web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"I paprinciptë sistemi që prodhoi Kodi Zgjedhor"/ Spahiu: Domosdoshmëri kombëtare bashkimi në një front

27 Korrik 2025, 16:29, Politikë CNA

"I paprinciptë sistemi që prodhoi Kodi Zgjedhor"/ Spahiu:

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Ekrem Spahiu ka bërë një deklaratë për mediat në lidhje me Kodin Zgjedhor dhe rezultatin e LZHK më 11 maj.

Spahiu tha se ndryshimet e miratura në Kodin Zgjedhor në korrik të 2024, kanë sjellë deformime për sistemin e demokracisë në Shqipëri.

Sa u përket zgjedhjeve të 11 majit, Spahiu u shpreh se ende dy muaj e gjysmë pas zgjedhjeve nuk ka dalë rezultati dhe zgjatja e numërimit ka sjellë lodhje të të gjtihë pjesëmarrësve në proces.

Sa i përket Kodit Zgjedhor, Spahiu tha se partitë kryesore PD dhe PS kanë marrë mandate më shumë se sa u takonin në bazë të ndryshimeve të bëra në Kodin Zgjedhor.

Deklarata e plotë

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” ka një arsye domethënëse përse e bëjmë sot këtë deklaratë për mediat. Si sot një vit më parë, më 26 korrik 2024, Kuvendi i Shqipërisë, në seancën e fundit plenare të sesionit parlamentar, pas mesnate, miratoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor me vetëm 106 vota të deputetëve të PS & PD.

Sigurisht që me këtë Kod Zgjedhor, ne dolëm të humbur në zgjedhjet e 11 majit 2025. Pikërisht për këtë humbje kemi bërë analizen, marrë përgjegjësitë tona dhe kemi marë vendimet përkatëse, por ama kemi të drejten morale për të mos heshtur se koha na dha të drejtë shumë shpejt  Arsyeja legjitime përse po vijojmë dhe do të vijojmë ta evokojmë atë moment, është se ai Kod Zgjedhor u vërtetua që prodhoi deformime të rënda për sistemin e demokracisë në Shqipëri:

•        Fiks dy muaj e gjysmë më parë janë zhvilluar zgjedhjet dhe nuk ka dalë akoma rezultati zgjedhor.

•        Sipas rezultateve paraprake rezulton se në Kuvend do të kemi përfaqësim disproporcional: PS, nga 74 mandate që i korespondojnë sipas votave, ka marë 83 mandate, pra 9 më shumë.

•        PD, nga 46 mandate që i korespondojnë sipas votave, ka marë 50 mandate, pra 4 më shumë.

•        Ndërkohë, të gjitha subjektet e tjera jashtë PS & PD, kanë marë 13 mandate më pak.

•        Aq i paprinciptë ishte sistemi që prodhoi ky Kod saqë këto muaj jemi bërë dëshmitarë të akuzave dhe përplasjeve të rënda të kandidatëve brënda subjekteve për votat preferciale te PS, PD deri edhe të subjektit "Nisma Shqipëria Bëhet".

•        Nga zgjatja e numrimit të votave, dukej qartë lodhja deri në raskapitje e komisionerëve, numuruesve, vëzhguesve, kandidatëve, etj

Produkti final i këtij kodi; Tashmë Kryeministri Rama edhe me angazhimin e gjithë shtetin në funksion të zgjedhjeve, ka pushtetin absolut dhe nuk pyet më për askënd, ndërsa PD ka monopolin e gjithë opozitës dhe tani duhet të marrë të gjitha përgjegjësitë për të dalë nga kjo situatë tepër e rëndë për shqiptarët.

Pikërisht për të mos degraduar në këto deformime të rënda të sistemit demokratik, “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” dhe deputeti i saj z. Dashamir Shehi, për rreth dy vjet bënë të gjitha përpjekjet për të arritur në një reformë zgjedhore në përputhje me standartet demokratike për zgjedhje të lira, të drejta dhe të pranuara nga konkuruesit.

Për ilustrim, po j'u sjellë në memorien dhe vemendjen tuaj vetëm finalizimin e përpjekjeve të "Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar" që sigurisht e keni në arkivat e televizioneve dhe mediave tuaja:

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” më datë 8 korrik 2024 organizoi në Hotel "Tirana International" një tryezë për Reformen Zgjedhore, që është jetike për zgjedhjet politike të vitit 2025.

Në këtë tryezë morën pjesë partitë parlamentare të opozitës, të përfaqësuara nga zotrinjtë Oerd Bylikbashi, Fatmir Mediu, Agron Duka, Vangjel Dule,  Nard Ndoka, deputetët: Enkelejd Alibeaj, Ferdinand Xhaferri, Dash Sulaj, Flamur Hoxha, etj.

Të pranishëm në tryezë ishin edhe përfaqësues të zyrës së OSBE në Tiranë, të Institutit Republikan Amerikan dhe të Institutit Demokratik Amerikan, Instituti i Studimeve Politike - Afrim Krasniqi, ish Kryetari i KQZ Kristaq Kume, përfaqësues të Grupimit "Dhjetor '90", Aksioni i Vëzhgimit për Zgjedhjet "Kriik", drejtues të shoqatave dhe organizateve joqeveritare si Aleksandër Çipa, Aulon Kalaja, etj, dhe ekspert të fushës për zgjedhjet.

Qëllimi i tryezës ishte që, faktori opozitar të përafronte dhe të unifikonte qëndrimet e saj për Reformen Zgjedhore, duke i adresuar ato në seancen plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

LZHK shpreh qëndrimin e saj se, prioriteti kryesor i gjithë opozitës duhet të jet Reforma Zgjedhore, me qëllimin e vetëm që në Shqipëri vitin e ardhshëm 2025, të zhvillohen zgjedhje të lira, të ndershme, të besueshme dhe të pranuara nga konkuruesit.

Tani jemi përballë kësaj situate të rëndë dhe pyetja që shtrohet është, çfar do të bëjmë? Një opozitë e përgjegjshme ka për mision mbrojtjen e demokracisë, duke qenë në betejë të hapur me qeverinë abuzive dhe përgatitjen e alternativës qeverisëse. Në këtë kontekst, “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, jo vetëm që nuk dorëzohet përballë të keqes, pengesave dhe veshtirësive që i krijohen demokracisë në Shqipëri, por përkundrazi, motivohet edhe më shumë.

Përballë këtij realiteti, “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” shpreh qëndrimin e saj se është domosdoshmëri kombëtare bashkimi politik në një front të përbashkët i të gjithë faktorëve dhe aktorëve opozitarë, duke përdorur të gjitha mjetet dhe mënyrat demokratike, për të krijuar një qeveri kalimtare me mandat të kufizuar për të realizuar:

-        Ndryshimet kushtetuese

-        Rishikimin e reformës territoriale

-        Reformën zgjedhore

-        Zgjedhjet e parakohshme/ CNA





Lajmet e fundit nga