web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lapaj pranon gabimin: Nëse do ktheja kohën, nuk do fusja familjarët në lista

16 Janar 2026, 21:51, Politikë CNA

Lapaj pranon gabimin: Nëse do ktheja kohën, nuk do fusja

Koha që kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka kaluar para ambienteve të Kryeministrisë duhet se e ka ndihmuar për një reflektim të gjerë.

Në një dalje televizive, Lapaj pranoi se ishte e gabuar futja në listat e zgjedhjeve të familjarëve të ij, me qëllim për një mandat brenda gjakut të tij.

Për të disatën herë, Lapaj fajësoi sistemin, që sipas tij nxorri lakuriq problemet me modelin e garës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Po ashtu, Lapaj gjeti rastin të përsërisë së edhe pse humbi në zgjedhje, lëvizjës së tij do t’i shtohen edhe më shumë vota.

 “Kam bërë reflektimet e mia. Shumë gjëra do i bënim ndryshe. Një pjesë kanë ardhur nga eksperienca apo naiviteti i së mirës. Nëse do ktheheshim pas nuk do përdornim për të futur familjarët në lista. Kundërshtari e hiperbolizoi për keq. Nuk e bëmë vetëm ne, por e bënë dhe të tjerë. Real politika realizoi pak më ndryshe. Për çdo qytetar që është ndjerë keq, i kërkoj falje. Ka qenë vetëm qëllimi  i mirë. Qëllim për të djegur listat e mbyllura për të dhënë modelin e garës në listat e hapura. Nxori lakuriq sistemin e gabuar elektoral. Me 64 mijë vota morëm 1 mandat, PS me 64 mijë vota mori 9 mandate. Nëse do ktheheshim pas do e shmangnim. Regjisori i së ligës ka qenë Edi Rama. Jam shumë krenar që koha na dha të drejtë. Nuk u joshëm për të qenë pjesë e qeverisë së Edi Ramës. Për atë që bëri ai u shpërblye dhe shëmtia e zgjedhjes së avokatit të popullit, e dëshmoi. Ne në zgjedhje morëm në total mbi 80 mijë vota, 64 mijë të vlefshme. Dhe mendoj në momentin e parë një dëmtim ka ekzistuar. Por si u zhvillua ngjarjet dhe pazari për Avokatin e Popullit, sot qytetarët e ndjejnë që ne qëndruam. Nuk është e lehtë t’i thuhet jo kësaj ofertës që na bënë. Jemi shumë krenar që rezistuam edhe me koston e shantazhin edhe në publik dhe jashtë publikut. Numri i votave është shtuar dhe do shtohet”,-tha Lapaj./CNA

 

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga