"Onkologjiku do të ristrukturohet"/ Sala: Për herë të parë do të funksionojë rimbursimi i të gjitha barnave tumorale
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, ka qenë ditën e sotme...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas paraqitjes së sotme në Prokurorinë e Posaçme ka dhënë dhe një prononcim për gazetarët.
Berisha tha se ditën e sotme do të paraqiste para gazetarëve mbrojtjen që sipas tij kryeministri Edi Rama i ka bërë gjyqtares, Irena Gjoka. Këtë të fundit Berisha e cilësoi si “personifikimi i narkoshtetit”.
"Sot do të paraqes para jush të gjithë mbrojtjen që Edi Rama i bën delikuentes Irena Gjoka, e cila është personifikimi më autentik i narkoshtetit shqiptar dhe funksionimit të sistemit jurudik të tij. Më 26 tetor 2023, kërkesës së avokatëve të mi për dorëheqje për konflikt interesi, meqë ishte shkarkuar nga KLD në vitin 1996, Irena e refuzoi me pretekstin se ju nuk keni dokumente. Pra, unë jam shkarkuar, thoshte ajo, por ju nuk e keni dokumentin. Në nëntor të vitit 2023, KLGJ u jep avokatëve të mi vendimin e KLD-së për shkarkimin e Irena Gjokës në vitin 1996, por dy javë më pas ky institucion gënjen deputetët e PD-së duke u shkruar se gjoja nuk ka vendimmarrje të KLD-së në vitin 1996. Pra, shikoni, institucion shtetëror, i cili dy javë më parë kishte dhënë vërtetimin për shkarkimin e saj, madje edhe kopjen e vendimit të shkarkimit, dy javë më vonë u përgjigjet deputetëve të PD-së se një vendiim i tillë nuk ekziston pasi merr urdhrin nga Edi Rama.
Në dhjetor 2023, kërkesës së avokatëve të mi për dorëheqje për konflikt interesi, nuk e pranoi përsëri sepse jo sepse tashmë nuk e kishte vendimin, por sepse sipas saj ky ishte një vendim kolegjial duke dëshmuar një injorancë të plotë dhe totale sepse KLD kryesohej në atë kohë nga presidenti i Republikës. Gazeta greke 'Ta Nea' boton në mars 2024 shkrimin se Irena Gjoka është dëbuar nga Greqia si falsifikatore. Më 4 mars 2024, KLGJ nxjerr deklaratë në mbrojtje të Irena Gjokës, në vend që ta hetonte atë.
Pra, betohet për virgjërinë politike dhe korruptive të Irena Gjokës. Imagjinoni ju se çfarë institucioni është ky. Pra, betohej për kokën e Irenës. Me datën 4 maj 2024, e shtuna dhe e diela e Pashkës, gazeta 'Protothema' nxjerr vendimin e gjykatës për dëbimin e Irena Gjokës. Me datën 7 maj 2024, prokuroria e përgjithshme deklaron se po nis hetim të thelluar. Pra, mbi 18 muaj hetimi i thelluar mbahet në sirtar. Me datën 2 maj të vitit 2025, Gjykata e Janinës lëshon vendimin me vulë apostile jo vetëm për dëbimet e Irenës, por edhe për vendimin penal të formës së prerë.
Më 5 maj 2025 paraqita këtu para jush dokumentin me vulë apostile, të cilin e mori vesh dhe e pa e gjithë Shqipëria. Më 5 maj të vitit 2025, delinkuentja Irena Gjoka mohon që të jetë dënuar apo dëbuar nga Greqia në një intervistë që i dha gazetës 'BIRN', çka përbën një mashtrim publik dhe në terma ligjorë përbën një krim në vazhdim.
Më 6 maj 2025 del prokura e vitit 2003 që Irena Gjoka kishte lëshuar për noterin në Fier për të marrë avokat për të kundërshtuar vendimin e dëbimit. Pra, bie alibia që nuk kishte dijeni. E kuptoni se kush janë këta? Çdo epitet meritojnë që vendosin për fajësinë apo pafajësinë e qytetarëve shqiptarë, për mbrojtjen e interesave të tyre ligjore, për ndëshkimin e kriminelëve, urdhëroni pra se çfarë ndodh me ta", tha Berisha. /CNA
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, ka qenë ditën e sotme...
Kryeministri Edi Rama në konferencën e 7-të ndërqeveritare...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se proces...
Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, ka mbajtur ...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në konferenc...
Ministrja e Punëve të Jashtme të Danimarkës, Marie Bjerre,...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga konferenca e ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje ng...
Ditën e sotme do të zhvillohet në Bruksel Konferenca Ndërq...
Nesër zhvilohet mbledhja e radhës e Konferencës së Kryetar...
E hëna pritet të jetë e ngarkuar për Kuvendin, teksa për n...
Ditën e hënë, më 17 nëntor do të çelet grupkapitulli i fun...
Demokrati Luçiano Boçi deklaroi sot se padrejtësitë, situa...
Kryetari i Shoqatës së Gjuetarëve të Tiranës, Armand Burri...
Kryetari i Shoqatës së Gjuetarëve të Tiranës, Armand Burri...
Kryetari i Shoqatës së Gjuetarëve të Tiranës, Armand Burri...
Kryeministri Edi Rama, në intervistën e tij për median pre...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median e...
Nesër opozita do të nisë aksionin e saj me protesta para g...
Kryeministri Edi Rama në episodin e radhës të podcastit të...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...