web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Nuk ju vjen turp, duhet mik deputeti për analizat"/ Korreshi akuza të forta: Familjari im ndërroi jetë për një eko

21 Maj 2026, 11:28, Politikë CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, në interpelancën me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, ka reaguar me tone të ashpra dhe me akuza të forta ndaj qeverisë.

Interpleancë të cilën deputeti e ka kërkuar për gjendjen në spitalin e Lushnjës, ku dhe ka ngritur alarmin për kushtet e këtij spitali.

Korreshi tha se në spitalin e Lushnjes, ilaçet blihen me lekët e pacientit ndërsa analizat mnd të bëhen vetëm me mik kur ndërhyn deputeti.

Demokrati ka treguar edhe një rast personal, ku tregoi se i afërmi i tij 38-vjeçar ndërroi jetë vetëm për një eko, sepse urgjenca e Lushnjës nuk i konstatoi zemrën e zmadhuar.

Korreshi i drejtoi ministres Sala pyetjen se çfarë zgjidhjeje do të gjejnë për problemet e tyre njerëzit që nuk njohin deputetët, pasi çdo gjë në spital bëhet me mik.

 

Ju flet Tirana, dhamë lajmet, harruat ta thoshit. Më nxore mallin e revistës televizive. Nuk ju vjen turp para shqiptarëve, se po të kishit një fije cipë thoshit obobo ku e paskemi lënë shëndetësinë. Hajde ikim në Lushnjë dhe ta shohim gjendjen.

Dhe synetlliqet nuk bëhen më në Lushnjë. Nuk punoi 6 muaj aparati i anestezisë, s’ka frigorifer për t’u mbajtur insulina. Në Lushnjë s’ka asgjë, është kafshëri, vatër infeksioni. Nuk ju vjen turp, keni të bëni me jetë njerëzish.

Haram lekët e shqiptarëve se e keni bërë skandal. Si guxon del këtu dhe na tregon ilaçet, që i blejnë njerëzit vetë. Analizat bëhen me mik.

Kam pasur një humbje të madhe njerëzore në familje, një muaj e gjysmë mori urgjencën, i thanë ik se s'ke gjë. Për një eko vdiq, 38 vjeç vdiq sepse nuk iu konstatua zemra e zmadhuar. Ju jeni kafshë. Duhet të hysh mik që të mbahet një i sëmurë me kancer në spital. Nuk ka asgjë, pse duhet të flas unë që duhet të rregullohet ashensori në spitalin e Lushnjës.

Unë dhe ju i mbarojmë hallet, po njerëzit që nuk njohin deputetë çfarë do bëjnë? Janë në mes të rrugës. Kërkoju falje të gjithëve atyre që janë të shtruar në spitalin e Lushnjës. Notën 10 për stafin mjekësor se dhe në kohën e Enverit nuk janë bërë vizita në ato kushte”, tha Korreshi.





Lajmet e fundit nga