web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Incidentet e raportuara gjatë zgjedhjeve në Shqipëri/ OSBE e shqetësuar: Liria e medias, rëndësi jetike

27 Maj 2025, 16:32, Politikë CNA

Incidentet e raportuara gjatë zgjedhjeve në Shqipëri/ OSBE e

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpreh shqetësimin e saj lidhur me incidentet e raportuara ndaj gazetarëve para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të fundit, përfshirë rastet e frikësimit dhe të pengesave.

Në deklaratën e saj OSBE nënvizon se liria e media ka rëndësi jetike si gur themeli i demokracisë.

OSBE thekson se janë të gatshëm të mbështesin çdo përpjekje për të respektuar angazhimet në kuadrin e OSBE-së për mbrojtjen e gazetarëve dhe sigurimin e një mjedisi mediatik të sigurt dhe të hapur. 

"Theksojmë edhe një herë rëndësinë jetike të lirisë së medias si një gur themeli i demokracisë dhe jemi të gatshëm të mbështesim çdo përpjekje për të respektuar angazhimet në kuadrin e OSBE-së për mbrojtjen e gazetarëve dhe sigurimin e një mjedisi mediatik të sigurt dhe të hapur", thuhet në njoftim./ CNA





Lajmet e fundit nga