Irfan Hysenbelliu, mashtruesi që kërkon të dalë kundër shtetit
Irfan mashtruesi kundër shtetit 20 Korrik...
Irfan mashtruesi kundër shtetit 20 Korrik...

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, denoncoi sot nga selia blu se siguria ushqimore është një prej dështimeve më të mëdha të kësaj qeverie.
Muçollari publikoi edhe një dokument, ku sipas tij tregohet se më 12 janar të këtij viti, ka ardhur lajmërimi nga Komisioni Evropian që në vendin tonë ka hyrë një ngarkesë e madhe me lëpirëse për fëmijë, në përmbajtje të të cilave ka copëza metali.
Ai theksoi se AKU-ja nuk e ka kryer punën e saj pasi nuk ka marrë asnjë masë për rastin në fjalë.
"AKU do të duhej të kishte filtra kontrolli për t’u siguruar qytetarëve produktin që ka lejuar të shitet në treg, por edhe pas njoftimit në RASFF, nuk ka pasur as komunikim të riskut, as bllokim të produktit në fjalë", u shpreh Muçollari.
Muçollari u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë të fillojnë hetimet një orë e më parë, pasi të tilla produkte me përmbajtje të lëndëve të dëmshme dhe helmuese vazhdojnë të qarkullojnë lirisht në rrezik serioz për jetën e fëmijëve.
Deklarata e plotë:
Shqipëria ndeshet çdo ditë me shumë probleme, skandale dhe sfida.
Një nga problemet më alarmante, që për mendimin e Partisë Demokratike ngrihet në rangun e sigurisë kombëtare, është mungesa totale e sigurisë ushqimore, standardeve dhe garancisë për çka shqiptarët dhe fëmijët tanë konsumojnë çdo ditë.
Siguria ushqimore është një prej dështimeve më të mëdha të qeverisë. Nuk është vetëm mungesa e vëmendjes për sigurinë dhe standardet e ushqimeve, mbi të gjitha është korrupsioni. Pasojat i shihni përditë: Sëmundje në rritje për shkak të produkteve të skaduara, për shkak të elementëve toksikë të ndaluar nga shtetet e tjera, të dëmshëm për shëndetin, helmues dhe kancerogjenë.
Qeveria nëpërmjet agjencive ligjzbatuese, do të duhej të na mbronte. Konkretisht, nëpërmjet AKU-së që ka autoritetin, ligjin, fondet, ekipin, për të na siguruar se produktet që blejmë janë të padëmshme, janë ushqyese, jo helmuese. Ta përmirësojnë, nuk ta shkurtojnë jetën.
AKU nuk e ka kryer detyrën.
Do të sjellim në vëmendje të publikut një dokument të marrë nga RASFF, sistem i Komisionit Evropian që garanton reagimin e shpejtë për produkte të industrisë ushqimore që kanë përmbajtje të substancave të rrezikshme apo janë jashtë standardit të lejuar.
Sipas këtij dokumenti, më 12 janar të këtij viti, ka ardhur lajmërimi nga Komisioni Evropian që në vendin tonë ka hyrë një ngarkesë e madhe me lëpirëse për fëmijë, në përmbajtje të të cilave ka copëza metali.
AKU do të duhej të kishte filtra kontrolli për t’u siguruar qytetarëve produktin që ka lejuar të shitet në treg, por edhe pas njoftimit në RASFF, nuk ka pasur as komunikim të riskut, as bllokim të produktit në fjalë.
Një nga detyrat e parashikuara në ligj për këtë agjenci qeveritare është komunikimi i riskut, qe do të thotë njoftimi publik në mënyrë sa më efektive, vënia në dijeni e qytetarëve për një produkt dhe rrezikun e konsumimit, kur kategorizohet si i rrezikshëm për shëndetin.
Po të kërkosh, gjen vetëm disa njoftime gjysmake në faqen zyrtare, ndërkohë që në faqet zyrtare në rrjetet sociale të institucionit gjen pasqyrim të aktivitetit të ministres.
AKU jo vetëm duhet të vinte alarmin, por duhej të bllokonte menjëherë produktin në fjalë duke mbrojtur interesin dhe jetën e qytetarëve.
AKU ka heshtur sepse ia kanë zënë gojën dhe kanalet e komunikimit paratë e ryshfeteve që ka marrë.
Kjo agjenci qeveritare, jo vetëm duhet shkrirë, por edhe duhet te mbajë përgjegjësi para ligjit për rastet kur ka dështuar të mbrojë qytetarët.
U bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë të fillojnë hetimet një orë e më parë, pasi të tilla produkte me përmbajtje të lëndëve të dëmshme dhe helmuese vazhdojnë të qarkullojnë lirisht në rrezik serioz për jetën e fëmijëve.
Në ditë në vijim do të kemi disa denoncime të tjera, të paktën edhe nëntë raste, të abuzimit të hapur dhe rrezikimit të jetës së qytetarëve.
Ju bëjmë thirrje qytetarëve të kenë kujdes dhe të mbrojnë veten, pasi qeveria nuk del në punë për t’i mbrojtur, por për t’i vrarë. Të largohesh për t’u shpëtuar breshërive të qeverisë nuk është zgjidhje. Duhet rrëzuar qeveria./CNA
Të premten, gjatë prezantimit të projektligjit të ri Për P...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, foli për vetëvrasje...
Dy ditë më parë, Lulzim Basha deklaroi se kishte zhvil...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur një alarm gja...
Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ësht...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka pre...
Të enjten, kryeministri Edi Rama ndodhet në Britani të...
Himara do të votojë më 4 gusht në zgjedhjet e pjesshme për...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza n...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka rea...
Deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji, ka rea...
Nesër pritet të zhvillohet para Bashkisë së Tiranës pr...
Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim ...
Fatmir Xhafajt i paska shpëtuar goja! Pasi thotë që ës...
Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir ...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, në një deklaratë për m...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar kryeministri...
Avokati Genc Gjokutaj ka ironizuar Lulzim Bashën, i ci...
Ditën e djeshme u zhvillua seanca parlamentare, por të...
Në seancën plenare të së hënës raportoi kreu i SPAK-ut, Al...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...