Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...

Deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka reaguar me tone të forta në lidhje me atentatet që janë regjistruar në vendin tonë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sula thekson se tashmë është koha që shqiptarët mos të bashkëjetojnë me të keqen.
Ai theksoi se në Shqipëri jeta vlen më lirë se kudo tjetër, pasi shteti është palë me krimin.
REAGIMI
????Koha për të mos bashkëjetuar me të keqen????
Ky 24 orësh që lamë pas është ndoshta nga më dramatikët që kanë përjetuar shqiptarët në vitet e fundit. Atentate, vrasje mafioze, përplasje të armatosura dhe 5 viktima në qytete të ndryshme të vendit. Nuk jemi në Ukrainë! Nuk jemi në luftë! Jemi në Shqipërinë e vitit 2022! Jemi në gusht! Jemi në kulmin e sezonit turistik! Jemi në një vend anëtar të NATO-s! Por jeta këtu vlen më lirë se kudo tjetër! Vlen aq lirë sa në mënyrë ironike kuotohet si shaka e hidhur në formë bastesh në rrjetet sociale.
Ka një mpirje të shoqërisë për atë që ndodh, ndërsa shteti dhe strukturat përgjegjëse heshtin. Minimalisht përballë kësaj emergjence kombëtare ku siguria publike ka rënë, do të duhej që kryeministri, ministri i Brendshëm, zinxhiri i Policë së Shtetit të mblidhen dhe t’i bëjnë një pyetje të sinqertë dhe të vërtetë njëri-tjetrit: Çfarë po ndodh? Dhe kjo duhet të ndodh sot, pa asnjë vonesë! Pa u tharë gjaku i viktimave, pasi heshtja e shtetit mund të ndjell viktima të tjera.
Si ish-prokuror jam ndeshur me situata dhe ngjarje të rënda gjatë punës sime, por fatkeqësisht nuk jam hasur asnjëherë me këtë gjendje shoku dhe tronditjeje që qytetarët po përballen sot. Si është e mundur që një prej qyteteve më me tradita të Shqipërisë si Elbasani të mos gjejë qetësi nga vrasjet dhe ekzekutimet mafioze? Si mundet që Fushë-Kruja që është vetëm 20 kilometra larg nga qendra e
kryeqyteti është kthyer në një fushë-betejë mes grupeve kriminale ku kryhen krimet, prodhohen ngjarje nga më të rëndat që ky vend është përballur? Si është e mundur që në harkun kohor të 8 muajve në Shqipërinë e vogël që ka mbetur pas largimeve masive janë kryer 40 vrasje dhe atentate, shumë prej të cilave kanë mbetur të pazbardhura?
Unë kam vlerësim maksimal për çdo efektiv të Policisë së Shtetit! Jam i bindur se vullneti i tyre nuk mungon që situata të normalizohet dhe qytetarët të gjejnë qetësinë! Por fatkeqësisht për shqiptarët, vullneti i Policisë së Shtetit për të vendosur ekuilibrat e sigurisë publike nuk mjafton! Krimi në rrugët e qyteteve tona është pasqyrë e kriminalizimit të shtetit. Është pikërisht ky krimalizim në krye të shtetit që kontaminon dhe helmon çdo ditë shoqërinë shqiptare dhe shfaqet në forma dhe mënyra të ndryshme përmes ngjarjeve kriminale.
Sot si prind dhe ligjvënës e ndjej të jem në lartësinë e reagimit tim si qytetar dhe politikan, për t’i bërë thirrje shoqërisë shqiptare të mos hesht dhe të mos pranojë të bashkëjetojë me të keqen. Të çmojmë jetën e çdo shqiptari, duke i dhënë vlerë bashkëjetesës së lirë dhe demokratike në një hapësirë që nuk është pronë e askujt, sado i pushtetshëm qoftë ai. Është koha që çdo qelizë e kësaj shoqërie të reagojë si një akt atdhedashurie por edhe si një detyrim për fëmijët që po rriten në këtë vend! E keqja i ka ngulur rrënjet prej një dekade në krye të vendit. Kjo e keqe duhet larguar një orë e më pare sa seshte vonë për të gjithë shqiptaret./CNA.al
Monika Kryemadhi u qan hallin shqiptarëve, por vetë ës...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka dalë me një reagim ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë një bilan...
“Shtatori do të jetë një pranverë e demokracisë dhe përmbysj...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka hedhur aku...
Deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka reaguar në lidhje ...
Media prestigjioze amerikane, "CNN", listoi shqipërinë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë ...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka reaguar me tone të ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhu...
Kryeministri Edi Rama thotë se bregdeti i Shëngjinit këtë vi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reagu...
Deputetët e PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe Dhurata Çupi, janë...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është rikthyer ...
Deputeti i 362 votave, Petrit Vasili, është shfaqur i nerv...
Aktualisht 1 litër naftë shitet me pakicë për 221 lekë. Dep...
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i kërkon qeverisë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, tha se mazh...
Një ditë më parë kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, refuz...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur për ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...