Asambleja e PPE/ Berisha: U bë pretenca e narkoshtetit shqiptar të Pojave, Çelave, Bajrëve
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ...

Sot kryedemokrati Berisha ka zhvilluar një konferencë, ku mes të tjerash ka përmendur dhe “furtunën në gotë” që është ngritur në lidhje me burgun e Spaçit, me revoltën që ka ndodhur në atë burg, por dhe historinë e dhimbshme të mijëra e mijëra viktimave të diktaturës, të burgosur, të pushkatuar, të torturuar që vuajtën regjimin komunist.

Ka një debat, se a duhet të restaurohet ky burg, të kthehet në një pikë muzeu apo të ngelet si rrënoja arkeologjike etj. Por përtej “furtunës në gotë” që është ngritur nga disa gjysmë të vërteta, sot ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një qëndrim duke akuzuar qeverinë e socialistëve dhe kryeministrin Edi Rama në lidhje me atë që po ndodh në burgun e Spaçit.
Në fakt e vërteta qëndron se po bëhet një film në lidhje me historinë e atij burgu, ka dhe disa vende të cilat po përshtaten si në vitet ’70 dhe më pas do të kthehen në gjendjen e tyre të tanishme. Një film që do të tregojë historinë e dhimbshme dhe krimet që kanë ndodhur në burgun e Spaçit, por dhe një revoltë historike që ka ndodhur aty.
Në fakt dalja e ish-kryeministrit Berisha ka një detaj që bën dhe diferencën në debate të tilla publike, ku gjysmë e vërteta tenton të triumfojë, të kthehet në gënjeshtër. Sali Berisha ka qenë 5 vite president dhe 8 vite kryeministër. Ka një pyetje të thjeshtë, përtej politikës.
Cila ishte përpjekja e vetme që bëri qeveria e Partisë Demokratike për ta ruajtur atë zonë?

Për ta konservuar gjithë territorin ku tashmë ka vetëm mbetje, pisllëqe dhe gjarpërinj. Çfarë bëri? Mund të ishte rehabilituar në kohën e PD, të ruhej, të rregullohej, të kthehej në një muze, të vendoseshin fotot e viktimave, të persekutuarve, aktakuzat që ata kanë pasur etj.

Ka shumë mënyra. Mund të qe zgjedhur ky film-muze i diktaturës, i krimeve, siç ka të tillë në shumë vende të Europës Lindore, por nuk e bëri PD-ja gjatë kohës që ishte në pushtet.

Sot ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon të thotë:
Është indirekt përdorimi i një preteksti për të shuar gjurmët, për të mbrojtur xhelatët e diktaturës. Është një shkelmin për së dyti, i atij kalvari që ka ndodhur në atë kamp dhe Edi Rama mendon se me suva do mund të shuajë veprën e etërve të tij barbarë.
Është thjesht përpjekje e Edi Ramës për të mbyllur me suva dhe me bojëra, gjëmën e tmerrshme që ka ndodhur në atë kamp, ndaj qindra dhe mijëra shqiptarëve. Është dëshmi tjetër se, si ky pasardhës i një xhelati të diktaturës komuniste, përpiqet që të zvogëlojë aktet çnjerëzore të atij regjimi që ky e quajti; ana e drejtë e historisë.
Në fakt e vërteta është krejt ndryshe. Përtej kokëve të nxehta që duan debate edhe kur s’ka vend për debat, ajo që është më e dhimbshme në të gjithë këtë histori është se vetë PD-ja, që pretendon se është partia e ish të përndjekurve politikë, të cilët nuk i dëmshpërbleu dot kurrë, e la në atë gjendje burgun e Spaçit apo dhe ndonjë burg tjetër.

Apo dhomat e torturave çnjerëzore t’i kthente në muze të memories ashtu siç duhej në fakt.

Por tani kur tentohet të bëhet diçka, megjithëse nuk duket nga qeveria të ketë ndonjë fond apo një vizion të qartë se çfarë do të ndodhë me burgun e Spaçit, ngrihet opozita dhe për atë që nuk e bëri dot vetë hedh shashka politike kur në fakt duhet të kërkonte ndjesë sërish ndaj të përndjekurve politikë dhe më pas të jepte versionin e saj se cila duhet të ishte zgjidhja./ CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ...
Zëdhënësja Antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli në një dek...
Shefi i Organizimit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu ...
Kryeministri Edi Rama me anë të njo postimi në rrjetet soc...
Këshilltari Ekonomik i PD-së, Dorian Teliti i ftuar në Syr...
Kandidati i koalicionit “PD-ASHM” për qarkun e Durrësit, A...
KAS ka vendosur që të rinumërohen votat për qarkun e Tiran...
Një ditë më parë ish-të burgosur politikë dhe familjarët e...
Një debat i fortë është zhvilluar në emisionin Opinion të ...
Korçari i famshëm demokrat, Ilir Vrenozi ka shpërndarë një...
Gazetarja Klodiana Lala ndau detaje nga vrasje e Pjetër Ka...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj theksoi sot se parti...
Deputeti i zgjedhur i PD në Tiranë, Belind Këlliçi tha sot...
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Austri, Fate Vela...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj tha sot se cilëson s...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi i ftuar...
Drejtuesi i PD për qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi i ft...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një interv...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dnarë në rrjete...
Në Parlament u ratifikua marrëveshja e bashkëpunimit mbi s...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...