web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbahet nesër samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama, pjesë e liderëve që do të jenë të pranishëm

4 Qershor 2026, 18:05, Politikë CNA

Mbahet nesër samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama, pjesë e

Ditën e nesërme në Tivat të Malit të Zi do të zhvillohet samiti BE-Ballkani Perëndimor. Bëhet me dije se në samit do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Samiti bën bashkë liderët e Bashkimit Europian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke riafirmuar partneritetin strategjik dhe angazhimin e përbashkët për ecurinë e procesit të integrimit europian të rajonit.

Takimi zhvillohet gjashtë muaj pas samitit të fundit të mbajtur në Bruksel dhe do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, ndërsa do të mikpritet nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

Në Samit do të marrin pjesë gjithashtu Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, si dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.

Nën temën “Prosperiteti i Përbashkët dhe Stabiliteti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, liderët do të diskutojnë mbi ecurinë e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian, integrimin gradual të vendeve të rajonit në tregun dhe politikat e BE-së, si dhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Programi i samitit nis me ceremoninë zyrtare të mirëseardhjes të organizuar nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatovi?. Më pas do të zhvillohet seanca plenare e samitit, ku liderët do të shkëmbejnë pikëpamje mbi prioritetet e përbashkëta europiane dhe rajonale. /CNA





Lajmet e fundit nga