Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...

Kreu i PAA-së, Agron Duka, ka komentuar përplasjen e një qytetari në Shkozë me kryeministrin Edi Rama gjatë një takimi elektoral, i cili i kërkoi të shtronte rrugën në zonën ku banonte dhe ta furnizonte atë me ujë.
Duka vë në dukje se Rama në vend që të përgjigjej për këtë shqetësim të qytetarit zgjodhi ta shantazhonte duke i kërkuar të tregonte se kush i ka kërkuar para për ndërtimin pa leje, për të cilin qytetari u shpreh se sikur edhe një kotec pulash të ndërtosh IMT, IKMT dhe Policia Bashkiake të kontrollojnë dhe kërkojnë para.
Sipas Dukës, arroganca e Ramës dhe faktin që nuk u shërben qytetarëve dhe këto arsye të cilat parashtroi qytetari janë arsyet pse nuk duhet votuar më kryeministri në 11 maj.
“Njeriu që kërkoi një copë rrugë dhe rebelimi i kryeministrit!
E shikoni këtë burrë? Ky u bë njeri publik, sepse gjatë një takimi elektoral të kryeministrit në lagjen Shkozë në Tiranë, tha se rruga e lagjes është copë-copë dhe po u shkatërron makinat. Në shtëpi nuk ka ujë, por rruga është ujë e baltë. Nuk duam asgjë tjetër, na bëj atë rrugë…
Edhe një gjë – tha ai – edhe një kotec pulash të bësh, të vijnë të gjithë, polici i rendit, polici i bashkisë, IKMT, AKMT, dhe të gjithë duan para në dorë…
Kryeministri nuk foli as për rrugën as për ujin, por nisi të shantazhonte qytetarin: Ke prova, hajde. Pas këtij takimi do ikim të dy në polici, ta denoncosh aty atë dhe ata që të kërkuan para. Pse flet në përgjithësi, pse prish imazhin e policisë? Hajde denoncoje tani, kush është ai që të kërkoi para…
Në mbështesim denoncimin zyrtar të çdo nëpunësi e funksionari publik të korruptuar. Por është e paimagjinueshme sjellja e një kryeministri ndaj një qytetari, që në një takim elektoral kërkon të ndërtohet rruga dhe flet për korrupsionin. Në fakt, shumëkush ka rënë pre e këtyre nëpunësve të korruptuar, kur ka tentuar të ndërrojë edhe një tjegull të thyer në çati.
I mësuar vetëm me ata që i thurin këngë e hedhin valle për nder të tij, apo ata që pohojnë “se mollët i preva, pasi s’kam ku të shes prodhimin, por ti e meriton edhe mandatin e 5-të”, apo ata që thonë se “kam 10 vjet që më sorollasin për letrat e shtëpisë edhe pse e kam bërë të gjithë procedurën, por sërish unë ty do të votoj”, kryeministrit i duket gjëmë e madhe që dikush t’i kërkojë të shtrojnë rrugën, të sjellë ujin apo të denoncojë korrupsionin.
I zgjedhuri është shërbëtor i atij që e zgjedh. Ai paguhet për të qeverisur e për të shërbyer. Por pushteti absolut dhe i gjatë të bën arrogant. Paraja e madhe e padjersitur të bën të fortë e agresiv. Të duket sikur po të hyjnë në hak kur të kërkojnë të bësh punën apo të kërkojnë llogari pse vjedh.
Ja pse në 11 Maj, Rama nuk duhet votuar më!
Votoni PAA dhe “Shqipëria Madhështore”!
Çdo votë për ne do të jetë votë për veten tuaj!”, shkruan Agron Duka./ CNA
Kandidati për deputet i PD, Jonathan Pano i ftuar në “A Kr...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi në një ...
Drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës, Belind Këlliç...
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi me anë të një postimi në rrj...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Partia “Mundësia” ka zhvilluar një takim me mbështetësit n...
Nga fshati Pirg i Bashkisë së Maliqit, drejtuesi politik i...
KQZ ka zhvilluar sot testimin operacional të pajisjeve të ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim me ...
Gjatë Kongresit të PPE-së në Valencia të Spanjës, u zhvill...
Kryetar i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha ka njoftuar sot se ...
Partia Demokratike ka denoncuar sot dy raste që i cilësoi ...
Gazetarja, Esiona Konomi me anë të një statusi në rrjetet ...
Kryeministri Edi Rama, në vijim të ditës së tij me takime ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot i prani...
OSBE-ODIHR publikoi sot raportin paraprak për periudhën 1p...
Sot është publikuar raporti paraprak i OSBE-ODIHR për zgje...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim ele...
Partia Socialdemokrate ka bërë një reagim në lidhje me laj...
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehme...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...