E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Java çame ka startuar sot me një Parlament të hapur për komunitetin çam dhe për të sjellë rrëfime për gjenocidin mbi shqiptarët e Çamërisë.
Ditën e sotme deputetët e grupit parlamentar “Demokraci dhe Integrim” dhe Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, kanë organizuar një aktivitet në sallën e seancave plenare në Kuvendin e Shqipërisë me temë “Mos harro Çamërinë”.
Java çame do të sjellë disa aktivitete në ditët në vijim, teksa sot për herë të parë Parlamenti i është kushtuar tërësisht kësaj çështjeje.
Gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, Idrizi tha se “Është rasti që njerëzit të shohin dhe kujtojnë përmasat, por sigurisht dhe shumë rrëfenja nga dëshmitarë okularë. E nisim javën çame pikërisht këtu sot”.
Ndërsa shkrimtari Kim Mehmeti shigjetoi kryeministrin Rama për nismën e “Ballkanit të Hapur”, ndërsa tha se është e turpshme dhe e pamundur që të pranosh të ulesh me Presidentin e Serbisë dhe të mos i thuash se nuk ndërtoj të ardhme me ty.
“Të gjitha foltoret që ka shqiptaria mund të kuvendojnë për rrugët e së ardhmes, se nga të shkojmë, djathtas, majtas, në mes, drejt Brukselit, drejt Ankarasë, mirëpo ne nuk mund të vëmë në diskutim tragjeditë apo të heshtim, vetëm nga droja se do të mërziten fqinjët tanë apo se do t'i humbim ata, sepse në atë moment që ne do t'i frikësohemi të vërtetave tona, aty ne tregojmë jo vetëm çfarë shqiptarësh jemi, por edhe çfarë njerëzish jemi. Të heshtësh gjenocidin çam, atë të Kosovës, madje dhe atë në Srebrenicë, nuk tregon çfarë shqiptari je, por edhe çfarë njeriu je. Mjafton t’i përkasësh komunitetit njerëzor, për të kuptuar dhimbjen.
I lejohet ndonjë të dehuri të thotë se nuk ka ndodhur asgjë në Kosovë, po si mund të lodhesh duke i numëruar varret e shqiptarëve? Duhet t’i numërojmë deri në fund, sepse tjerët vijnë e i mbledhin eshtrat e ushtarëve të vet, por nga ne i fshehin varret e viktimave tona. Ende Serbia nuk i tregon varret, jo se nuk i di, por bën tregti me viktimat shqiptare, sepse kushtëzon. Është e turpshme të jesh burrë shtetas shqiptar e të mos guxosh të pranosh gjenocidin, të ulesh me presidentin serb e të mos i thuash se nuk ndërtoj të ardhme me ty, kur e di që ai ka dalë nga kapota e Millosheviçit. Ne ende flasim për atë se kush bën gjëra të turpshme e kush jo për shqiptarinë, që është turpi i shqiptarisë.
Jetojmë në kohë të turbullta. Mund të pajtohemi me atë se shumë shqiptarë mund të jetojnë në ballkonet e Ballkanit, por ne duhet të kujdesemi të gjithë për kopshtin tonë të përbashkët, për atë që është shqiptaria. Ky tempull duhet të mbajë përgjegjësi, derisa quhet Shqipëri. Ne mund të përballemi me fatin tonë të keq, që Çamëria nuk mund t’i bashkohet Shqipërisë, por ne nuk mund të pajtohemi me atë që shqiptari nuk mund të kthehet në vendlindje, të kthehet në Çamëri.”-tha Kim Mehmeti./CNA.al
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reagu...
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka reaguar për mbledhj...
Ditën e sotme, 20 qershor, Kosova dhe Shqipëria do të mbaj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komen...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar ministrat që e shoqër...
Kryeministri Edi Rama këtë të dielë teksa ka qenë në K...
Kryeministri Rama ndodhet për vizitë në Kosovë, ku do ...
Gazeta "Nacionale" përmes burimeve të saj ka marrë dis...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reagu...
Bashkitë e vendit janë në kolaps ekonomik dhe kryemini...
Rritja e çmimit të naftës ka sjellë një zemërim te qyt...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar në lid...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reagua...
Një ditë më parë CNA.al, publikoi një dokument, i cili për...
Deputetja e PD, Lindit Metaliaj ka publikuar pamje nga...
Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, ka sulmuar qeverinë ...
Kryeministri Edi Rama ndodhej pasditen e së dielës në ...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin El...
Vetëm pak minuta më parë, ka ardhur reagimi i parë nga...
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, është pye...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...