web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Klevisin e kanë masterizuar me korrupsion"/ Balluku: Po të ishte SPAK-u në kohën e tezes, ajo do të ishte ende në burg

19 Nëntor 2025, 16:15, Politikë CNA

"Klevisin e kanë masterizuar me korrupsion"/ Balluku: Po të

Zv.kryeministrja Belinda Balluku në replikën e saj ndaj deputetit të Partisë Demokratike Klevis Balliu tha se nëse do të ishte SPAK-u në kohën kur tezja e tij ka bërë afera korruptive ajo do të ishte në burg.  Balluku tha se uron që ato para t’i ketë ndarë me nipin e saj.

 

"Dëgjojeni Klevisin kur flet për vjedhje sepse është i masterizuar. Është rasti unik në Shqipëri kur e dashura kunatë e Fahri Balliut, tezja e Klevisit ishte sekretare e Ministrisë së Kulturës dhe njëkohësisht administratore e një kompanie të sajuar me një serb. Zonja Blegina Agolli ka marrë miliona euro dhe shpresoj t’i ketë ngrënë më Klevisin.

Po të ishtë SPAK-u në kohën e tezes tënde me siguri do të ishte ende në burg", tha Balluku.

 

Deklarata ka ndezur debat në Kuvend, ku nënkryetarja Klodiana Spahiu i ka hequr të drejtën e fjalës deputetit Balliu./CNA

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga