U mor i pandehur/ Meta i drejton gishtin e akuzës Ramës
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë me dije se ësht...

Grigels Muçollari e ka quajtur një sfidë të vështirë kandidimin e tij në zgjedhjet e 11 Majit pasi ishte në dijeni se nuk do të ishin të ndershme dhe të lira.
Pavarësisht këtij konstatimi, Muçollari deklaron se nuk ia kishte marrë mendja që makineria e paligjshme e qeverisë për blerjen dhe kapjen e çdo vote do të ishte aq masive sa të bënte të pamundur gjykimin e lirë të qytetarëve.
“Kur u futa në garën për deputet në listat e hapura të Partisë Demokratike, e dija se do të ishte një sfidë e vështirë. Nuk do të ishin zgjedhje të lira e të ndershme, pa dyshim. S'kishim asnjë iluzion. Por s'ma merrte mendja që makineria e paligjshme e qeverisë për kapjen, trysninë, blerjen e çdo vote do të ishte aq masive, sa të pamundësonte gjykimin e lirë të qytetarëve.
Në këto kushte, me gjithë përpjekjet, takimet e komunikimet e pafundme, me gjithë prekjen e çdo zone, me një program fantastik që kishte formën dhe përmasat e njeriut, të secilit, ndryshimi nuk ndodhi, sepse ndryshimi ishte ndaluar të ndodhte përpara 11 Majit.
Edhe kur qytetarët të prisnin mirë, të shprehnin simpati e mbështetje, pas qëndronte një patronazhist apo tentakulë e qeverisë, që e kishte zhveshur nga e drejta për të zgjedhur, që në një farë mënyre kishte blerë vullnetin e tij.
Nga ky deformim i madh, asgjë e mirë nuk do të lindë e nuk do të zhvillohet për shoqërinë”, shkruan ai.
Më tej Muçollari ka shprehur mirënjohjen për secalin qytetar që e ka votuar.Ai thekson se pas zgjedhjeve lypset një reflektim i thellë si shoqëri po ashtu dhe i PD-së.
Muçollari tha se përveç analizës prioritet mbetet dokumentimi i shkeljeve masive në votimet e 11 Majit.
“Megjithatë, 5,323 qytetarë e banorë të Tiranës më besuan dhe vunë shenjën e tyre te emri im. Jam pafundësisht mirënjohës.
Pas këtyre zgjedhjeve, na lypset një reflektim i thellë si shoqëri dhe po ashtu nga ne si Parti Demokratike. Nëse nuk ka më votë të lirë e të ndershme, a do ta pranojmë këtë, si vend, si komb? Denoncimi i farsës elektorale është domosdoshmëri. Është jetike. Para një përgjegjësie të tillë, duhet të reagojmë e të sillemi në këtë lartësi. Ne kemi gjëra për të korrigjuar, kemi mundësi të rritemi e, sidomos, kemi potencial e cilësi që duhet t’i vëmë në lëvizje.
Ne e kemi detyrim t’i ofrojmë shoqërisë zgjedhje të lira e të ndershme, duke u përmirësuar çdo ditë, duke analizuar çdo ditë, edhe sot, kur kemi prioritet dokumentimin e shkeljeve masive në votimet e 11 Majit”, përfundon Muçollari./ CNA
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë me dije se ësht...
Pasditen e sotme, avokati i kreut të Partisë së Lirisë...
Kandidatja e ASHM në qarkun e Durrësit, Andia Ulliri, ka a...
Adriatik Lapaj ka kërkuar që të rinumërohen votat në qarku...
Romina Kuko e cila kandidoi në listën e sigurt të Qarkut t...
Elton Rroshi, kandidati i PD-ASHM për deputet në Qarkun Ti...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ministrat e kabinetit ...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Ball...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha publikoi pamjet d...
Avokati Kujtim Cakrani ka folur me gjuhën e Ilir Metës pas...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpreh shqetësimin e saj li...
PD-ASHM ka ankimuar në KAS rezultatin e zgjedhjeve në qark...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka vlerësuar zgjedhjet parlam...
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, dha një i...
Ilir Alimehmeti ishte një nga kandidatët më të votuar në g...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk arriti dot të mbl...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përpara nisjes së...
Deputetja Monika Kryemadhi ka folur pas daljes nga SPAK-u,...
Në konferencën me gazetarët, lideri i opozitës, Sali Beris...
Demokrati i famshëm korçar, Ilir Vrenozi, me anë të një vi...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...