web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha: Ja ku duhej të ndërtohej Aeroporti i Vlorës

6 Qershor 2026, 15:58, Politikë CNA

Berisha: Ja ku duhej të ndërtohej Aeroporti i Vlorës

Kryedemokrati Sali Berisha, në një komunikim virtual me qytetarët, u ndal këtë të shtunë edhe te çështja e Aeportit të Vlorës, teksa Gjykata e Tiranës vendosi të ngrijë situatën aktuale të kompanisë VIA sh.p.k., deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë. 

Sipas kryetarit të PD-së, kryeministri Edi Rama vendosi në mënyrë brutale ndërtimin e aeroportit, ku sipas tij, i ka dhënë një goditje fatale habitatit të shpendëve.

Berisha tha se Aeroporti i Vlorës duhetj të ndërtohej tek kthesa e Levanit, ku u gjet edhe një hapërsirë toke e papërdorur, pa prodhime dhe vend i përshtatshëm që do t’i shërbente jugut në përgjithësi.

“Dhe aeroporti i parë që kishim planifikuar ishte ai i Vlorës. Dërguam grupin e specialistëve, specialistët tanë u kthyen dhe na thanë se aty ku ka qenë aeroporti nuk mund të ndërtohet për shkak të habitateve.

Sollën propozimin që aeroporti të ndërtohej tek kthesa e Levanit, gjetën edhe tokën të papërdorur dhe që nuk kishte prodhime dhe ishte vendi më i përshtatshëm sipas tyre dhe ishim plotësisht dakord sepse ky aeroport i shërbente edhe Beratit, i shërbente edhe Gjirokastrës. I shërbente jugut në tërësi.

Të njëjtën kanë bërë këta në vitin 2017. Kanë dërguar grupin.

Dhe ne sigurisht e spostuam aeroportin, ne vendosëm ta ndërtojmë tek kthesa e Levanit.

Të gjithë të tjerët i thanë jo, aeroporti nuk ndërtohet aty, është në zonë të mbrojtur, shkatërron habitatin e flamengove dhe nuk mund të ndërtohet.

I nxorën për leckash jashtë dhe Edi Rama në mënyrë brutale vendosi ndërtimin e aeroportit, ku i ka dhënë një goditje fatale habitatit të shpendëve, të cilët nën zhurmë dhe nën uturimat e avionëve nuk mund të qëndrojnë më në atë lagunë. Prapë vazhdojmë pak më tutje në këtë mes.

Në qoftë se e vutë re ju, presidenti i Këshillit Evropian, Costa, në vizitën e tij në mënyrë direkte, të hapur u ndal tek Zvërneci, në të cilën i kujtoi Edi Ramës se duhet të respektosh direktivën e Komisionit Evropian.

Direktiva e Komisionit Evropian për peizazhin natyror është e tillë. Mund të ndërtosh duke pasur parasysh katër kushtd”,-tha Berisha./CNA

 





Lajmet e fundit nga