LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një tjetër aleat i "rrëshqet nga duart" opozitës/ Idrizi: Nuk shkoj në protestën e 6 dhjetorit

24 Nëntor 2022, 19:06, Politikë CNA
Një tjetër aleat i "rrëshqet nga duart" opozitës/
Shpëtim Idrizi

Pas Fatmir Mediut, Shpëtim Idrizi është shprehur se nuk do t'i bashkohet protestës së 6 dhjetorit.

Gjatë një interviste ai u shpreh se lajmin për protestën e 6 dhjetorit e ka mësuar nga mediat, pasi nuk ishte njoftuar paraprakisht.

“Unë e kam marrë vesh nga mediat se lideri i pozitës do bëjë një protestë. Mua nuk më ka thënë njeri asgjë që do ketë protestë, do bëjmë këto gjëra etj., etj. Nëse dikur nga ata që janë rreshtuar në partitë opozitare, ka ardhur qoftë edhe një herë në organizime të bëra nga ne për çështjen Çame unë do shkoja qoftë për solidaritet.

Nuk është rasti im as i PDIU-së. Një ndër kauzat më kryesore për ne është drejtësia për çështjen e Çamërisë ku ka një ligj, kemi bërë me dhjetëra dhe qindra proteste. Nëse ka ardhur qoftë edhe njëherë të vetme. Më vjen keq për kompleksitetin që kanë karshi Greqisë dhe për paburrërinë ndaj Çështjes Çame”- shtoi ai.

Ndër të tjera ai shtoi se është hera e parë në 2 mijë vjet që 30 krerë shtetesh do të vizitojnë Shqipërinë dhe se vendimi për protestën nuk do të ketë qenë aspak i lehtë për Berishën.

“Duhet të ketë qenë një vendim jo i lehtë për Berishën. Simbolika, çfarë ndodh në 6 dhjetor? Në 2 mijë vite nuk besoj të vijnë 30 kryetarë shtetesh në Shqipëri. Ne të gjithë e kemi ndier paragjykimin ndaj nesh jashtë shtetit. Është një rast i jashtëzakonshëm që 30 kryetarë shtetesh vijnë në Shqipëri. Sigurisht që besoj se ka qenë një vendim jo i lehtë për të bërë një protestë”,- u shpreh Idrizi.

Idrizi gjithashtu tha se qeveria duhet të bënte pjesë të protokollit shtetëror edhe opozitën gjatë samitit që do të mbahej në Tiranë.

“Kryetarët e shteteve të BE-së po vijnë për Ballkanin Perëndimor. Tani ne të opozitës jemi në Ballkanin Perëndimor apo jo. Prandaj duhet që Rama të bëjë pjesë të protokollit edhe opozitën. Në këtë samit që do të mbahet në Tiranë opozita duhet të jetë pjesë e protokollit shtetëror dhe kjo protestë është një protestë që i kalon ato linja të qarta të cilat duhet të na bëjnë ne si shqiptarë të kapërcejmë mbi veten tonë. Besoj se ka vende të tjera se ku mund të bëhen kritikat. Nuk jemi më vend i izoluar, opozita ka trupa diplomatikë ku mund të adresojë çështje”-u shpreh kreu i PDIU në emisionin "Kontrast"./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga