web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Në 2026 do të ofrohen trombektomia, transplanti i kornesë dhe rikonstruksioni i gjirit"/ Sala: Buxheti nis të adresojë problematikat

19 Nëntor 2025, 19:28, Politikë CNA

"Në 2026 do të ofrohen trombektomia, transplanti i kornesë

Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala ka prezantuar në Kuvend buxhetin e vitit 2026 për shëndetësinë dhe deklaroi se ky buxhet synon adresimin e sfidave dhe problemeve.

Sala tha se për vitin 2026 për shëndetësinë ka një buxhet 109 miliardë lekë ku fokusi është lufta kundër kancerit me një fond prej 15 milionë eurosh dhe programi për kujdesin social 27.7 miliardë lekë.

Ministrja deklaroi se për hërë të parë në vitin 2026 do të ofrohen trombektomia, rikonstruksioni i gjirit dhe transplant i kornesë., vaksinimi HPV për djemtë, vaksinimi falas kundër gripit për gratë shtatzëna, fëmijët, të moshuarit.

"Buxheti i vitit 2026 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale është udhëhequr nga një parim i vetëm: Forcimi i sistemit të kujdesit shëndetësor dhe mirëqenies sociale, me në qendër pacientin, qytetarin dhe çdo individ në nevojë.

Qëllimi ynë është i thjeshtë dhe i panegociueshëm: shërbime më të mira shëndetësore dhe një sistem më i fortë, mirëqenie sociale për çdo shqiptar.

Sot jemi vendi me mesataren e jetëgjatësisë më të lartë, me 79 vjeç përkundrejt 75 të rajonit.

Mortaliteti i fëmijëve nën 5 vjeç ka rënë ndjeshëm: nga 20 për 1000 lindje në vitin 2005 në 9 për 1000 lindje në vitin 2023.

Për të njëjtën periudhë, mortaliteti i nënave gjatë lindjes është përgjysmuar, nga 12 në 7 për 100 000 lindje.

Gjatë dekadës së fundit qeveria ka bërë përmirësime të dukshme në rritjen e pagave, në infrastrukturën spitalore.

Ka edhe sfida pasi rritja e moshës së popullsisë ka rritur sëmundjet kardiovaskulare, pulmonare, tumorale.

Buxheti i vitit 2026 fillon të adresojë një sërë problemesh: rritja e pagave të mjekëve, transpalnti i kornesë, infrastruktura spitalore etj.

Ka rritje më 22% të fondit social.

Duke u ndalur në shifrat konkrete, buxheti prej 108.8 miliardë lekësh për vitin 2026 financohet nga:

buxheti i shtetit në masën 75% (ose 82.5 miliardë lekë)

kontributet e sigurimeve shëndetësore në masën 25% (ose 26.3 miliardë lekë)

Ky buxhet zë 12.3% të buxhetit të shtetit ose 3.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe ka një rritje prej afro 4.2% krahasuar me vitin 2025.

Lufta kundër kancerit mbetet sfida më e madhe përmes një fondi prej 15 milionë eurosh shtesë, nga depistimi deri të trajtimi i avancuar. Po i mundësojmë çdo pacienti një dosje online për të rritur cilësinë e shërbimit.

Shqipëria do të ketë Institutin e Kancerit.

Përmes buxhetit të vitit të ardhshëm për herë të parë do të ofrohet trombektomia, rikonstruksioni i gjirit dhe transplant i kornesë.

Do të trajtohen 320 mijë pacientë në spitale qendrore dhe rajonale.

Check Up falas, vaksinimi HPV për djemtë për herë të parë, vaksinimi kundër gripit falas për gratë shtatzëna, të moshuarit dhe fëmijët.

Do të përmirësohet shërbimi i urgjencës me pajisje të reja spitalore.

Do të kemi një skemë transparente të kontributeve shëndetësore.

Çdo spital do të ketë autonominë e vet", tha Sala.

Në fokus të buxhetit të qeverisë do të jenë edhe burimet njerëzore dhe për vitin 2026 do të ketë rritje pagash për 19 mijë profesionistë dhe do të punohet për të sjellë profesionistë shqiptarë nga jashtë.

"Asnjë nismë dhe program qeveritar nuk mund të jetë sukses pa mjekët dhe personelin, në vitin 2026 do të rrisim pagat për 19 mijë profesionistë.

Në vitin 2026 do të punojmë për një mekanizëm për të sjellë profesionistë shqiptarë nga jashtë.

Krahas shëndetësisë do të konsolidojmë mbrojtjen sociale dhe integrimin pjesë e kapitullit të “Themelorëve”.

33% e zë programi i kujdesit social. Programi për kujdesin social është 27.7 miliardë lekë.

Buxheti 2026 nuk është grup shifrash por investim te dinjiteti, modernizimi, mbështetja e profesionistëve, përafrimi me standardet e BE-së", deklaroi ministrja.

Ministrja tha se kur diskutohet për shëndetin dhe mirëqenien sociale, nuk duhet të ketë ndasi politike, por bashkëpunim./CNA

 

 

 





Lajmet e fundit nga