Paketa e Maleve/ Rama u përgjigjet sharësve në rrjetet sociale
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...

Grupi i përçarësve të Enkelejd Alibeajt, ka shpërndarë sot në media deklaratën që informonte mbi dështimin e negociatave, me PD-në zyrtare.
Në njoftim thuhej se nuk është arritur një konsensus, pasi është kërkuar nga pala tjetër të pranohet Statuti i Kuvendit të 11 Dhjetorit.
Por ajo që vihet re është se, kjo ka qenë thjesht një deklaratë me shkrim për mediat pa emra dhe pa firma.
Pra në deklaratë, nuk ka asnjë emër, asnjë dokument ku të tregohen palët që nuk kanë arritur konsensus, apo një dokument të firmosur nga të mandatuarit për këto negociata.
Grupi i përçarësve ka drejtuar gishtin nga PD-ja në mënyrë anonime, duke e hequr përgjegjësinë nga vetja për dështimin.
Deklarata e plotë e grupit të përçarësve të Alibeajt:
Më datë 10 Tetor Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike në mënyrë unanime shprehu vullnetin e plotë dhe të sinqertë për të gjetur format e duhura të bashkëpunimit për zgjedhjet lokale fillimisht duke nisur me të gjithë Partinë Demokratike dhe me çdo faktor opozitar.
Kjo mundësi e sinqertë për bashkëpunim, me qëllim bashkimin e çdo zëri opozitar dhe përballja me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës në zgjedhje, në vlerësimin e Grupit Parlamentar të PD, ishte zgjidhja e vetme për tu përballur me regjimin e Edi Ramës në zgjedhjet lokale.
Ne shprehim keqardhjen që në kundërshtim me zotimin publik për “bisedime pa kushte”, prevaloi interesi dhe kushti për të njohur “Statutin” e 11 Dhjetorit, duke minuar në këtë mënyrë bisedimet për të gjetur zgjidhje për zgjedhjet lokale. Anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e Partisë Demokratike, janë të lodhur nga debati “kush është statuti në fuqi i Partisë Demokratike”. Ato kërkojnë zgjidhje për të unifikuar çdo zë opozitar përballë Edi Ramës në zgjedhje lokale. Humbja e kësaj mundësie me kokëfortësi dhe duke injoruar situatën e rëndë që po kalon Partia Demokratike, nuk është në interes të qytetarëve dhe dobëson alternativën e opozitës në zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Refuzimi i vazhdueshëm i çdo propozimi të bërë nga ana jonë, përfshirë propozimin final të paraqitur edhe me shkrim, është tregues i mungesës së sinqeritetit dhe vullnetit për të gjetur zgjidhje. Ky refuzim provon paramendimin për të mos gjetur zgjidhje dhe vënien para faktit të kryer të palës tjetër. Kjo bëhet evidente nga fakti që ndërsa palët ishin në bisedime mes tyre, njëra palë vijonte me akte të njëanashme apo me deklarata publike të disa përfaqësuesve politik që shkonin në frymën e nxitjes së dështimit të bisedimeve mes palëve.
Nisur nga kjo situatë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar të informohet Kryesia e Partisë Demokratike, për ti hapur rrugë krijimit të të gjitha kushteve për përgatitjen dhe pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore/ B.A. – CNA.al
Kryeministri Edi Rama ka inkurajuar të rinjtë e Korçës...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, premto...
Ish-anëtari i këshillit kombëtarë të PD-së, Edvin Kulluri,...
Deputeti i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, ka dekla...
Nga Dvorani i Korçës, kryeministri Edi Rama ka kërcënuar f...
Partia Demokratike ka përsëritur thirrjen për pjesëmarrje ...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Nuk mund të ndodhte ndryshe, nuk kishte si të mos shikonim...
Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar zhvillimet politike,...
Gert Bogdani, është njeriu i dalë në foto me Mirel Mër...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pye...
Kandidati i inceneratorëve në primaret e Partisë Demok...
Kandidati në primaret e Partisë Demokratike për Tiranë...
“Rama këputet në mes!” Kështu u përgjigj kryetari i Pa...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka zbuluar strategjinë e o...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë ...
Kryeministri Edi Rama ka folur për sigurinë e rendit n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një p...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar lidhjen e aleancës ...
Negociatat mes Edi Palokës së Partisë Demokratike dhe ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...