Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Çdo ditë dhe çdo javë opozita dhe mediat denoncojnë vjedhje mbas vjedhjeje nga qeveritarët qendrorë dhe lokalë dhe piramida e tyre e hajnisë.
Por dje u shpërfaq para shqiptarëve, më e shëmtuar se kurrë, fytyra e vërtetë e Republikës së vjedhësve. Dje ndeshja midis kryebajlozit të zi të vjedhjve të qeverisë Edi Rama dhe kryebajlozit të zi të vjedhjeve të Bashkisë Erion Veliaj u fitua 100% sapo filloi raundi i parë nga Lali Vjedhësi.
Në daljen e tij publike kundër Edi Ramës dhe SKAP-it të kontrolluar prej tij Erion Veliajt:
-Së pari mbrojti drejtorët e tij hajdutë me të cilët ka vendosur modelin e vjedhjes 100% të dhjetëra miliona eurove në prokurime publike. Ai nuk u tha atyre se keni ngrënë fiq prapa shpinës sime, por i shpalli ata si kolegë heronj të vërtetë të tij dhe qytetit të Tiranës dhe vetëkuptohet si viktima të SKAP-it të kontrolluar nga Edi Rama.
-Së dyti me daljen e tij terrorizuese për Edi Ramën, Veliaj pasi paraqiti si heronjtë e tij dhe viktima të SPAK-ut kolegët e tij, shkoi direkt tek Edi Rama, i ra kokës atij me Arben Ahmetajn, zëvendësi më i ngushtë dhe në arrati i Edi Ramës. Jo të gjithë e kuptuan se pse Veliaj zgjodhi Arben Ahmetajn për të kërcënuar Ramën.
Gjykuar nga efekti kapitullant që pati mbi Ramën sulmi me Arben Ahmetajn, arsyeja pse Veliaj zgjodhi pikërisht Ahmetajn qëndron në deklaratën e këtij të fundit se ‘njerëzit do llahtarisen kur të mësojnë të vërtetat për djegësin e Tiranës’. Pra del qartë se të vërtetat llahtarisëse që dinë Arben Ahmetaj për Ramën i di, madje dhe më në thellësi, Lali Vjedhësi i cili deri sot ka zhdukur 100% të 130 milionë eurove para të paguara nga Edi Rama të taksapaguesve shqiptarë për sipërmarrjen Rama-Veliaj, djegësin e Tiranën që sot pas gjashtë viteve nuk ka nam as nishan.
Por përveç llahtarisjes me djegësin e Tiranës, Veliaj di edhe llahtarisje të tjera për Ramën si 30% e tij në çdo kullë të Tiranës dhe tjetërsimin, vjedhjet me klientelën e tij të pronave dhe objekteve që shkojnë qindra miliona euro.
Prandaj si kurrë, kurrë ndonjëherë më parë në më pak se 1 orë Edi Rama i përgjigjet me përgjërim dhe përulësi dhe vetëposhtërim absolut, me çarçaf të bardhë dhe me kapitullim total sulmit të koduar të Erion Veliajt duke deklaruar se jo vetëm ishte dakord me çdo fjalë, por dhe me çdo presje të Erionit. Çfarë do të thotë në kod se do lëpish edhe presjet e mia.
Shpejtësia e rrufeshme e përgjigjes së Edi Ramës ndaj Erion Veliajt dëshmon se ishte Veliaj ai që në mënyrë ultimative i kishte diktuar Ramës afatin kohor të përgjigjes publike jashtë të cilit Rama nuk do mund të përgjigjej më.
Por po kaq poshtërues dhe i pamëshirë ishte teksti që lexoi Edi Rama në të cilin ai peng i bashkëvjedhjeve të mëdha me Veliajn duhet të miratonte 100% dhe pa i hequr një presje sikur të ishin fjalë profeti, sulmin që i bëri Veliaj për arrestimin nga Rama të heronjve bashkëvjedhësve të Veliajt dhe t’i pranonte ata jo si mëkatarë që kanë ngrënë fiq pas shpinës së Lali Vjedhësit, por si heronj edhe të tij dhe t’i egzoneronte pa shkuar në Gjykatë nga çdo keqbërje dhe përgjegjësi.
Me këtë zhvillim dramatik që sot Shqipëria de facto ka një kryeministër të ri, vjedhësin 100% të fondeve publike, Erion Veliajn.
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Te...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Gjin Gjoni është shpallur kryetari i ri i PD-së për Lezhën...
Erion Veliaj që prej 10 ditësh u shmanget mediave, zgjodhi...
Pas një jave heshtjeje të habitshme, Erion Veliaj dhe ...
Juristi Ylli Manjani ka nxjerrë tre konkluzione pas de...
Jorida Tabaku vijon të mos nxjerrë asnjë fjalë nga goj...
Në një publikim në rrjete sociale, kryeministri Edi Ra...
Erion Veliaj flet herë pas here edhe me subkoshiencën ...
Aktivisja Elona Caslli shprehet në rrjetet sociale se ...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka publikua...
Arlind Qori i "Lëvizjes Bashkë" ka bërë një shkrim të ...
Kryetari i Grupit Parlamentarë të PD-së, Gazment Bardh...
Erion Veliaj u ankua sot për qëndrimet e mediave ndaj ...
Erion Veliaj po "kërcen" nga belaja. Sa herë del, jep ...
Në një deklaratë nga zyra e tij në Bashkinë e Tiranës,...
Kryebashkiaku Erion Veliaj, në daljen e tij mediatike ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka pranuar bashkëpu...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar s...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një dekla...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...