Këlliçi nxjerr dokumentin/ Akt-marrëveshja për prishjen e 13 pallateve nga "5D"-ja
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, së bashku me kryetarin e Grupit të PS-së, Bledi Çuçi, dhe Kryetarin e Bashkisë Berat, Ervin Demo, inspektuan shkollën “Babë Dudë Karbunara”, e cila më 9 shtator do të hapë dyert për 640 nxënës dhe mësues.
“Kjo shkollë është një model i ri i infrastrukturës publike, por nga ana tjetër na jep dhe një dimension të ri programit tonë Qendra Komunitare. Shkolla po përfundon, pamë nga afër të gjitha ambientet që u dedikohen klasave, laboratorëve të shkencave, teknologjisë dhe informacionit, ambientit të ri të palestrës me standarde olimpike që do t’i shërbejë jo vetëm shkollës, por edhe gjithë komunitetit përreth, si dhe bibliotekës që do të jetë jo vetëm për shkollën, por edhe për qytetin dhe të rinjtë e Beratit”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Investimet do të vijojnë në qytetin e Beratit. Në një tjetër shkollë kanë nisur tashmë punimet. Me buxhetin 2024 janë 40 kantiere të reja në të gjithë vendin ku po punohet për të krijuar kushte bashkëkohore për nxënësit dhe mësuesit nga veriu në jug.
“Vijmë dhe me një lajm të mirë për Beratin. Ne kemi hapur tashmë punimet për shkollën 9-vjeçare, '22 Tetori' me mbështetjen e qeverisë shqiptare, Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Beratit, një tjetër shkollë emblemë për Beratin. Janë investime që po tjetërsojnë dhe ridimensionojnë zhvillimin e qytetit i cili fillon nga edukimi i fëmijëve dhe nga arsimi”, tha Manastirliu.
Kushtet më të mira për nxënësit dhe mbështetja për mësuesit në gjithë vendin janë prioritetet e Ministrisë së Arsimit. Një nga mbështetjet më të rëndësishme për mësuesit është rritja historike e pagave të mësuesve, e cila ka filluar nga 1 korriku, duke arritur në një mesatare prej 950 eurosh.
Manastirliu tha se po punohet në bashkëpunim me pushtetin vendor, që për datën 9 shtator, kur fillon viti i ri shkollor, gjithçka do të jetë gati që nxënësit të zhvillojnë mësimin në kushte bashkëkohore. Ka një plan masash intensive për inspektimin e kopshteve dhe shkollave publike dhe jopublike, deklaroi ministrja.
“Është një punë intensive me të gjitha bashkitë sa u përket inspektimeve dhe mirëmbajtjes në shkolla, hapjes së shkollave të reja sikurse është kjo shkollë dhe bërjen gati për mobilimin e tyre dhe pajisje me laboratorë, mjete didaktike për ta bërë gati të gjithë sistemin arsimor për vitin e ri shkollor. Nga ana tjetër, ne kemi tashmë një plan masash intensive për inspektimet në kopshte dhe shkolla, publike dhe jopublike. Një rëndësi të veçantë do t’i kushtojmë cilësisë së mësimdhënies. Përpos faktit se jemi duke plotësuar të gjitha vakancat në sistemin arsimor për transferimin e mësuesve dhe në shkollat ku kemi lëvizshmëri të nxënësve dhe gjithashtu edhe në sistemin jopublik në shkollat private ku do të kemi një vëmendje të shtuar jo vetëm për infrastrukturën që ka një rëndësi parësore, por edhe për përputhshmërinë e mësuesve me ato standarde që ne duam, duke filluar nga licencimi i tyre, verifikimin e dosjeve të tyre të edukimit në vazhdim dhe gjithashtu të përputhshmërisë me lëndët që ato japin në shkolla për të garantuar një cilësi të lartë të mësimdhënies si në arsimin publik dhe atë privat”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit./ CNA
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar shifrat e Komisi...
Mëngjesin e së dielës kryeministri Edi Rama ka publikuar p...
Kuvendi do të mbyllë punimet e sesionit veror, të enjt...
Kryetari I PD-së, Sali Berisha në fjalimin e radhës pë...
Kongresi i socialistëve, i cili pritej të zhvillohej s...
Partia Demokratike ka denoncuar të shtunën Ministrinë ...
Fredi Beleri rikthehet në burgun e Fierit, tashmë si e...
Në zgjedhjet e 4 gushtit për Bashkinë e Himarës do të ...
Pas raportimit në Kuvend të Autoritetit të Konkurrencë...
Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi mbrëmjen e sotme ...
Fredi Beleri, i cili ndodhet në Strasburg për të kryer...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në fjalën e mbajtur këtë t...
Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Jozefina Topalli, ka fol...
Lulzim Basha ka reaguar për vendimin e arsyetuar të Gj...
Gjykata e Apelit ka zbardhur këtë të premte vendimin e...
Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë të premte biznesi...
Ambasadorja e Zvicrës, Ruth Huber, nga Lini i Pogradec...
Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, në një deklaratë nga ...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, denonc...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...