LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama merr fjalën në Kuvend/ Berisha lë sallën

24 Nëntor 2022, 11:43, Politikë CNA
Rama merr fjalën në Kuvend/ Berisha lë sallën
Edi Rama dhe Sali Berisha

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën e tij në Kuvend për të folur mbi Portin e Durrësit, ndërsa kreu i PD-së, Sali Berisha, është larguar nga salla duke mbajtur një deklaratë për mediat në lidhje me përmbytjet.

Berisha ka deklaruar për mediat se hapja e portave të hidrocentraleve ishte një akt pabesie, që përmbyti qytetarët në Shkodër.

Ndërkohë seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate dhe përplasje mes qeverisë dhe opozitës.

Berisha së bashku me deputetët e opozitës bllokuan foltoren duke kërkuar që të mos censurohet fjalë e tyre./ CNA.al

Lajmet e fundit nga