Qeveria ratifikon marrëveshjen me BERZH për huanë e zhvillimit të gjelbër
Këtë të enjte, datë 19 Qershor 2025, Qeveria Shqiptare mir...

Këshilli i Ministrave në VKM e miratuara ditën e sotme, ka vendosur ngritjen e një Task Force në bashkëpunim me Republikën e Italisë.
Ngirtja e kësaj Task Force ka si qëllim forcimin e bashkëpunimin në fushën e migracionet dhe do të drejtohet nga zëvendësministri i Brendshëm dhe përgjegjës të migracionit.
Tast Forca sipas VKM do të përbëhet nga nëntë anëtarë:
Zëvendësministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Zëvendësministrin e Mbrojtjes;
Zëvendësministrin e Financave;
Zëvendësministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
Zëvendësministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë;
Drejtorin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;
Drejtorin e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit;
Drejtorin e Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit;
Drejtorin e Departamentit për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Task-Forca mblidhet me kërkesë të kryetarit dhe të çdo anëtari të saj, në varësi të çështjes që shtrohet për diskutim, sipas një kalendari takimesh ose sa herë vlerësohet e nevojshme.
VKM e plotë
NGRITJEN E TASK-FORCËS PËR ZBATIMIN E PROTOKOLLIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E MIGRACIONIT DHE TË MARRËVESHJES ZBATUESE TË TIJ
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.20/2024, “Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Ngritjen e Task-Forcës për zbatimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit, si dhe të marrëveshjes zbatuese të tij.
Task-Forca ka për qëllim koordinimin, ndjekjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes, në përputhje me fushën e përgjegjësisë së institucioneve të përfshira.
Task-Forca kryesohet nga zëvendësministri i Brendshëm, përgjegjës për çështjet e migracionit, dhe ka në përbërje këta anëtarë:
Zëvendësministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Zëvendësministrin e Mbrojtjes;
Zëvendësministrin e Financave;
Zëvendësministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
Zëvendësministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë;
Drejtorin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;
Drejtorin e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit;
Drejtorin e Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit;
Drejtorin e Departamentit për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Task-Forca ka si detyrë:
a) të hartojë planin e veprimit, sipas fushave të përgjegjësive të institucioneve të përfshira, si një dokument i vetëm i miratuar;
b) të evidentojë strukturat, përgjegjësitë dhe detyrimet, në rast të situatave të paparashikuara që lindin gjatë zbatimit të protokollit dhe të marrëveshjes zbatuese të tij;
c) të garantojë mbështetjen e strukturave të angazhuara me burimet e nevojshme për përmbushjen e përgjegjësive të tyre, në zbatim të protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit, si dhe të marrëveshjes zbatuese të tij;
ç) të trajtojë kërkesat dhe çështjet e përcjella nga Ambasada e Republikës së Italisë në Tiranë nëpërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, që lidhen me zbatimin e protokollit dhe të marrëveshjes zbatuese, si dhe merr vendime, të cilat i përcillen për zbatim strukturave përkatëse, sipas fushës së tyre të përgjegjësisë.
Task-Forca mblidhet me kërkesë të kryetarit dhe të çdo anëtari të saj, në varësi të çështjes që shtrohet për diskutim, sipas një kalendari takimesh ose sa herë vlerësohet e nevojshme.
Task-Forca, kur e vlerëson të nevojshme, fton në mbledhjet e saj ekspertë të jashtëm ose përfaqësues nga organizata, që mbulojnë fushën e institucioneve të përfshira, për çështje që janë jashtë profilit të saj dhe opinioni i tyre bëhet pjesë e vendimmarrjes.
Anëtarët e Task-Forcës njoftojnë kryetarin për çdo problematikë dhe vendimmarrje, sipas fushës së përgjegjësisë.
Kryetari i Task-Forcës raporton çdo muaj pranë ministrit të Brendshëm për zbatimin e këtij vendimi.
Task-Forca mbështetet nga sekretariati teknik, i përbërë nga përfaqësues të nivelit të mesëm drejtues dhe/ose të lartë drejtues, i cili ka në përbërje:
a) përfaqësues të Drejtorisë së Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut, në Ministrinë e Brendshme;
b) përfaqësues të strukturës për rendin dhe sigurinë publike, në Ministrinë e Brendshme;
c) përfaqësues nga Drejtoria Konsullore, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme;
ç) përfaqësues nga Departamenti i Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Detyrat e sekretariatit teknik janë:
a) organizimi i mbledhjeve të Task-Forcës, në përputhje me procedurat ligjore të njoftimit për mbledhjet e komisioneve të posaçme;
b) përgatitja e relacionit për çështjet në diskutim, si pjesë e dokumentacionit që do të diskutohet, dhe koordinimi me institucionet e përfshira në këtë Task-Forcë;
c) administrimi i dokumenteve të ardhura nga pala italiane dhe paraqitja e tyre Task-Forcës për shqyrtim dhe koordinim të veprimeve të mëtejshme, sipas udhëzimeve të saj;
ç) mbledhja e të dhënave dhe informacionit të ardhur nga anëtarët;
d) shkëmbimi i informacionit dhe materialeve të mbledhjes midis anëtarëve;
dh) hartimi i materialeve për kryetarin e Task-Forcës;
e) mbajtja dhe administrimi i procesverbalit të mbledhjes.
Task-Forca është funksionale deri në përfundimin e zbatimit të protokollit.
Ngarkohen titullarët e institucioneve, të përmendura në pikën 3, të këtij vendimi, që brenda 10 (dhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e tij, të caktojnë dhe të dërgojnë pranë Ministrisë së Brendshme emrat e përfaqësuesve të tyre në këtë Task-Forcë, si dhe në sekretariatin teknik mbështetës, sipas shkronjave “c” e “ç”, të pikës 9.
Ngarkohet Task-Forca për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Këtë të enjte, datë 19 Qershor 2025, Qeveria Shqiptare mir...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferenc...
Kryedemokrati Sali Berisha tregoi sot arsyen shëndetësore ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot emr...
Nga selia e Parlamentit Europian në Strasburg, ministri i ...
Anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), ...
Ministri i Shtetit, Taulant Balla, zhvilloi një takim në S...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, në fjalën e tij në mble...
Në Komisionin e Stabilizim-Asocimiit në Strasburg, deputet...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belin...
Drejtuesja e Departamentit të Politikës së Jashtme në Part...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje ...
Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Ilir Alimehme...
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në Komisionin Qe...
Raportuesi i BE-së për Shqipërinë, Andreas Schieder thekso...
Në përgjigje të akuzave të ngritura nga deputetët e opozit...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka folur pas përfun...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrie e Infrastruktur...
Në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...