Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka ngritur një alarm në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit nga selia e Partisë Demokratike.
Në një deklaratë për mediat, Garo është shprehur se Shqipëria me në krye Edi Ramën është e gjynjëzuar para korrupsionit dhe korrupsioni është një nga pengesat kryesore për integrimin evropian të Shqipërisë.
Sipas saj, shteti është privatizuar nga një klikë politike, kapur nga interesa personale korruptive.
“Partia Demokratike vëren me alarm, mbështetur në raporte ndërkombëtare, se Shqipëria nën Edi Ramën është e dorëzuar dhe gjunjëzuar përballë këtij fenomeni. Korrupsioni mbetet një shqetësim alarmant, duke u bërë pengesë për përparimin e Shqipërisë dhe integrimin në Bashkimin Europian. Raporti i fundit i Komisionit Europian, i cili u publikua rreth dy muaj më parë, ishte një “shuplakë” për Shqipërinë. Raporti theksonte se për të luftuar fenomenin e korrupsionit nuk është treguar vullnet politik. Le të kuptohemi, dhe ta përkthejmë termin “korrupsion” i cili është zbutur dhe vetëanuluar nga përdorimi i tepërt: Korrupsion janë të gjitha vjedhjet e Edi Ramës dhe ministrave të tij, vjedhjet elefanteske, me djegësit, Portin e Durrësit dhe aferën e Butrintit.

Vjedhjet me rrugët, që ndërtohen me çmim 8 herë më të lartë se në BE; vjedhjet dhe shpërdorimet në buxhet me mbi 8,2 miliard euro, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit. Janë këto vjedhje që e bëjnë Shqipërinë vendin më të korruptuar të Europës. Në vazhdën e vjedhjeve dhe raporteve mbi to, vetëm një ditë para ditës ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, një raport i organizatës satelite te Brukselit “Lidershipi i Evropës Juglindore për Zhvillim dhe Integrim”, na sjell gjetje të reja alarmante. Sipas këtij raporti të fundit, Shqipëria ka presionin dhe përfshirjen më të lartë në korrupsion në Ballkanin Perëndimor për të gjithë treguesit, si kërkimi i ryshfetit, dhënia, pranueshmëria e korrupsionit, rënia pre e tij dhe madje kapja e shtetit nga bizneset.
Raporti thekson:
“Shqipëria duket të jetë vendi më i prekur nga korrupsioni administrativ i lartë në rajon, ku 57% e qytetarëve u kërkohet ryshfet të paktën herë pas here dhe 47% marrin pjesë në transaksione korrupsioni”. Për dallim, sipas raprtit, Serbia mbetet vendi me nivelin më të ulët të presionit të korrupsionit në rajon, ndërsa Kosova ka nivelin më të ulët të përfshirjes aktuale në aktivitete korrupsioni, me 20% të qytetarëve që kanë paguar rryshfet në krahasim me 23% në Serbi. Treguesi i presionit për kapjen e shtetit nga bizneset, i cili fokusohet në presionin e monopolizimit në nivel kombëtar, sektorial apo institucional, sheh Shqipërinë me 45%, më të lartin në rajon. Kjo është Shqipëria e Edi Ramës, e para në hit-paradën e korrupsionit. Pavarësisht pallavrave se këtu zhvillon samite BE-ja, është po BE me raportet e saj që hedh në erë çdo propagandë. Me hajdutët ne qeveri dhe qeverinë me duart në xhepat tuaj Shqipëria është në rrezik dhe asaj duhet t’i dalim zot”, deklaroi ajo./ CNA.al
Në Ditën e Rinisë më 8 dhjetor u mbajt Kuvendi Kombëta...
“Revolucioni demokratik hyn në fazën e dytë. Përfundimi me...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar edhe mbarimin e m...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka treguar se përse akuzon kry...
Ish-deputeti demokrat, Arben Ristani, thotë se mënyra e ve...
Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Jozefina T...
Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi,...
Deputetja dhe zëdhënësja e grupit parlamentar të Partisë D...
Ish-kryeparlamentarja dhe anëtarja e Kryesisë së Parti...
Gazetari Agim Xhafka ka treguar histori nga fëmijëria ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë si tri...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur mbrë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kujtu...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, u pyet nëse kishte pas...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka kujtuar lëvizjen e dhje...
Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pritur në...
Dy ditë pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri E...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Bal...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, para të rinjve të FRPD-së, ka ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...