Protesta në Nartë/ Rama ironizon qytetarët: Makinat afër bregut, i bënë për të qarë flamingot
Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm lidhur ...

Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podcastit “Flasim”, u ndal sot te çështja e Zvërnecit.
Rama u shpreh se gjatë takimit me banorët e zonës së Zvërnecit, vuri re një ndasi të njerëzve, mes të cilëve ata që kanë interesa në zonë dhe të tjerëve, që i etiketoi si delirantë.
Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria mund bëhet një pikë referimi si asnjëherë më parë dhe si asnjëherë më pas, në rast se humbet këtë mundësi.
Sipas Ramës, projekti në Zvërnec do të bëhet, pasi siç shtoi, është një mundësi e madhe për ekonominë e vendit.
"Këtë javë shkova dhe takova banorët e zonës së Zvërnecit. Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga flamingot online si njerëz të mbledhur me zor, si njerëz të mbledhur kokërr më kokërr, si njerëz që nuk përfaqësonin komunitetin etj., ndërkohë që ata janë njerëzit që jetojnë në atë zonë. Ajo zonë nuk është një zonë e mbipopulluar. Ajo është një zonë ku ata njerëz që kanë interesa aty, që punojnë aty, që i pretendojnë pronat e tyre aty, madje aty ku do të zhvillohet projekti, që mbajnë familjet e tyre nga aktivitetet e vogla aty, nga shërbimet dhe nga puna e përditshme aty, janë ata.
Disa të tjerë e kanë sepse nuk duan që Shqipëria ta ketë këtë projekt. Janë konkurrentë, normal! Të vijnë 4 miliardë në Shqipëri dhe, me këto emra, Shqipëria bëhet një pikë referimi si asnjëherë më parë dhe si asnjëherë më pas, në rast se ne e humbim këtë mundësi.
Po, ndërkohë, mos harroni që ka një mundësi shumë të madhe që gjithë këto rrëmuja që dalin nëpër media, nëpër rrjete online, ndryshe nga çfarë është realiteti këtu, që ka një turmë në bulevard, një turmë shumë biodiverse, që nga të marrët që fusin rrethin katror dhe pastaj e quajnë rrethin katror, te lloj-lloj personazhesh që kërkojnë “like” dhe që jetojnë me “like”. Influencera që fitojnë paratë e dynjasë përmes rrjeteve sociale dhe s’paguajnë një kokërr leku, një kokërr leku taksë.
Të tjerë që janë delirantë, me flamurin të lidhur këtu në fyt dhe që e vënë qeleshen si një certifikatë pastërtie patriotike; të tjerë që janë realisht të shqetësuar, vajza dhe djem që duan të shfryjnë pakënaqësitë e tyre etj. Është një turmë normale, s’ka asnjë problem.
Mbase këtë doni. Unë nuk besoj që këtë doni, por mbase ky është edhe qëllimi, që të jetojmë vetëm me flamingot, të cilët 99.99% e atyre që i mbrojnë s’i kam parë ndonjëherë me sy. Nuk e di. Shikojeni këtë punë. Ndërkohë që projekti do të bëhet, që të jemi shumë të qartë. Projekti do të bëhet sepse është një e mirë e madhe për ekonominë tonë. Është një bekim i madh për Vlorën dhe është një kapërcim i madh epokal për Shqipërinë turistike dhe për Shqipërinë europiane”,-tha Rama./CNA
Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm lidhur ...
Ish-deputeti Ben Blushi ka reaguar ashpër dhe me tone fyes...
Juristi Kreshnik Spahiu ka ndarë sot një paralajmërim mbi ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mbrëmjen e kësaj të shtunë ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot...
Kryedemokrati Sali Berisha, në një komunikim virtual me qy...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë të shtunë lid...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në 35-vjetor...
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me banorët e zonës së...
Kryeministri Edi Rama ka theksuar në takimin me banorët e ...
Kryeministri Edi Rama, në takimin me banorët e Zvërnecit, ...
Në takimin me banorët në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me banorët...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një ta...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Ge...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka f...
Një ditë më parë protestuesit e larguan nga protesta kreun...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Thuhet se Koreja e Veriut ka arritur disa rezultate mbresë...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
I dyshuari për sulmin në Berlin Pride u qëllua dhe u vra n...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në malin Elbr...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...