
Dje në mesnatë u dorëzua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Koalicioni ka në përbërje 26 parti, Partinë Demokratike dhe 25 forca të tjera politike që e bëjnë këtë koalicion sa të çuditshëm në përbërje aq edhe qesharak.
Në koalicion janë një i burgosur për korrupsion dhe fshehje pasurie (Meta), një person nën hetim (Mediu), një lider opozite në detyrim paraqitje (Berisha), që të tre duket sikur i përndjek e shkuara e kohërave kur qeverisnin së bashku, sepse akuzohen për veprime të së shkuarës.
Përveç aleatëve tradicionalë si Duka, Ndoka, Mediu e jo rrallëherë dhe Meta, Berisha ka futur dhe forca politike të krijuara nga personazhe nga “opozita e re” e krijuar në vitin 2019 pas djegies së mandateve nga opozita zyrtare, figura që duken sikur kanë dalë nga vepra e Servantesit “Don Kishoti”.
Pas zgjedhjeve të vitit 2021 u duk se deputetët si Selami Jenisheri apo Kujtim Gjuzi nuk do riktheheshin më, të paktën nuk duhet të ktheheshin në një demokraci normale ku deputetët janë zëri i qytetarëve.
Kujtojmë që “opozita e re” përbëhej nga deputetë si “Kërpërata” ose Majlinda Haliaj, e cila zëvendësoi Bashën pas djegies së mandatit, Kostaq Papa “djali me kaçurrela që qeraste femrat me whiskey” në rini (tashmë pa flokë), apo Kujtim Gjuzi me orën dhe veshjen e çuditshme që nuk dinin të artikulonin në Kuvend asnjë çështje mbi situatën dhe kaosin ku ndodhej vendi.
Sot Gjuzi, Jenisheri dhe Papa drejtojnë disa forca politike që s’dihet se si gjykata u ka dhënë të drejtën për t’u krijuar, nisur vetëm nga emërtimet.

Kujtim Gjuzi drejton forcën politike Partia Kombëtare Konservatore Albania. Selami Jenisheri apo i njohur si deputeti me biçikletën “pink” drejton partinë Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë. Kostaq Papa, pra djali “kaçurrels”, drejton Partinë Emigracioni Shqiptar.

Nëse futemi dhe më thellë në listë shohim që Dule dhe Idrizi janë në një anë. Të jetë lufta ndaj Ramës më e fortë se çështjet dhe kauzat që i ndajnë?
Berisha tha se do të vendosë në listë të sigurt dhe në listë të hapur aleatë se është i detyruar. Pra dikush nga primaret do zëvendësohet nga Jenisheri, Gjuzi apo kaçurrelsi vetëm se nuk ka kaluar pragun.
Ky koalicion duket se i përfaqëson të gjithë, por jo njerëzit normalë të këtij vendi. E për në fund po analizojmë emërtimin. Si mund ta bëjnë këta personazhe Shqipërinë madhështore?
Përse na duhet madhështore kur thjesht mund të jetë normale, mjafton kaq. /CNA
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, në një dolaj...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar deklaratat e ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu kundërpërgjig...
Sot kryebashkiaku Erion Veliaj ka gënjyer sërish në lidhje...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklara...
Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka njoftuar se tashmë ...
Avokati Ylli Manjani, i cili në fakt është kthyer në n...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po zhvillon sot mbledhjen e...
Dje në mbrëmje u firmos dhe u dorëzua marrëveshja e koalic...
Në media po dirigjohet një lajm për lidhjet dhe përgji...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, tha...
Kryeministri Edi Rama tha sot se në listat e mbyllura të P...
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot pyetjeve të adresuar...
Sot në episodin "Sy M’Sy", një prej komentuesve i është dr...
PDIU e Shpëtim Idrizit ka ndryshuar kahun në momentin e fu...
Anëtari i Partisë Demokratike, Klevis Balliu theksoi se Pr...
Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia komentoi rreth ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...