Amnistia fiskale/ Tabaku: Shqipëria ka nevojë për investime të forta
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka krit...

Presidenti Ilir Meta u prit sot në një takim pune nga Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.
Meta vlerësoi marrëdhëniet mes vendeve dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Pahor dhe Sllovenia i kanë dhënë Shqipërisë, në kuadrin e procesit të integrimit europian.
Kreu i Shtetit deklaroi se mbështetet shumë te Sllovenia dhe shpreson që në të ardhmen Samiti i ardhshëm i Brdo-Brijunit të mbahet në Slloveni, pasi pretendon se do t’i japë një shtysë të re zgjerimit të BE.
“Ne ramë dakord plotësisht se duhet të vazhdojmë të bëjmë më të mirën. Të vazhdojmë me kryerjen e reformave tona të brendshme, të tregojmë më tepër rezultate, të japim më shumë. Shprehëm gjithashtu bindjen se edhe Bashkimi Europian do ta kuptojë më mirë rëndësinë gjeo-politike të Ballkanit Perëndimor për BE-në dhe Europën, në veçanti në ditët e sotme.
Kjo është arsyeja përse zgjerimi duhet të vazhdojë. Kjo është arsyeja përse kjo duhet të konkretizohet. Kjo është arsyeja përse Presidenti Pahor dhe Sllovenia përkrahin fort hapjen e negociatave të antarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhënien e statusit të vendit kandidat Bosnjës dhe Hercegovinës, liberalizimin e regjimit të vizave për Kosovën.
Po ashtu, kjo është arsyeja përse ne e vlerësuam vendimin e fundit të BE-së për t’i dhënë statusin e vendit kandidat Ukrainës dhe Moldavisë, sepse është thelbësore që t’i tregohet mbarë botës dhe në veçanti të gjitha vendeve të kontinentit tonë se zgjerimi po vazhdon, se zgjerimi po përparon dhe se këto reforma që po ndërmarrim me qëllim përafrimin ndaj Bashkimit Europian, do të vazhdojnë të luajnë rolin e forcës shtytëse për shoqëritë tona, të cilat jo vetëm do të ndihmojnë vendet tona që të përmirësojnë standardet e demokracisë, sundimit të shtetit të së drejtës, të ekonomisë si dhe standardet shoqërore, por që gjithashtu të përforcojnë qëndrueshmërinë dhe paqen në rajonin tonë dhe në kontinentin tonë.
Mbështetemi shumë te Sllovenia edhe në të ardhmen dhe shpresoj e uroj që Samiti i ardhshëm i Brdo-Brijunit që do të mbahet këtu, do t’i japë një shtysë të re zgjerimit të Bashkimit Europian dhe aspiratave të vendeve tona për një të ardhme europiane!”, theksoi Meta./ B.A. – CNA.al
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka krit...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar për skemën e ev...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka thumb...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe “Baba...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, sot ka zhvilluar nj...
Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi P...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi në një deklaratë për...
Një tjetër studente ka folur nga selia e PD, tashmë e hapu...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë sot në një ko...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka dalë në një ko...
Nënkryetari I LSI-së, Petrit Vasili, ka drejtuar një sërë ...
Kryeministri Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me përfaq...
Kryeministri Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me përfaq...
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se Partia Demokratik...
Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka zbuluar mbrëmj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar një foto të...
Partia Demokratike sot nuk ka asnjë lidhje dhe nuk kra...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka hequr nga vet...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka bërë një thirr...
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar do t’i bashkohet protest...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...