Rritja e çmimeve/ Tabaku “i drejton gishtin” Qeverisë: Inceneratorët vazhdojnë të marrin llokma
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka hed...

Partia Demokratike ka shtruar sërish pyetje ditën e sotme për inceneratorët.
Në një deklaratë për mediat, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja, u ndal te landfilli i Sharrës, për të cilin tha se ka qenë në pronësi të shtetit me mbi 60% të tij.
Duke iu referuar studimit të fizibilitetit të Ministrisë së Mjedisit, Kraja u shpreh se gati 39% e tokës, ku parashikohej të shtrihej koncesioni i inceneratorit, ishte në pronësi private.
Ai theksoi se shteti shqiptar i doli garant kompanisë së Zotos duke shtetëzuar me paratë e qytetarëve, edhe pjesën e truallit që ishte private, duke e bërë truall 100% publik në funskion të një projekti fantazmë.
Deklarata e plotë e Akil Krajës:
Prej javësh denoncojmë çdo ditë, me fakte dhe prova, vjedhjet miliona euroshe nga inceneratorët e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.
Për nga vlerat e abuzuara, janë në lojë mbi 430 milion euro; për nga individët e përfshirë, Kryetarë Bashkish, Ministra e vetë Kryeministri; për nga skemat e përdorura, kompani guacë brenda dhe jashtë vendit në pronësi njerëzish të vdekur apo në azil; gjithçka në këtë skandal përbën një mega-aferë.
Një mega aferë tejet komplekse dhe që dëshmon se hajdutët në fakt janë vetë qeveritarët.
Sot do të ndalemi tek Landfilli i Sharrës në Tiranë pasi mega-skandali nuk prek vetëm inceneratorët por të gjithë zinxhirin e menaxhimit të mbetjeve.
Flasim gjithmonë për të njëjtën kompani “Integrated Energy B.V.” e cila nuk paguhet vetëm për të djegur plehrat që nuk digjen askund.
Më konkretisht, Landfilli i Sharrës ku do të ndërtohej projekti imagjinar i inceneratorit ka qenë në pronësi të shtetit me mbi 60% të tij. Sipas studimit të fizibilitetit të Ministrisë së Mjedisit, gati 39% e tokës ku parashikohej të shtrihej koncesioni i inceneratorit ishte në pronësi private.
Çfarë ndodh: shteti shqiptar i del garant kompanisë së Zotos duke shtetëzuar me paratë e qytetarëve, dhe pjesën e truallit që ishte private.
Çka do të thotë që i gjithë projekti fantazmë do të ndërtohej mbi një truall 100% publik.
Nga ku pesë pyetjet e rradhës:
1. Sa është vlera në miliona euro, që shteti shqiptar, ka kompensuar deri më sot në emër të Integrated Energy pronarët privatë të truallit në Sharrë?
2. Sa është numri i gjyqeve që shteti shqiptar ka më pronarë të truallit që kërkojnë një kompensim më të lartë, dhe sa është parashikimi i detyrimeve totale në fund të këtyre gjyqeve?
3. A mund të jetë ky truall publik, prej 15 hektarësh, objekt sekuestrimi nga bankat kreditore të Klodian Zotos për kreditë e mos-kthyera nga ai, dhe sa shkon humbja në total për shtetin shqiptar?
4. Sa është fitimi në miliona euro, që e njëjta kompani fantazëm ka nxjerrë nga faturimi i depozitimit inerteve të ndërtimit në këtë truall publik?
5. Përse Bashkia Tiranë vijon ta lejojë këtë kompani fantazmë, një nga administratorët e të cilës është objekt hetimi dhe kërkimi ndërkombëtar, të vjelë miliona euro fitime nga përdorimi i një trualli publik si Landfilli i Sharrës ?
Përgjigjja është vetëm një. Sepse këto janë punë plehrash, punë hajdutësh, punë fantazëm për një mega-aferë qindra milionëshe./ B.A. - CNA.al
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka hed...
Pas nismës për përjashtimin nga Kuvendi të ish-bashkëp...
Mund të duket e pabesueshme, por Ilir Meta, në një mën...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga rrjet...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një analizë në rrjetet ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka hedhur akuz...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë sot në nj...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë konferencës...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh qartë sot se nëse...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës për medi...
Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën për media...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas ngjarjeve t...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka dënuar me forcë, ni...
Partia Demokratike i ka paraqitur sot SPAK-ut, publiki...
Ish-deputeti demokrat, Genc Pollo, ka deklaruar se qev...
Deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka reaguar me tone të...
Monika Kryemadhi u qan hallin shqiptarëve, por vetë ës...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka dalë me një reagim ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë një bilan...
“Shtatori do të jetë një pranverë e demokracisë dhe përmbysj...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...