E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Anëtari i kryesisë së PD-së, Arben Ristani, në një deklaratë për mediat, është ndalur te denoncimi i emisionit “Plug” se Tërmet Peçi ka dhënë tenderë 66 milionë euro në periudhën kur ishte kryebashkiak në Tepelenë.
Në deklaratën e tij, Ristani tha se Tërmeti nuk mund të ishte ndryshe nga shokët e tij, dhe i ka dhënë tender për ndërtimin e një agroturizmi motrës së tij.
Mbështetje për këtë, deklaroi Ristani, është marrë edhe nga ministrja Krifca, e cila i ka dhënë nga fondet e fermerëve.
“Emisioni investigativ 'PLUG', denoncoi një skemë tjetër korruptive në një ndër qarqet më të varfra të Shqipërisë, në Bashkinë e Tepelenës.
Tërmet PUBLIÇITARI dhe drejtori i tij kamikaz Lorenc Bami, kanë krijuar një skemë të mirëfilltë korruptive për të përfituar 18 milionë euro të ardhura nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Konkretisht në vitin 2017 Lorenc Bami, nëpërmjet gruas së tij, themelon kompaninë 'NG STRUCTURES' dhe menjëherë firmosën tenderë publikë në Bashkinë Tepelenë dhe Gjirokastër.
Kjo kompani, e vetme dhe në bashkëpunim me operatorë të tjerë, ka rezultuar fituese në tenderë me vlerë 66 milionë euro, ku spikasin tenderët e rindërtimit.
'NG STRUCTURES' rezulton që të jetë kompania e përzgjedhur dhe nga 'IUMENTIS' sh.p.k., kjo e fundit me firmën e Tërmet Publiçitarit ka përfituar tokë publike dhe leje ndërtimi për thertoren rajonale të Qarkut Gjirokastër, e më pas kalon paratë te kompania e drejtorit të bashkisë.
Por abuzimi nuk mbaron me kaq, Lorenc Bami në vitin 2019 themelon dhe një tjetër kompani, 'Artreum Generation' nëpërmjet së cilës ka marrë nënkontraktimin e një tjetër tenderi në Bashkinë Memaliaj për ndërtimin e Ujësjellësit, një tjetër procedurë e denoncuar nga Partia Demokratike.
Të nderuar qytetarë,
Tërmeti i partisë nuk mund të ishte ndryshe nga shokët e Rilindjes.
Me VKB të posaçme, ai i ka dhuruar motrës së tij mijëra metra katrorë tokë publike në fshatin Rexhin për ndërtimin e një Agroturizmi dhe, për financimin sigurisht i vjen në ndihmë shoqja tjetër rilindase, Frida Krifca, me një financim në vlerën 220.000 euro me fondet e IPARD.
Për thertoren dhe Agroturizmin e motrës, Frida Krifca ka dhënë rreth 1 milion euro nga fondet, të cilat duhet të shkonin për fermerët.
Kjo pra është thertorja korruptive në të cilën Tërmeti i partisë i futi paratë e qytetarëve të Gjirokastrës, Tepelenës dhe Memaliajt.
Kjo kasaphanë korruptive me paratë e shqiptarëve do të marrë fund më 11 maj.
Sot në emër të Partisë Demokratike depozitova pranë SPAK-ut kallëzimin penal për këtë megavjedhje 5T, e cila ka lënë me gojë hapur edhe arkitektët e '5D'-së.
Partia Demokratike zotohet se do t’i çojë para ligjit të gjithë ata që kanë futur duart në xhepat e qytetarëve shqiptarë, si dhe do të konfiskojë çdo pasuri të vënë në kurriz të shqiptarëve, për t’i kthyer ato para në buxhetin e shtetit", tha Ristani./ CNA
Drejtuesja politike e PD-së për Sarandën, Ina Zhupa, ka de...
Numri i zarfeve me votat e emigrantëve të dërguara pranë K...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në një takim me ...
Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën, Jozefina Topall...
Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli...
Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën në një deklaratë...
Drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në PD, Franc Nuri,...
Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën, Jozefina Topall...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Monika Kryemadhi ka folur edhe një herë për divorcin e saj...
Kreu i PAA-së, Agron Duka, ka folur për zgjedhjet e 11...
Kreu i PAA-së, Agron Duka, ka komentuar përplasjen e një q...
Kandidati për deputet i PD, Jonathan Pano i ftuar në “A Kr...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi në një ...
Drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës, Belind Këlliç...
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi me anë të një postimi në rrj...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Partia “Mundësia” ka zhvilluar një takim me mbështetësit n...
Nga fshati Pirg i Bashkisë së Maliqit, drejtuesi politik i...
KQZ ka zhvilluar sot testimin operacional të pajisjeve të ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...