Rama në rolin e "mentorit" për Europën/ Kritikon Brukselin për qëndrimin ndaj Rusisë
Në një përpjekje për të projektuar imazhin e një lideri që...

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Konferencën Aziatike të Lidershipit në Korenë e Jugut, bëri një paralelizëm mes dy Koreve, duke i cilësuar si simbole të dy rrugëve të kundërta: njëra e ndërtuar mbi hapjen, demokracinë dhe inovacionin, ndërsa tjetra mbi izolimin, frikën dhe sundimin e forcës.
Rama e lidhi këtë krahasim me historinë e Shqipërisë, duke kujtuar se vendi ynë është quajtur dikur “Koreja e Veriut e Europës”.
Sipas tij, ky nuk është një mësim abstrakt, por një realitet i përjetuar, nga i cili Shqipëria sot është duke u shkëputur përmes një rruge të re zhvillimi.
Ai theksoi se Shqipëria po ndjek një proces të ndërtimit të institucioneve demokratike dhe modernizimit, duke synuar integrimin në Bashkimi Europian. Kryeministri nënvizoi se, pavarësisht vështirësive dhe papërsosmërive, vendi ka zgjedhur një drejtim thelbësisht ndryshe nga e kaluara.
“Një Kore u shndërrua në simbolin e ripërtëritjes përmes hapjes, demokracisë së qëndrueshme dhe novacionit. Tjetra u kthye në emblemë të territ përmes izolimit, sundimit të forcës dhe frikës.
Ky për mua s'ka qenë kurrë veç një mësim abstrakt, sepse përgjatë një kapitulli të dhimbshëm të historisë së saj, Shqipëria ishte 'Koreja e Veriut e Europës' e megjithatë sot ajo po ecën në një tjetër rrugë. Një rrugë jo e lehtë, e papërsosur natyrisht, por thelbësisht ndryshe. Një rrugë ndërtimi institucionesh, modernizimi demokratik, një rrugë drejt Bashkimit Europian.
Ne, në rrugëtimin tonë po tregojmë se institucionet demokratike mund të ndërtohen edhe kur historia thotë se është e pamundur dhe se një vend dikur i kufizuar nga izolimi mund të përkufizohet nga aspirata. Kjo është vetëm një prej arsyeve pse për mua është kaq kuptimplotë të jem këtu në Seul. Edhe pse gjeografikisht larg, vende si imi e ndiejnë kaq afër Korenë e Veriut përmes kujtesës se madhështia nuk u rezervohet vetëm atyre që lindin me fat.
Mund t'u përkasë edhe atyre që guxojnë të rindërtojnë, që zgjedhin hapjen në vend të frikës, vendosmërinë në vend të dorëzimit dhe optimizmin në vend të fatalizmit.
Ndërkohë që ne mbylleshim pas mureve tona e këndonim këngë revolucionare të magjepsur nga revolucioni kulturor i Kinës dhe bënim luftëra imagjinare kundër amerikanëve e sovjetikëve, në këtë kontinent diçka krejt tjetër shpalosej, që as mund ta shihnim e as na lejohej ta dinim.
Japonia po rindërtonte veten për të marrë formën e një mrekullie industriale, Koreja e Veriut po shndërronte varfërinë në precizion inxhinierik. Singapori po vërtetonte se një qytet pa asnjë burim natyror mund të shkëlqente mbi ato kombe të bekuara me çdo avantazh të mundshëm. Tajvani, Malajzia, Tajlanda, secili prej tyre shkruante kapitullin e vet me kushtet e veta e me zërin e tij.
Shqipëria i ndau rrugët me Kinën pikërisht kur Xiaoping nisi të shpërbënte atë ortodoksi ideologjike vetëm me një fjali që asokohe na tingëlloi si heretike: 'Nuk ka rëndësi se ç’ngjyrë është macja për aq kohë sa kap minj'. Shqipëria i mbeti besnike doktrinës. Kina zgjodhi pragmatizmin dhe historia eci me Kinën.
Ndoshta gjëja më e jashtëzakonshme nga të gjitha, është se këto vende, pavarësisht dallimeve të jashtëzakonshme në kulturë, në sisteme, histori e tradita politike, gjetën rrugën të ndërtojnë diçka së bashku”, tha Rama.
Në një përpjekje për të projektuar imazhin e një lideri që...
Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e drejtuar nga Niko ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar në rrjet...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi sot ak...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, drejtoi sot ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë nj...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median e...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka depozituar ...
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për median estone...
Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar në lidhje me rapo...
Luçiano Boçi, bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Adm...
Paraditen e sotme po zhvillohen seancat dëgjimore të Komis...
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, tha sot...
Eric Wendt, i nominuari nga presidenti amerikan Donald Tru...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka folur për zgjedhjet ...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar dit...
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në një konferencë për me...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka bërë n...
Kreu i PD Sali Berisha ka bërë me dije se asgjë nuk e ndal...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...