LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Balla i kthehet Berishës dhe ikën nga salla/ Kreu i PD-së nuk tërhiqet

24 Nëntor 2022, 10:46, Politikë CNA

Balla i kthehet Berishës dhe ikën nga salla/ Kreu i PD-së nuk

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka replikuar me kreun e PD-së, Sali Berisha, pasi u votua që të mos zgjatet diskutimi për Portin e Durrësit.

“Deputeti që sapo foli, foli plot 7 minuta përtej kohës që i takon. Rregullorja e Kuvendit në rastin e një kërkese procedurale jep vetëm 3 minuta.

Të ankohesh se s’të jepet kohë në Kuvend kur flet 7 minuta përtej kohës është sa qesharake, aq dhe tallje për sallën e Kuvendit për një turp që ky parlament duhet të ndalet në një seancë për t’i dhënë fund kësaj tragjedie që një ‘non grata’ të vijë e të bëjë pis sa herë i jepet mundësia”, është shprehur Balla.

Por, Berisha nuk është tërhequr edhe me ndërprerjen e senacës i është kundërpërgjigjur nga rrjetet sociale, ndërkohë që Balla dhe socialistët u larguan nga salla./CNA.al

Lajmet e fundit nga