Armë, kokainë dhe kanabis në zonat bregdetare/ Arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat ka reaguar në lidhje me mashtrimet e kryebashkiakut Erion Veliaj në një intervistë në Top Channel, ku tha se nuk ishte ai kërkuesi i koncesionit për inceneratorin e Tiranës.
Po ashtu u shpreh se hetimi për aferën e inceneratorëve ka përfunduar dhe palët janë në gjykim.
Këlliçi deklaroi se faktet aty dhe SPAK thjesht po zgjat agoninë e Veliajt pasi të vërtetën nuk mund ta fshehin dot.
“Dy ditë më parë, kolegu i Altin Dumanit, Dritan Premçit dhe Klodian Brahos, por mbi të gjitha pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës, përsëriti mashtrimin e vjetër se ai nuk është kërkuesi i koncensionit për trajtimin e mbetjeve dhe nuk është autoriteti menaxhues.
Në fund të qëndrimit të tij publik, pronari faktik i inceneratorit Tiranë u shpreh se tashmë hetimi për këtë mega aferë ka përfunduar dhe se palët janë në gjykim!
Ndryshe nga deklarimet e Erion Veliajt, kolegët e tij në SPAK, deklaruan se hetimet vazhdojnë dhe për gjykim janë dërguar vetëm një pjesë e funksionarëve.
Më datë 15 gusht 2024, Partia Demokratike e Shqipërisë, në cilësinë e kallëzuesit të kësaj dosje, i është drejtuar me shkresë zyrtare kreut të SPAK Altin Dumani dhe kreut të GJKKO Erjon Bani, për vënien në dispozicion të të gjitha akteve hetimore dhe datës së seancës paraprake për Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Taulant Tushën dhe të gjithë zinxhirin e hetuar nga kolegët e Erionit për këtë aferë.
Më datë 3 shtator 2024, kreu i SPAK Altin Dumani, na njofton zyrtarisht se të gjitha aktet hetimore tashmë ndodhen në GJKKO dhe ne duhet ti drejtoheshim këtij institucioni.
Më datë 10 shtator 2024 i jemi drejtuar sërish zyrtarisht kreut të GJKKO Erjon Bani, për të na vënë në dispozicion të gjitha aktet, pasi ne do të ishim dhe do të jemi pjesë aktive e këtij gjykimi në mbrojtje të interesit publik dhe qytetarëve shqiptarë.
Deri më sot, edhe pse kanë kaluar mbi 2 muaj, GJKKO në shkelje flagrante të Kodit të Proçedurës Penale, refuzon të na njoftojë për datën e seancës, por mbi të gjitha refuzon të na japë aktet hetimore, në të cilat ndodhet e vërtëta. Ajo e vërtetë të cilën kolegët e Erionit po lodhen kot për ta fshehur!
Të nderuar qytetarë,
Prej më shumë se 1 viti, i kemi dhënë çdo provë kolegëve të Erionit se është pikërisht ky i fundit që ka kërkuar konçensionin për trajtimin e mbetjeve në Tiranë, i refuzuar madje me shkrim nga dy ish Ministrat e Financave, Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj.
Kemi dërguar provën në SPAK se është Erion Veliaj, personi që ka promovuar këtë aferë financiare siç edhe vetë ish Ministri i Mjedisit Lefter Koka shprehet me shkrim në shkresat drejtuar zyrtarisht Këshillit të Ministrave.
Kemi dërguar fakte të pakundërshtueshme kolegëve të Erionit, siç janë komunikimet elektronike dhe jo vetëm, ku faktohet se ishte Erioni ai që miratonte se cila kullë duhet të paguajë për depozitimin e dherave dhe cila kullë jo.
Shumë e shumë fakte të tjera kemi dërguar në SPAK, për të cilat po e rithem sërish, kolegët e Erionit lodhen kot, pasi nuk do ti fshehin dot, maksimumi thjesht do ti zgjasin agoninë pronarit faktik të Inceneratorit Tiranë.
I bëj sot thirrje publike kreut të GJKKO Erjon Bani, të zbatojë ligjin dhe të na vërë në dispozicion të gjitha aktet hetimore për aferën korruptive të shekullit.
Partia Demokratike dhe unë personalisht do t’i qëndrojmë deri në fund zotimit të dhënë se të gjithë zyrtarët e lartë të përfshirë në këtë aferë, do të shkojnë në qeli.
Kolegët e Erionit ta ndajnë mes tyre vendimin nëse duan ta ndjekin Erionin edhe në këtë destinacion”, tha Këlliçi.
Më tej Këlliçi u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen nesër në protestën kundër Veliajt para selisë së inceneratorit të Tiranës dhe dosjes 5D.
“Ndërkohë ftojmë qytetarët e Tiranës në protestë, nesër, e enjte, datë 17 tetor, të bashkohemi përpara skenës së krimit, selisë së inceneratorit Tiranë dhe 5D, për të larguar një orë e më parë hajdutin Erion Veliaj, nga zyra e uzurpuar me paratë e korrupsionit të inceneratorit dhe shtabit të tij elektoral 5D”, tha ai./ CNA
Nesër pritet të zhvillohet protesta e 29-të para Bashkisë ...
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka deklaruar se,...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka folur për pr...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka dalë kundër...
Enkelejd Alibeaj ka lënë nam në matematikë, duke tentu...
Avokati Ylli Manjani, i ftuar në një emision televiziv...
Ish-amabasadori, Agim Nesho thotë se kryeministri Rama...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi u shpreh se në...
Pas refuzimit të kërkesës së Salianjit nga GJKKO për h...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka refuzuar koal...
Agron Shehaj ka hapur zyrën e partisë Mundësia në Korç...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vizituar sot në bur...
Ish-kryeministri, Sali Berisha gjatë deklaratës së tij...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, mëngjesin e së ...
Kryeministri Edi Rama dha një mesazh për Bullgarinë dh...
Kryeministri Edi Rama, në përmbyllje të agjendës në Lu...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë këtë t...
"Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter për t'u ulur në tavol...
Kryeministri Edi Rama foli gjatë konferencës ndërqeveritar...
Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shty...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet por tani BE mund të fillojë neg...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...