Fëmijët në protestë/ Noka: Vendimet korruptive të qeverisë do të rëndojnë mbi shpatullat e tyre
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar m...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër këtë të diel ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, që ndër të tjera etiketoi sot qytetarët që protestojnë ditët e fundit si delirantë.
Sipas Berishës, Rama nuk e përdori daljen e tij publike për të sqaruar shqetësimet që lidhen me investimin e planifikuar në Zvërnec, por për të kërcënuar, përçmuar dhe sulmuar mijëra qytetarë që po kërkojnë dorëheqjen e tij.
Mesazhi i plotë:
Edi Rama përdori sot monologun e radhës të tij të së dielës, për të sulmuar, kërcënuar, përçmuar, dhjetëra mijëra qytetarë që prej një jave protestojnë në protestat më të fuqishme kundër Edi Ramës, kërkojnë dorëheqjen e tij, kërkojnë anulimin e vendimeve të tij të cilat janë një kërcënim madhor për mjedisin në Shqipëri dhe prishin përfundimisht klimën e investimeve në vend.
Ai prapë u përpoq t'i akuzojë fuqi të huaja, na rikujtoi kohërat e zeza të diktaturës kur e gjithë bota paraqitej kundër nesh. Shpiku armiq imagjinarë dhe u përpoq të argumentojë luftën hibride kundër Shqipërisë.
E vërteta është se këto protesta kanë në themel, para së gjithash dhe mbi të gjitha, veprimet me zero transparencë të Edi Ramës dhe qeverisë së tij në investimet në Zvërnec.
Them me zero transparencë sepse përveç shifrave, disa miliardësh investime, ai nuk mori përsipër kurrë të bëjë transparencën më të vogël për çështjen e pronësisë, për çështjen e mjedisit, për detyrimet që rrjedhin në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian në përputhje me direktivën ‘Natura 2000’ të Komisionit Europian.
Në monologun e tij nuk tha një fjalë të vetme, sepse Edi Rama firmosi lejen e zhvillimit në kundërshtim me ligjin, në prani të konflikteve gjyqësore midis palëve për pronën.
Nuk tha një fjalë të vetme, nëse ai në detyrim, në detyrim madhor të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian që rrjedhin nga direktiva ‘Natura 2000’ ka bërë aty një vlerësim të përshtatshëm, ka bërë aty një vlerësim strategjik, ka bërë një vlerësim mjedisor për të gjithë këtë projekt. Përkundrazi, u tha mediave ndërkombëtare se nuk ekziston projekt.
Nga ana tjetër, nuk mund të miratohet kurrë leja e zhvillimit pa një projekt apo të paktën një projekt-ide.
Nuk shpjegoi çfarë direktivash ka dhënë ky për përshtatjen me peizazhin.
Nuk shpjegoi pra asgjë përveç luftës hibride, kërcënimeve dhe cinizmit ndaj protestuesve dhe mburrjes së tij se ai si omnipotent nuk pyet për asgjë.
U përpoq të mashtronte shqiptarët se paska marrë kryesinë e shoqatës së pyjeve në Europë në një kohë kur jemi vendi me pyjet më të shkatërruara dhe më të djegura, më të pambrojtura në Europë.
Të ngjallte ky një lloj si çmimi që merrnin në Meksikë për ushqimin nga dërgoi të Ramiz Alisë në një kohë që dy të tretat e popullit ishte në uri kronike.
Pra, monologu i të dielës ishte mashtrimi i radhës të dielës, por kësaj here i karakterizuar nga një cinizëm i pashembullt, arrogancë e papërmbajtur ndaj qytetarëve dhe të rinjve në protestë./CNA
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar m...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka hedhur s...
Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pak minuta më parë l...
*Drejtuar Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, E...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë të diel lidhu...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka reaguar lidhur m...
Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podcastit “...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm lidhur ...
Ish-deputeti Ben Blushi ka reaguar ashpër dhe me tone fyes...
Juristi Kreshnik Spahiu ka ndarë sot një paralajmërim mbi ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mbrëmjen e kësaj të shtunë ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot...
Kryedemokrati Sali Berisha, në një komunikim virtual me qy...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë të shtunë lid...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në 35-vjetor...
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me banorët e zonës së...
Kryeministri Edi Rama ka theksuar në takimin me banorët e ...
Kryeministri Edi Rama, në takimin me banorët e Zvërnecit, ...
Në takimin me banorët në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Thuhet se Koreja e Veriut ka arritur disa rezultate mbresë...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
I dyshuari për sulmin në Berlin Pride u qëllua dhe u vra n...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në malin Elbr...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...