëm të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. E cila lidhet sadopak edhe me autonominë parlamentare, me mënyrën e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe me atë që tha z.Dimitrop, që Gjykata Kushtetuese duhet ta shohë veten si pjesë të sistemit, jo mbi sistemin. Dhe besoj se është një këndvështrim me vend që duhet parë dhe adresuar. Të gjitha këto situata ngërçi janë zgjidhur me delikatesën dhe me vullnetin e mirë të Komisionit të Venecias.
Mund ta them plot gojën se Komisioni i Venecias ka shërbyer në të gjitha rastet si një arbitër i vlerave dhe standardeve profesionale, duke ofruar gjithmonë qasje të balancuara që kanë ndikuar në shmangien e krizave dhe në zgjidhjen e ngërçeve.
Ndaj Shqipëria i jep shumë rëndësi Komisionit të Venecias, dhe ky aspekt institucional është i mishëruar edhe në ligjin e Gjykatës Kushtetuese, ku Shqipëria ka parashikuar të drejtën që kjo gjykatë t’i drejtohet gjithmonë Komisionit të Venecias sa herë e sheh të arsyeshme për çështje të ndërlikuara kushtetuese.
Ky fakt flet qartazi për besimin e lartë dhe rëndësinë që ne i japim punës së Komisionit si një udhëzues siç e thashë i paanshëm, teknik, me shumë integritet, veçanërisht në situatat e ngërçeve institucionale, por edhe të paqartësive juridike, reformat që na presin dhe nevoja e partneritetit me Këshillin e Europës dhe me Komisionin e Venecias. Është e vërtetë që sot, teksa flasim, Kuvendi i Shqipërisë ka çelur sfidën për dy reforma të tjera: e para ka të bëjë me reformën zgjedhore, dhe tjetra me reformën territoriale.
Të dyja kanë ndikim afatgjatë: njëra në sistemin përfaqësues, tjetra në organizimin e pushtetit vendor.
Jam i bindur se debatet që do të kemi me opozitën ndoshta do të na çojnë përsëri në nevojën për të kërkuar mendimin e vyer dhe jurisprudencën qoftë në opinionet ekzistuese, qoftë në ato të reja të Komisionit të Venecias, të cilat siç kanë dëshmuar, janë gjithmonë të domosdoshme për të siguruar që ndryshimet që bëjmë të plotësojnë standardet më të mira dhe frymën kushtetuese”,-tha Balla./CNA
Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, zhvillo...
Presidenti i Këshillit për Zgjedhje Demokratike në KiE, Pa...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i pranish...
Politikani Dashamir Shehi ndau mendimin e tij lidhur me ka...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka ...
Në hapje të diskutimeve në panelin për Reformën Zgjedhore ...
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, ndau sot qëndrimin e t...
Sot do të zhvillohet dita e dytë e konferencës “30 vite pa...
Kandidati opozitar për Bashkinë e Vlorës, Gjergj Nika në n...
Ermal Hasimja ka folur për kandidimin e tij për Bashkinë e...
Ermal Hasimja një nga kandidatët e propozuar për të kandid...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka denoncuar se drejtorë t...
Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali komentoi...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë edhe sot pamje nga aksioni ...
Olsi Komici, në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve dhe Nism...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka akuzua...
Përfaqësuesi i Posaçëm i Komisionit të Venecias, Gianni Bu...
Gazetari Mentor Kikia kritikoi sot gjendjen e Kuvendit të ...
I pranishëm në Konferencën "30 vite partneritet dhe progre...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në konferencën “...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...