web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

8 orë në SPAK/ Veliaj vijon talljen: E shijova, u përgjigja pyetjeve të kolegëve të mi

30 Prill 2024, 17:52, Aktualitet CNA
8 orë në SPAK/ Veliaj vijon talljen: E shijova, u përgjigja
Kryebashkiaku Erion Veliaj

Kryebashkiaku Erion Veliaj vijon të tallet me SPAK, hetuesit dhe prokurorët duke thënë se e ka shijuar si një eksperiencë profesionale shkuarjen e tij në Prokurorinë e Posaçme dhe se i është përgjigjur çdo pyetje të “kolegëve” të tij.

Në mbledhjen online të Këshillit Bashkiakë, Veliaj tha se inkurajon Altin Dumanin, prokurorët dhe hetuesit që të vazhdojnë të ecin përpara.

"Pata sot një mundësi të jashtëzakonshme për të treguar punën e Bashkisë. Pashë një organizatë të disipilnuar, të mençur. SPAK i Republikës së Shqipërisë që me votën dhe buxhetin e PS ka arritur të ndërtojë një institucion për të pasur zili.

Qëndrova para kolegëve sot për tu përgjigjur për çdo pyetje. Tirana sot është më e pastër.Le të rrinë të lehin ditën dhe natën nuk na heq dot askush. Ata që janë frikacakë nuk shkojnë në SPAK. Mos na gjykoni vetëm për punën por edhe për armiqtë.

E shijova si një eksperiencë profesionale. Dua të inkurajoj kolegët dhe Altin Dumanin ecni vetëm përpara", tha Veliaj./ CNA





Lajmet e fundit nga