Dosja "Rama-McGonigal"/ Paralajmëron Berisha: Nesër do t'i numërohen një për një të gjitha
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur me grupin parlamentar në lidhje me mocionin për çështjen McGonigal ditën e nesërme.
Kryetari Berisha është shprehur se duhen hetuar listat e përpiluara ku dalin emrat e Ramës dhe të Bashës.
Pra, në sitën e PD-së, në diskutimet e tyre nesër në Kuvend do të kalojë edhe Lulzim Basha.
Sipas Berishës, shqiptarët do të mësojnë nesër të vërtetën dhe se faktet do të shpalosen në parlament për lidhjet që ka kryeministri Rama me McGonigalin.
“Debati i nesërm ka një interes të jashtëzakonshëm kombëtar dhe ndërkombëtar, ndaj dhe ne do të bëjmë gjithçka që ta pasurojmë me çdo element të Edi Ramës dhe McGonigalit në Shqipëri.
Duhet të hetojmë për fitimet direkte të këtij grupi mafioz, me veprimtarinë e tyre mafioze në Tiranë. Duhet hetuar listat e përpiluara dhe shpërndara në të cilat dalin qartë emrat e Edi Ramës, Lulzim Bashës etj.
Pra afera është e pashembullt, kalon nga afera e lobimit për asgjësimin e opozitës, te lobimi kundër kompanive ruse, për kompani të tjera po ruse.
Se njerëzit kujtojnë se kur dëgjojnë se ai kërkoi që të mos i jepej Yurimex apo si quhej kompania austriake, në pamje të parë austriake sepse ishte Gazprom i Beogradit dhe Vjenës, në një kohë kur lobimi u bë për një kompani tjetër me aksionerë Duçkën, Nezën etj., që rridhte direkt nga Gazprom dhe ndofta, nuk mund të them, me investime edhe të Deripaskës.
Është shumë e rëndësishme që shqiptarët të mësojnë nesër të vërtetën. Edi Rama mashtroi shqiptarët. Mori në mbrojtje të hapur McGonigalin, ai tha që bënte punën e FBI-së këtu në Tiranë te priste gjobat, nuk tha kështu në mënyrë tekstuale, po çfarë bënte ai në restorantet e Tiranës, pyetjes së gazetarit.
Po ajo ishte puna e FBI-së. Pra, puna për të prerë gjoba. Dhe u shpreh se ai nuk ka prerë gjoba, nuk është takuar me biznesmenë, pra u shndërrua në një avokat të tij me moton mos më shit, se nuk po të shes. Të dy do të marrin dënimin, ai nga vendi i tij, Edi Ramën e pret i njëjti dënim në Shqipëri.
Ndaj dhe ka rëndësi që nesër kur sytë e veshët e mbarë shqiptarëve janë drejtuar në parlament ne nuk duhet t'i zhgënjejmë, përkundrazi duhet të hedhim dritë, të ndriçojmë me fjalimet tona, me fakte këtë veprimtari që tejkalon çdo gjë tjetër të kësaj natyre këtë shekull. Ky është ‘Uatergate’ i shekullit të XXI-të”, është shprehur Berisha./CNA.al
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dalje ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një konference ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë nga selia e P...
Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar bashkie të...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është parë duke hyrë ...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, pas mbledhjes së q...
Nesër në Kuvend do të mbahet mocioni me debat me kryeminis...
Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, gj...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Be...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar çështjen ÇEZ-DIA, për të...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, gjatë një ...
Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, në një deklaratë për...
ÇEZ-DIA është një aferë korruptive, sipas gazetares Klodia...
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar për ngja...
Kandidati për Bashkinë e Elbasanit, Luçjano Boçi, ka publi...
Kryeministri, Edi Rama ka përshëndetur qytetarët me pamje ...
Deputetja Monika Kryemadhi ka mburrur bashkëshortin e ...
Brisida Shehaj, Koordinatorja e luftës kundër krimit dhe k...
Kryedemokrati Sali Berisha ka dhënë porositë qytetarëve pë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...