Foto-Rama nervoz me Ulsi Manjën, Gjiknuri bën sehir/ Socialistët, para takimit të thirrur nga kryeministri
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama mblodhi kabinetin q...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për media tha se shqiptarët u varfëruan në vitin 2022.
Sipas tij Rama ka dhënë vetëm 8 miliardë lekë për shqiptarët dhe nga ana tjetër ka mbledhur 520 milionë dollarë në buxhet nga rritja e çmimeve.
Më tej Meta ka thënë se pakoja mbështetëse është minimale.
“Grabitjet kanë qenë rreth 1 miliard euro, shitjet, qiratë dhe koncesionet janë të parat për dëmin më të madh”, tha Meta.
Deklarata e plotë:
Pilulë elektorale pa impakt real në zbutjen e krizës së çmimeve dhe kostos së jetesës.
Qeveria vendosi të ndajë 8 miliardë lekë ose më pak se 80 milionë dollarë për pensionistët dhe familjet në nevojë, edhe pse si pasojë e inflacionit të lartë, në 11 muaj arkëtoi 520 milionë USD.
Ndërkohë që Rama trumbeton me të madhe “Pakon e Madhe” me 80 milion euro, sipas raportit të KLSH shpërdorimi dhe grabitja e taksave të shqiptarëve, kalon shifrën 1 miliardë euro, vetëm për periudhën janar-nëntor 2022. Shitjet, qiratë dhe koncesionet janë të parat sa i përket dëmit më të madh që i kanë shkaktuar Buxhetit të Shtetit.
1 miliard euro abuzime, fonde të mjaftueshme për t’u përdorur për mijëra familje që vuajnë rritjen e çmimeve të ushqimeve, për ndërtimin e shkollave dhe dhënien fund të mësimit me turne, për rritjen e pagave të pedagogëve, ndihmë për studentët etj.
Stabiliteti financiar i vendit është më i tronditur se kurrë dhe Borxhi Publik ka kaluar 100% dhe shqiptarët kanë hyrë në borxh që të vjedhë Edi Rama dhe Qeveria dhe jo për të sjellë zhvillim pasi borxhi përdoret për të larë borxhe. (Shembulli se për 100 euro).
Në vitin 2013 borxhi publik ka qenë 62.4%, ndërsa sot, është 107%. Nëse Maqedonia e Veriut e shlyen borxhin e saj me 1 vit eksporte, në Shqipëri nevojiten 13 vite eksporte, sepse ky merr borxhe për të shlyer borxhe, që ky të fluturojë në luks dhe shqiptarët zhyten në mjerim.
Ndërkohë që për 695 mijë pensionistë në mbarë vendin Qeveria vendosi të ndajë 8 mijë lekë shpërblim, të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se më datën 27 dhjetor 2022, brenda një dite, Edi Rama ka kaluar në llogaritë e një grushti oligarkësh (kompani ndërtimi dhe honorare) rreth 100 milion euro.
Rama u ndan pensionistëve nga 8 mijë lekë shpërblim në vit, vetëm disa bukë në muaj që nuk mjaftojnë as për mbijetesë.
Në mbledhjen e datës 12 dhjetor 2022, Qeveria ka miratuar 36 vendime për shtesë fondi në procesin e rindërtimit, sikur tërmeti ka rënë në këtë datë dhe jo në 2019. Me këto 36 vendime brenda 1 dite, Qeveria ka shtuar 158 milionë euro për klientët ndërtues që po bëjnë rindërtimin e banesave, të cilat do t’i administrojnë e shpërndajnë pa tenderë kryetarët e bashkive, si gjoja financime emergjence.
Ndërkohë që ndahen këto fonde për rindërtimin e banesave, muajin e kaluar (dhjetor 2022) Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkoi qeverisë shqiptare “të zbatojë menjëherë” masa për transparencë dhe llogaridhënie për fondet e emergjencave të tërmetit dhe pandemisë.
55% e fondit të investimeve u shpërnda vetëm për muajin dhjetor me akt normativ duke marrë dhe rreth 20 milion dollarë nga fondi i rezistencës sociale, për t’ja u çuar klientëve të vet.
Në total gati 258 milion euro për një grusht oligarkësh si “shpërblim” për Vitin e Ri dhe 80 milion euro për 1 milion shqiptarë./CNA.al
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama mblodhi kabinetin q...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shkuar në selinë b...
Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga takimi 40-min...
Aktivistja Evi Kokalari, ka komentuar një regjistrim të 32...
Sot kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me dre...
Pas takimit me presidentin Bajram Begaj, kryeministri Edi ...
Kryeministri Edi Rama ka zbritur në Presidencë mëngjesin e...
Kryeministri Edi Rama, e ka nisur ditën me një lajm, lidhu...
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” u publikua një...
Vetëm pak minuta më parë ka përfunduar takimi i kryeminist...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi pohon se as...
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi...
Me rastin e 32 vjetorit të numrit të parë të gazetës “...
Prej disa kohësh, deputeti i PS-së, Erion Braçe është ...
Kryeminstri Edi Rama ka publikuar statistikat e vaksin...
Kryeministri Edi Rama po publikon me radhë vendimet apo in...
Gerti Bogdani, i cili garoi në Primare si kandidat i i...
Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe kandidati për ba...
Kryeministri Edi Rama ndodhet prej disa orësh në një takim...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...