Shqipëria në Kongresin Amerikan/ Zhulali: Përmendet për lidhje korruptive, për ndikimin e Sorosit në Shqipëri dhe për goditjen e Berishës
Drejtuesja e Departamentit të Politikës së Jashtme në PD, ...

Shoqata e Të Zgjedhurve Vendorë me anë të një statusi në rrjetet sociale, shprehet se procesi i unifikimit të shoqatave të bashkive në Shqipëri ka marrë një kthesë shqetësuese. Kjo, shprehen ata, rrezikon përfaqësimin demokratik në pushtetin vendor.
Në njoftimin e shoqatës thuhet se Rrjeti i Shoqatave të Pushtetit Lokal të Evropës Juglindore (NALAS) ka zgjedhur të punojë vetëm me shoqatën e krijuar nga mazhoranca. Shoqata e Të Zgjedhurve Vendorë thotë se ka kërkuar të anëtarësohet në NALAS, por deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Njoftimi i plotë
Manipulimi i Unifikimit të Shoqatave të Bashkive në Shqipëri: Një Loje e Rrezikshme për Demokracinë Lokale
Procesi i unifikimit të shoqatave të bashkive në Shqipëri ka marrë një kthesë shqetësuese, duke rrezikuar thelbin e përfaqësimit demokratik në pushtetin vendor. Shoqata për Autonomi Vendore që
ndryshoi emrin ne Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë, përfaqësohet vetëm nga bashkitë e drejtuara nga mazhoranca e partisë socialiste, e drejtuar nga Erion Veliaj, pretendon të përfaqësojë të gjitha njësitë vendore, pavarësisht se bashkitë e opozitës kanë themeluar Shoqatën e të Zgjedhurve Vendorë si një organizatë e veçantë, e drejtuar nga Fisnik Qosja.
Një nga aktorët kyç në këtë proces, Rrjeti i Shoqatave të Pushtetit Lokal të Evropës Juglindore (NALAS), ka vite që përfiton fonde nga Ambasada Zvicerane në Tiranë por jo vetëm, për të ndërmjetësuar dhe për të lehtësuar unifikimin e shoqatave të bashkive në Shqipëri. Por deri më tani, ky unifikim nuk ka ndodhur realisht. Përkundrazi, në vend që të angazhohet në dialog gjithëpërfshirës, NALAS ka zgjedhur të njohë dhe të punojë vetëm me shoqatën e krijuar nga mazhoranca, duke e lënë jashtë përfaqësimin opozitar dhe duke krijuar një realitet të rremë, sikur në Shqipëri ekziston vetëm një shoqatë bashkish.
Kjo qasje është një cënim i rëndë i demokracisë lokale, duke përjashtuar një pjesë të madhe të zgjedhurve vendorë nga mundësitë për të përfaqësuar interesat e tyre në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë, e krijuar nga përfaqësuesit opozitarë, ka kërkuar të anëtarësohet në NALAS, por deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje, një fakt që tregon hapur anshmërinë e këtij rrjeti.
Dështimi i një projekti të financuar për unifikimin e shoqatave
Fakti që NALAS vazhdon të përfitojë fonde për një proces që realisht nuk po ndodh, ngre pikëpyetje të mëdha mbi integritetin e këtij rrjeti dhe të donatorëve që e mbështesin. Nëse qëllimi i projektit ishte unifikimi, pse ky objektiv nuk është arritur? Dhe nëse realisht ai nuk është arritur, pse NALAS vazhdon të përfitojë fonde për një proces të dështuar? Sa moral ka Nalas të punojë në shqipëri për projektet tjera të financuara nga delegacioni bashkimit evropian në
kusht të tilla që vetem ka sjell përçcarje mes bashkive dhe përfaqësuesve të tyre?
Ky është një shembull tipik i manipulimit burokratik dhe të fondeve të huaja, ku organizatat ndërkombëtare - Nalas përdorin justifikime për të vazhduar projektet e tyre, pavarësisht se nuk kanë dhënë rezultatet e pritshme. Në këtë rast, jo vetëm që fondet nuk kanë arritur objektivin e tyre, por kanë përkeqësuar situatën, duke e thelluar ndarjen në vend që ta ulnin atë.
Njëanshmëria e rrezikshme e NALAS dhe efektet e saj
Përfshirja e një organizate si NALAS në favor të njërës palë politike nuk është vetëm një çështje teknike apo procedurale, por ka pasoja të rënda për demokracinë vendore dhe për besimin në institucionet ndërkombëtare që financojnë këto iniciativa.
Duke zgjedhur të njohë vetëm një shoqatë dhe duke injoruar përfaqësimin e opozitës, NALAS po krijon një precedent të rrezikshëm, ku organizatat ndërkombëtare që supozohet të jenë të paanshme përfshihen në lojëra politike, duke mbështet maxjorancën në vend që të mbështesin realisht demokracinë dhe bashkëpunimin institucional.
Kjo situatë gjithashtu dëmton reputacionin e ambasadës zvicerane, e cila ka mbështetur këtë projekt me idenë e unifikimit të shoqatave, por që tani duket se ka financuar një proces që në vend të bashkimit, ka nxitur ndarjen.
Nëse ky proces do të vazhdojë në këtë mënyrë, atëherë lind një pyetje thelbësore: A është NALAS duke mbrojtur realisht demokracinë vendore, apo thjesht duke ndjekur interesa të saj për projekte dhe zyren e saj në Tiranë dhe të qeverisë?
Një përgjigje demokratike është e nevojshme
Nuk mund të ketë një përfaqësim të vërtetë vendor pa një përfshirje të të gjithë aktorëve. Çdo manipulim për të krijuar idenë e një unifikimi të rremë duhet të marrë përgjigje demokratike dhe të ekspozohet për publikun dhe komunitetin ndërkombëtar. Nëse NALAS dhe donatorët e saj nuk ndryshojnë qasje, atëherë ata duhet të mbajnë përgjegjësi për dëmin që po i bëjnë demokracisë lokale në Shqipëri.
Demokracia lokale nuk mund të jetë ekskluzive dhe e njëanshme. Të gjithë të zgjedhurit vendorë duhet të kenë të njëjtën mundësi për të përfaqësuar interesat e tyre – dhe kjo nuk mund të bëhet përmes manipulimeve dhe përjashtimeve./ CNA
Drejtuesja e Departamentit të Politikës së Jashtme në PD, ...
Kryeministri Edi Rama në një takim me asambletë në Tiranë ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka kërkuar...
Anëtarja e Partisë Demokratike, Jola Hysaj, me anë të një ...
Kuvendi ka miratuar sot me 76 vota pro zgjatjen e afatit t...
Kryeministri Rama njoftoi dje “fitoren” e madhe të Tho...
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçolla...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dërguar një audiom...
Gjykata e Lartë rrëzoi sot rekursin e deputetes Monika Kry...
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e bërë nga kreu i PL-së, I...
Kryeministri Edi Rama ka marrë sërish në mbrojtje rektorin...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të fitojë sër...
Sot në Kuvendin e Shqipërisë u zhvillua seanca pleanare e ...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, Prokurori i Përgjithshëm, Ol...
Mediat e pushtetit, të cilat i mbajnë ison kryeministr...
PD ka sjellë sot në Kuvend çështjen e rektorit të UBT-së, ...
Skandali me Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe rektorin...
Deputeti i Partisë Socialiste, Niko Peleshi, tha sot se op...
Sot është kallëzuar në SPAK kryebashkiaku socialist Gledia...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulan...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...