
Kryebashkiaku i Tiranës, zdromsi Erion Veliaj, pak ditë më parë, në një dalje publike, iu drejtua si “koleg” kreut të SPAK-ut, zotit Altin Dumani dhe të njëjtin term përdori edhe për prokurorët e tjerë të SPAK-ut apo edhe oficerët e BKH-së. Këtyre të tjerëve, meqenëse i kishte “kolegë”, u kishte dhënë edhe zyra.
Zdromsi proaktiv i tha publikut në të njëjtën ditë se do të shkonte vetë në SPAK për qejf që të sqaronte me dokumente disa problematika që kishin lindur me të tjerë kolegë proaktivë, të cilët i kishin arrestuar si hajdutë “kolegët” e SPAK-ut.
“Kolegët” e SPAK-ut e lanë zdromsin e Tiranës një orë para derës, duke konfirmuar se takimi do të zhvillohej pikërisht kur donte dhe siç donte kolegu që kishte në burg kolegët e tjerë të Bashkisë së Tiranës.
Duket si lojë fjalësh, por sipas Erion Veliajt, Altin Dumani, Dritan Premçi, Klodian Braho, Arben Kraja, Enkeleda Millonai, 20 prokurorë të SPAK-ut janë “kolegë” të kryebashkiakut të Tiranës. Gjithashtu, ai ka “kolegë” oficerët e BKH-së, gjykatësit dhe gjithë strukturën e re të dalë nga reforma në drejtësi.
Në një audio-regjistrim të gati dy viteve më parë, Veliaj thotë se SPAK-un e ka nën kontroll. Mesa duket ata janë “kolegët” e vegjël, ndërsa ky është kolegu i madh.

Veçse ka një problem, këta “kolegët” e SPAK-ut kanë qepur disa dosje dhe kanë çuar pas prangave disa kolegë të tjerë të Erion Veliajt. Janë pikërisht shumica e drejtorëve, kolegët e vërtetë të zdromsit, pra zdromsat e Bashkisë së Tiranës, që janë kapur si hajdutë dhe me vendime gjykatash, me akuza për dy dosje kriminale, ndodhen në qeli duke pritur që me ta të bashkohet edhe zdromsi i madh.
Erion Veliaj ka “kolegë” prokurorët e SPAK-ut dhe BKH-së, ka kolegë edhe drejtorët hajdutë të Bashkisë së Tiranës që i kanë futur në burg pikërisht “kolegët” e SPAK-ut.

Kryebashkiaku ka kolegë edhe hajdutin, edhe ata që e kapin hajdutin dhe vetë është kolegu i madh i hajdutëve që ndodhen pas prangave, i një sekti që ka menduar se kontrollon gjithçka dhe është mbi gjithçka, por sot është thjesht dhe vetëm kolegu i vërtetë i hajdutëve që ndodhen të akuzuar nga prokurorët e SPAK-ut, të cilët duke u shkuar deri në fund hetimeve për inceneratorët dhe dosjen “5D” po i tregojnë “kolegut” të tyre se nuk po vonon koha që do të bashkohet me kolegët e tij të vërtetë./ CNA
Në fjalën e tij në Kuvend, ministri i Brendshëm, Taul...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, nuk ës...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, u shpr...
Në hyrje të Kuvendit, kreu i PD-së së "Vulës", Lulzim ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka vënë policinë ...
Gazetarët kanë dalë këtë të enjte në potestë para Kuvendit...
Gazetarët janë duke protestuar sot para Kuvendit për d...
Kryeministri Edi Rama duke nisur nga 12 maji-16 qersho...
Këtë të enjte, Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë seancë...
Anëtari i Këshillit Bashkiak në Tiranë, Ilir Alimehmet...
Në Shqipëri, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili është ka...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një ta...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili u mor dj...
Të mërkurën, Partia e Lirisë ka mbledhur Komitetin Dre...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, qëndroi dje ...
Erion Veliaj dje i kishte lëshuar pëllumbat, siç thotë...
Të martën, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, q...
Ditën e djeshme, kryebashkiaku Erion Veliaj qëndroi rr...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...