Armë, kokainë dhe kanabis në zonat bregdetare/ Arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka dhënë një intervistë për CNA, ku ka folur për moskandidimin e tij në zgjedhjet e 11 majit dhe pritshmëritë e opozitës.
Ndoka tha se ishte momenti i duhur për të mos kandiduar më për deputet, pas 5 mandatesh në Parlament. Kjo tërheqje e tij, Ndoka tha se krijon pak problem për PDK-në.
Gjithashtu ai u ndal dhe te programet e dy partive kryesore, PD dhe PS. Kreu i PDK-së tha se programi i opozitës është programi më i mirë që ka pasur në 34 vite dhe është lehtëësisht i realizueshëm. Ndërsa sa i përket programit të PS-së u shpreh se në 3 mandate nuk ka realizuar asgjë.
Pse keni vendosur të largoheni nga politika aktive?
Kam një jetë të tërë në politikë. Jam zgjedhur 5 herë deputet, besoj se ishte momenti për të marrë një vendim të tillë. Japim kontribut në çdo qark të vendit, kjo mjafton për momentin.
Përbën largimi juaj një problem për të djathtën?
Krijon një problem për PDK-në, por gjithsesi kur je prezent nuk është vetëm Parlamenti që e bën interesante një forcë politike. Prezenca në Parlament më shumë të bën pis sesa të jep mundësi.
Programet elektorale të PD-së dhe PS-së, bashkohen në një pikë, ekonomia. Kë duhet të besojnë shqiptarët?
Është e rëndësishme që në një fushatë të ballafaqohen idetë, programet. Kjo për fat të keq nuk ka ndodhur. Mazhoranca e ka mbyllur mundësinë e ballafaqimit, Rama e ka kaluar me vetëdije të plotë. Është e domosdoshme që dy liderët të dalin përpara mediave. Rama e ka shmangur sepse ka një konsum të jashtëzakonshëm, afera. Nuk ka arritje, nuk ka bilanc në këto 12 vite, ka gropa që ka hapur gjithandej.
Edi Rama pret gjykimin për këto 3 mandate. Pritet një lloj shpagimi nga qytetarët. Kur s'i ka realizuar për 3 mandate thjesht bëhet një pengesë për vendin. Nuk ia vlen për qytetarët asnjë lloj premtimi.
Opozita si asnjëherë tjetër, me 1 program realisht të djathtë. PD për fatin e mirë u është kthyer vlerave të familjes, rolit të saj. E rëndësishme në këtë tronditje globale që bota pati, zhbërja e politikave të familjes tradicionale. Në 30 vite nuk ka pasur një program kaq të prekshëm për qytetarët, duke e vënë theksin tek ekonomia.
Meriton një vëmendje të jashtëzakonshme programi i opozitës në këtë fushatë. Ato që janë premtuar janë në mënyrë të logjikshme. Ka një epërsi akoma më të madhe. Berisha masën e besueshmërisë te qytetarët e ka shumë të madhe, dhe tek elektorati i majtë. Rama një demagog, nuk ka bërë ato që ka premtuar, si uji 24 orë apo infrastruktura për bujqësinë.
Europa na sheh ndryshe. Një status për kandidat për t’u anëtarësuar.
Rama kishte influencën e Soros-it duke ndikuar edhe te DASH-i. Sot kemi një realitet tjetër. Opozita dhe PD muajt e fundit ka pasur mbështetjen më të madhe të 30 viteve të fundit. Kanë arritur të ndërgjegjësojnë dhe vendet partnere të BE-së. Kemi ndryshim kursi në raport me SHBA-në.
Do të ketë lajme surprizë dhe në ditët që vijnë. Nuk ka asnjë arritje në 12 vite Rama në fushën e integrimit.
Kapitulli i Ramës është i mbyllur, nuk ka mundësi të telefonojë asnjë personazh të politikës ndërkombëtare. Është një person i izoluar./ CNA
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, në një intervistë në CNA ka fol...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet në V...
Drejtuesja e departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, në...
Anëtari i kryesisë së PD-së, Arben Ristani, në një deklara...
Drejtuesja politike e PD-së për Sarandën, Ina Zhupa, ka de...
Numri i zarfeve me votat e emigrantëve të dërguara pranë K...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në një takim me ...
Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën, Jozefina Topall...
Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli...
Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën në një deklaratë...
Drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në PD, Franc Nuri,...
Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën, Jozefina Topall...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Monika Kryemadhi ka folur edhe një herë për divorcin e saj...
Kreu i PAA-së, Agron Duka, ka folur për zgjedhjet e 11...
Kreu i PAA-së, Agron Duka, ka komentuar përplasjen e një q...
Kandidati për deputet i PD, Jonathan Pano i ftuar në “A Kr...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi në një ...
Drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës, Belind Këlliç...
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi me anë të një postimi në rrj...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet por tani BE mund të fillojë neg...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...