web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Je miku i Edi Ramës”/ Arben Ahmetaj përplaset "live" me Baton Haxhiun

28 Shkurt 2025, 10:54, Politikë CNA

“Je miku i Edi Ramës”/ Arben Ahmetaj përplaset

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është përplasur me gazetarin Baton Haxhiu, gjatë ndërhyrjes se tij "live" në emisionin “Çim Peka Live”, gjatë diskutimit të zhvilluar në emision.

Ahmetaj iu përgjigj Baton Haxhiut lidhur me deklaratat e tij se ish-numri dy i qeverisë është pyetur nga SPAK-u para se të shkarkohej nga kryeministri Edi Rama.

Ahmetaj i tha Haxhiut se nuk duhet të gënjejë, edhe pse është miku i kryeministrit Rama, pasi sipas Ahmetajt ai nuk është pyetur asnjëherë nga një njeri deri ditën e qershorit të vitit 2023.

Ahmetaj akuzoi Baton Haxhiun duke thënë se ai është i paguar nga inceneratorët dhe se pa Ramën “ngelet pa bukë”.

 

“Mua nuk më ka pyetur asnjë njeri deri ditën e qershorit të 2023-shit. E dyta, gjërat ndodhën në mënyrë simbolike dhe ditën që ka ikur Ilir Meta, më ka shkarkuar dhe i dridhej dora dhe zëri i kreut të organizatës se donte të më bënte simbolikë, iku Meta, iku dhe ky që i ka dhënë dosjen”, tha Ahmetaj.

 “Lëri këto se ti pa Ramën ngelesh pa bukë…”, tha Ahmetaj ndër të tjera.

Ahmetaj: Batoni po ta ketë mik vërtetë Ramën, ai do t'i ketë thënë që fatkeqësisht Ahemtaj nuk ka qenë pjesë e inceneratorit të Elbasanit dhe të Fierit.

Haxhiu: Herën e fundit nuk ke qenë tërësisht i sinqertë…Nuk kam ndërmend të flas më shumë seç duhet… mbylle këtë histori!

Ahmetaj: Lëri këto se ti pa Ramën ngelesh pa bukë.

Haxhiu: Nuk e pranoj unë këtë që ngelem pa bukë.

Ahmetaj: Unë para Ramës kam qenë me bukë dhe tani më la Rama pa bukë se më bllokoi ato që kisha me djersë… Ti je paguar nga inceneratorët.

Haxhiu: Mos gënje se nuk jam paguar nga inceneratorët…

Ahmetaj: Të lutem mos më hap barkun…

Haxhiu: Mos gënje se nuk kam marrë lekë nga inceneratorët…

Ahmetaj: Mua nuk më ka pyetur asnjë njeri deri ditën e qershorit 2023. E dyta gjërat ndodhën në mënyrë simbolike dhe ditën që ka ikur Ilir Meta, më ka shkarkuar dhe i dridhej dora dhe zëri kreut të organizatës se donte të më bënte simbolikë, iku Meta, iku dhe ky që i ka dhënë dosjen.

Kur mori vesh që unë nuk isha i akuzuar qoftë në dosjen e Fierit dhe të Elbasanit që po shkonim në gjykatë, futi mercenarët median 'Top-Channel' me plaçkitësen dhe Erionin…dhe bëri atë që bëri. Jo! I ka bërë të gjitha të qëllimshme. Nuk ka kryeministër në botën demokratike që të thotë që po të isha unë gjykatës dhe prokuror do ta kishte më keq. Ditën pas disa orësh SPAK e ka marrë peng Eriolën dhe e ka çuar për kontroll, e ka marrë peng pa leje. Të lutem kur të zësh emrin tim në gojë mos gënje. Mbro Ramën se ashtu e ke punën…

Çfarë diskutoni për reformën në drejtësi. Praktikisht Shqipërisë i është shëmtuar surrati nga korruptimi i kryekundërzbuluesit të FBI së Nju Jorkut",-u tha në emision./CNA 

 

 





Lajmet e fundit nga