Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” u publikua një regjistrim i 4 Janarit të vitit 1991, ku bisedojnë Sali Berisha, Edi Rama dhe Azem Hajdari.
Në rrethana të cilat janë ende të paqarta, Rama, Berisha dhe Hajdari janë takuar në studion e piktorit Ramadan Karanxha.
Prezent në atë moment ka qenë edhe piktori Sali Shijaku, ndërsa dialogu mes tyre është regjistruar nga një magnetofon që Karanxha ka patur në studio.
Biseda Sali Berisha-Azem Hajdari- Edi Rama:
Sali Berisha: Skandal! Shiko ne po përpiqemi me qejf, të moderuar që të mos kemi përgjegjësi për këtë…po të jetë për përgjegjësinë le ta mbajnë këta.
Edi Rama: Ta mbajë le ta mbajnë, një gjë po ju them, kjo që po bëhet nuk bëhet për frikë, po bëhet për tolerancë, nuk po bëhet për frikë, nëse këta tolerancën e marrin për frikë, bjeruni.
Sali Berisha: Ouu! Bravo! Shumë të drejtë ke!
Azem Hajdari. Në rast se gazeta nesër në ora 8:00 nuk del, e gjithë Tirana e di, do dalim, do rrimë aty…
Edi Rama: Pse merr elementin më asocial, pse thua se prek njeri Enver Hoxhën, pse ka frikë ë, unë se bëj se jam tolerant karshi njerëzve, nuk dua të plasi, jam tolerant karshi teje, se dua të të shpëtoj ty. ( I referohen Ramiz Alisë).

Sali Berisha: Jo se s’ka ai ( sërish i referohen Ramizit ) mbi shpatulla , se se dimë ne se ça ka ai mbi shpatulla, për mua më gafa më e madhe në histori ka qenë kjo; ky që në fillim t’i thoshte popullit shikoni, Enver Hoxha, ka dy momentet, një moment histori ju them 1, 2. Sa ka për historinë ato do i bëjnë historianët, por kulti i tij, përtokë! Trashëgimia e tij njihet apo jo?! Ta kishte bërë me kohë do kishte qenë më mirë, por e the bukur (i referohet fjalisë së Ramës ), jo se s’i njohin, edhe fëmija i njeh ato, por kjo po bëhet për tolerancë.
Edi Rama: Kjo po bëhet për diplomaci, ti ma merr për frikë.
Sali Berisha: Po bëhet diplomaci për çështje kombëtare.
Edi Rama: Bile përkundrazi, e parë gjë që ai duhet t’ju dijë për nder është kjo, këtë duhet t’jua dijë për nder, për këtë duhet t’jua japi e t’ju thotë faleminderit. Jo fare-fare atje, e në fund fare të vijë edhe atje, e ti shkojnë kështu…
Sali Berisha: Tani, nëse pengojnë gazetën… Ja tani në gazetë të bëjmë proklamatë, “ftoj popullin në rrugë e në miting!”
Azem Hajdari: Që sonte ta shpërndajmë gazetën. Nga fundi i Tiranës deri në fillim.

Sali Berisha : Në rast se na pengojnë…
Edi Rama: Kur duhet të dalë gazeta?
Berisha dhe Hajdari: Nesër duhet të dalë.
Sali Berisha: Ja sa më erdhi njeri, se dini ju, nga shtypshkronja dhe thotë që punëtoret thonë që ne se bëjmë. Kanë fut informator. Thonë qe kanë bërë 20 mijë informatorë kanë shpërndarë pas ngjarjeve të ambasadave.
Edi Rama: O profesor shiko tani ( i drejtohet Berishës) ata kanë një armë që ne se kemi, ata kanë pacipërine, ata janë të pacipë.
Sali Berisha: Shumë e vërtetë!
Edi Rama: Ti do të bësh kulturë, ata janë te pacipë.
Sali Berisha: Absolutisht!

Edi Rama: Ai thotë shyqyr, e bën budallain, deri në fund s’ka turp!
Azem Hajdari: Unë…
Edi Rama: Po sikur ta marrim fjalimin e atij ta zbërthejmë, si qenka kjo pa lidhje, si na ndodhi kjo punë kështu?
Sali Berisha: Jo shiko këtu, e po na nxorën pengesa, do të jemi ultimatik!
Azem Hajdari: Unë…do dal te sheshi te Skënderbeu, dhe me pushkë le të na vrasin. Me ça të duan, ne kena dal me vdek, ne në çdo miting që shkoj, shkoj mos me u kthy ma. Shqipërinë ta marri kush të dojë ai qe jep… Por ama një gjë ta dini, ata s’na ndalojnë dot, e po luftojmë për të vendos kulturë demokratike në Shqipëri, po luftojmë për çështjen e Shqiptarisë e jo siç thotë Enver Hoxha për 40 vjetorin e Konferencës të Pezës; “Para nesh shtrohet çështja e pushtetit, do e marrim ne apo ata, e morëm ne, na lumt”, ne jo, ne s’kena punë pushteti.
Edi Rama: Jo mo jo, lufte për pushtet është.
Azem Hajdari: Bie fjala, jo prit, pushtet në interes të Shqiptarisë…
Edi Rama: Luftë për pushtet është. Çfarë është ajo?! Pushteti, s’diskutohet ajo punë! Nuk meriton ai njeri. Ta thashë që fillim, nuk meriton ai njeri, mos ja përmendni emrin më.
Sali Berisha: Kush ja përmend emrin atij, në asnjë miting, jo, vetëm në mitingun themelues, në asnjë miting tjetër si është përmend më emri.
Azem Hajdari: Me dëgju në mitingun e Shkodrës…
Edi Rama: Del thotë aty pa pikë turpi, thotë që janë disa njerëz që kanë programe…
Azem Hajdari: Në Shkoder i thashë unë…
Edi Rama: S’ka kuptim!
Sali Berisha: Në asnjë mënyrë s’ka kuptim, e di kur kishte kuptim, do kishte po të thoshte, “popull është ba ça është ba ( bërë), këto janë gabimet e bame, si politikan me eksperiencë që jam, shkëputem nga funksioni që kam, a po më pranoni të kontribuoj, për të dhënë një mundësi…”

Edi Rama: Kush mor..kush me e bo?!
Azem Hajdari: Ai ftoi gjithë komunistët shqiptar në konferencë, dhe ia thashë në Shkodër e ka ba për udhëheqjen.
Sali Berisha: Të gjithë të thonë, jemi fajtorë!
Edi Rama: Një gjë tjetër, ti thu kanë bo gabim, ai s’thotë asnjëherë që ka bo një gabim, unë s’di të ketë përmend ndonjë gabim ai.
Azem Hajdari: Por prapë e ruajti në Kushtetutë… Burokratizmin nuk e lufton dot, burokratizmin e mesëm nuk e lufton dot, me brigadiera , ne luftojmë funksionarët e lartë me ato qe kanë spekullu… do ti ruajë këto gjana, nëse e lufton shume burokratizmin shoqëria shkatërrohet.
Edi Rama: Unë imagjinoj vetëm një gjë, si bëhen ata kur shohin ato mitingje në televizor, vetëm këtë imagjinoj. Si behën ata kur shohin ato turma që ngrenë duart, këtë më thuaj.
Sali Berisha: Shiko ça bëjnë ata. Për shkak të një sëmundje, nuk dilja dot, nuk muj, e në Kavajë mu desh me dal në miting, nga dashuria dola, mezi dola, kur dola me të vërtetë me merreshim këmbët,të them të drejtën, ça banë kta , këto kanë hap llafin në gjitha degët e brëndshme se kam qënë i dehur në Kavajë dhe i janë marr këmbët.
Azem Hajdari: E di e vërtetë mezi dalim nga mitingu . A di si dalim nga mitingu të them unë si dalim, duhet me zbrit poshtë e me lujt lojën e mitingut, të merr turma të hyp lart, ngre duart lart e të përcjell dy mijë metër në shpinë, mua dje në Shkodër më morën e më përcollën, në Elbasan të njëjtën gjë…
Edi Rama: Këta e duan vetëm me forcë, vetëm forcë duan këta asgjë tjetër.
Sali Shijak: Duhet të futen në parlament 25-30% në Parlament.
Azem Hajdari: Me 10 shkurt thua ti? Nuk shkojmë fare.
Sali Shijaku: Edhe 4 vjet e dominon ai, me këtë përbërje, me këtë fshatarësi se gjithë propagandën e kanë në dorë partia punës, pra 25deri 30 % po mundet me fut.
Sali Berisha: Shikoni tani ky 10 ditësh është deciziv, ti futemi përveç fshatit këto 10 ditë sa të mundemi me ba.
Edi Rama: Po këtej s’do shkoni, Tepelena, Gjirokastra.
Sali Berisha: Tepelenën e kemi mirë…
Edi Rama: Po Gjirokastrën?
Azem Hajdari: O Sali po do shkojmë na kërkon dhe baza…
Sali Berisha: Tepelenë dhe Sarandë, një herë pastaj Gjirokastër… Shiko Pogradeci është shumë i revoltuar se pse shkuem në Korçë e nuk shkuem ne Pogradec. Shiko si është puna ata kërkojnë këtë atyre, se provinca është province gjithmonë, ata e dinë qe u legalizue por se besojnë qe e legalizuam…
Sali Shijaku: Ata kanë jetu në bajga të lopës e thonë “rroftë Ramiz Alia” nuk dinë gjë ata fare.
Sali Berisha: Shkodrën e terrorrizuan ata.
Edi Rama : Nuk pyet Shkodra jo, shkodranët s’pyesin.
Sali Shijaku: Të organizohet, merr çuna të rinj, të paguajnë të gjithë anëtarët, të mblidhni fonde, a i keni kërku, i regjistroni, a i jepni ato letrat?
Sali Berisha: Te gjitha llogaritë kush don me ndihmu, aty?
Sali Shijaku: Këto të hidhen në fonde për agjetacion dhe propagandë.
Edi Rama : O profesor ( i drejtohet Berishës) po Partinë e Punës s’do e sulmoni direkt me emër, burokratët, burokratët, po Partinë e Punës direkt me emër?
Azem Hajdari: Në miting…
Edi Rama: Në miting ee… Direkt me emër Partia e Punës, edhe partia në pushtet, s’ka rëndësi.
Azem Hajdari: Me emër me emër direkt.
Sali Berisha: Edhe dje… me emër, bile thashë “siç ishte parimi i Enver Hoxhës me hangër bar”, e thashë direkt me emër.
Edi Rama: Ueee!
Azem Hajdari: Po edhe dje thashë ai ka pas kult individi dhe kanë tërë jetën vetëm…
Sali Berisha: Dhe na pengojnë, çfarë të bësh vetëm me një makinë, ku të shkosh më parë tani ne na duhen 5 makina, 10 makina minimumi. A kupto? Për t’u shpërnda.
Azem Hajdari: Që të shpërndahen parullat… ça mendimi keni? Mendimi është…që është i prerë të mblidhemi të rrimë aty, meqë është dhe dëshira popullit aty të rrimë derisa të mblidhet kuvendi popullor, mblidhemi te shpia jeme, s’ka njeri me ardh aty.
Sali Berisha: Shiko , dakord jam me ty por është presidiumi apo kuvendi e ka këtë në dorë?
Azem Hajdari: Po presidiumi e ka.
Sali Berisha: Presidiumi është një organ aq konservator e regresiv sa që se imagjinoni dot.
Azem Hajdari: Do presim aty deri kur të vijmë organizatat e partisë, ushtri aty të vijnë të jepet urdhri, të vijnë përfaqësuesit.
Edi Rama: Po ta bësh në…. mund të jetë e rrezikshme, por nëse behet mitingu plot , kush do vijë të ndërhyjë po të jenë 80 mijë vetë, kush do vijë, me 80 mijë vetë këtu nuk lëvizim, kush do vijë të prishi punë?! Këtu nuk lëvizim, po ta marrin vesh është frikë pastaj. Ndërhyjnë po ta marrin vesh para, aty është frikë.
Azem Hajdari: Aty do jemi!
Edi Rama: Pas mitingut pastaj…
Azem Hajdari: Shefi Policisë Tiranë ka deklaruar që jap dorëheqjen nga Partia Punës, shefi policisë.
Sali Berisha: Po, po ka dhanë intervistë, po, po.
Edi Rama: Pash Zotin!
Vetëm pak minuta më parë ka përfunduar takimi i kryeminist...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi pohon se as...
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi...
Me rastin e 32 vjetorit të numrit të parë të gazetës “...
Prej disa kohësh, deputeti i PS-së, Erion Braçe është ...
Kryeminstri Edi Rama ka publikuar statistikat e vaksin...
Kryeministri Edi Rama po publikon me radhë vendimet apo in...
Gerti Bogdani, i cili garoi në Primare si kandidat i i...
Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe kandidati për ba...
Kryeministri Edi Rama ndodhet prej disa orësh në një takim...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot kabinetin qeve...
Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri, ka reaguar pas lë...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka inspektuar punimet në rrugën...
Kabineti qeveritar është zhvendosur sot në “Vilën 31”, në ...
Viti 2023 ka nisur për kabinetin qeveritar. Kryeministri ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka risje...
“Bashkia Tiranë ka monopolizuar gjithë pushtetet në duart ...
Lista e "non gratave" për politikanët shqiptarë është shtu...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...