Konsultimet për ligjin antimafia/ Braho: Nëse zbatohet si duhet, nuk ka nevojë për rregullime
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi i ftuar në Syri TV ka folur për protestën që do të zhvillohet sot në orën 18:00 para Kryeministrisë. Këlliçi tha se kjo protestë do të jetë ajp që do të hapë siparin e protestave permanente. Këlliçi tha se përjashtimi i liderit të opozitës nuk kishte ndodhur në 385 vite demokraci. Deputeti tha se Rama po merr të gjitha hapësirat e opozitës dhe kështu siç e ka nisur do të marrë dhe kreun e Delegacionit Europian.
"Do të jetë një protestë që do të hapë siparin e protestave permanente që do të mbahen para Këshillit të Ministrave, ku qëndron kreu i grupit të strukturuar kriminal, që është sot në krye të shtetit, Edi Rama. Dhe pa diskutim do të jetë një foltore publike ku do të flasin deputetët e Partisë Demokratike, për shkak të pamundësisë së asaj që ndodh në Parlament për të diskutuar dhe debatuar, dhe ku do të flasin qytetarë të ndryshëm për problematikat e tyre. Dhe mos harro këtu, është shumë e rëndësishme: ne kemi dy muaj parlament, kemi kaluar dy muaj, dhe ende nuk është zhvilluar një seancë që është e detyrueshme çdo muaj për të folur për problemet e qytetarëve, që është seanca e parë pas javës së gjelbër. Po ju fus në teknikalitete të kalendarit të Kuvendit, ku flitet vetëm për problemet e qytetarëve. Dhe ende nuk është zhvilluar.
Me ritmin që po ecën kryeministri i sotëm me akaparimin e të gjithë hapësirave të opozitës dhe institucioneve nuk do të ishte keq që ai të marrë edhe drejtimin e zyrës së Delegacionit të BE-së në Tiranë. Është e kotë që vijnë zyrtarët ndërkombëtarë për sa kohë deklaratat i marrin copy-paste nga kryeministri. Sepse është qesharake të vendosësh një precedent: të përjashtosh kryetarin e opozitës kjo s’ka ndodhur në 34–35 vite pluralizëm për një deklaratë të bërë jashtë ambientit të Kuvendit, krejt korrekte, duke cituar gërmë për gërmë ambasadorin, pa fyer askënd. Të përjashtosh kryetarin e opozitës për këtë akt do të thotë që edhe unë dhe ti, Arnold, që jemi sot në këtë intervistë, nesër mund të përjashtohemi po të mblidhet Komisioni i Etikës se nuk i ka pëlqyer diçka që kemi thënë në studio", tha deputeti demokrat.
Këlliçi tha se shqiptarët duhet të reagojnë dhe të mos presin zgjidhje nga ndërkombëtarët për 1.1 milionë eurot e vjedhura në 10 vite.
"Kjo protestë, kjo foltore është pikënisja. Që të jemi të qartë: këtë çështje do ta zgjidhin shqiptarët. Nëse shqiptarët nuk kuptojnë se duhet të reagojnë vetë për vjedhjet flagrante që ndodhin, të mos presin që ta zgjidhë ndonjë ndërkombëtar që vjen, kalon një ditë apo dy, shijon motin e bukur, ushqimin e shkëlqyer, dhe bombardohet me propagandën e Edi Ramës për një realitet që nuk ekziston, veçse në mendjen e tij. Dhe pastaj ikin në vendet e tyre, ndërsa këtu mbetet një vend pa spitale, pa ilaçe, me një minimum jetik të pamjaftueshëm. Sot kreu i grupit parlamentar të PD-së pyeti me të drejtë Taulant Ballën: “A të del ty minimumi jetik me 40 mijë lekë të reja në muaj? Nëse s’të del ty, pse duhet t’i dalë një qytetari tjetër?
Kjo është arsyeja pse ikin shqiptarët: 1.1 milionë në 10 vite. Për të gjitha këto arsye, Partia Demokratike ka thirrur sot protestën e parë, pikënisjen e protestave. Dhe duhet ta sqaroj për qytetarët, demokratët, opozitarët dhe ata që nuk janë me PD-në: nuk ka rrugë tjetër përveç protestave dhe reagimit qytetar, deklaroi ai./CNA
Kreu i PD-së Sali Berisha, dy orë para nisjes së protestës...
Deputeti Erald Kapri ka ndarë sot kritika ndaj një sërë pr...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Hagë, ku është pritu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se ...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në një deklaratë për...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka dal...
Socialisti Taulant Balla akuzoi sot për mungesë koherence ...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Konferenca e Kryetarëve nën drejtimin e kryeparlamentarit ...
Kryetari i Partisë Demokratike pas daljes nga ambientet e ...
Drejtoresha e Pëgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas paraqitj...
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, ka qenë ditën e sotme...
Kryeministri Edi Rama në konferencën e 7-të ndërqeveritare...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se proces...
Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, ka mbajtur ...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në konferenc...
Ministrja e Punëve të Jashtme të Danimarkës, Marie Bjerre,...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga konferenca e ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje ng...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...