Asnjë masë nga ministria për Urgjencën e QSUT-së, Koçiu: Tani do të fillojmë punën
Ministrja Albana Koçiu në Komisionin e Shëndetësisë nu...

Anëtari i Kryesisë në PD, Eno Bozdo, u shpreh në një deklaratë për mediat se kryeministri Edi Rama ka gënjyer kur tha se në Shpirag u zbulua naftë, njëlloj si kur gënjen sipas tij për përfshirjen e vartësve të vet në korrupsion.
"Kompania Shell konfirmoi tërheqjen përfundimtare nga puset e Shpiragut. Fatkeqësisht nuk do të ketë shpime të mëtejshme dhe as një ‘mrekulli nafte’, siç gënjen Rama. Lajmi ishte konfirmuar thuajse zyrtarisht nga shmangia e këtyre muajve e Ramës dhe Ballukut, sa herë që gazetarët pyesnin për këtë çështje", u shpreh Bozdo.
Deklarata e plotë:
A e mbani mend Edi Ramën që sa herë kishte një krizë në qeverisje thoshte se kompania Shell ka zbuluar naftë në Shpirag? A e mbani mend kur bridhte si Enver Hoxha duke hedhur kapelen andej-këtej nëpër Shqipëri dhe duke thënë ‘këtu ka naftë’?
Edi Rama gënjen njëlloj, si për përfshirjen e vartësve të vet në korrupsion, si për zbulimin e naftës, si për anëtarësimin në BE duke përdorur inteligjencën artificiale.
Kompania Shell konfirmoi tërheqjen përfundimtare nga puset e Shpiragut. Fatkeqësisht nuk do të ketë shpime të mëtejshme dhe as një ‘mrekulli nafte’, siç gënjen Rama. Lajmi ishte konfirmuar thuajse zyrtarisht nga shmangia e këtyre muajve e Ramës dhe Ballukut, sa herë që gazetarët pyesnin për këtë çështje.
E vërteta është se shumë eksplorime në botë, të Shellit apo kompanive të tjera të mëdha, mund të dështojnë sepse e tillë është industria e naftës dhe niveli i teknologjisë së përdorur. Por po kaq e vërtetë është që në asnjë rast, asnjë kryeministër apo zv/kryeministër, në asnjë vend të botës nuk dezinformon qëllimisht opinionin publik mbi rezerva nafte dhe pasurie të cilat ende nuk janë konfirmuar përfundimisht dhe zyrtarisht.
Ekzaktësisht në 23 gusht të vitit të kaluar, Rama dhe zëvendësja e tij, deklaruan për shqiptarët se nafta e zbuluar ishte e cilësisë më të mirë e krahasueshme me atë të Arabisë Saudite, dhe se rezervat ishin në nivelin e Norvegjisë. Sipas Ramës, pas një investimi që do të shkonte deri në 7 miliardë $, shqiptarët do të përfitonin pasuri të paimagjinuara. Dukej sikur Rama dhe Balluku e kishin mbyllur me Zotin dhe Shell-in për puset e naftës dhe problem kishin si t'i përdornim qindra e qindra miliona euro në vit që Shqipëria do të përfitonte.
Rama hodhi edhe një ide ‘origjinale’: paratë e pafundme do t’i përdorte te pensionet, rrogat, arsimin dhe shëndetësia. Ironike po ta mendosh se janë pikërisht këto sektorë ku qeveria ka dështuar sepse ka vjedhur në forma spektakolare.
Kryeministri dhe zëvendësja e tij duhet të kërkojnë minimalisht falje para publikut për gënjeshtrën stratosferike që servirën.
Kundër këtij gënjeshtari patologjik dhe vargut të rrenacakëve dhe hajdutëve që ka rreth vetes, qëndron publiku që nuk gënjehet dhe opozita e vendit. Midis braktisjes se Shqipërisë dhe bashkimit në një front të vetëm për të rrëzuar këtë regjim asfiskues, hajdut dhe gënjeshtar, shqiptarët duhet të zgjedhin rezistencën.
Partia Demokratike do t’i prijë kësaj beteje dhe do ta fitoje atë.
Mblidhemi të premten për t'u përballur me një tjetër gënjeshtar patologjik, Erion Veliajn, dhe bandën e tij të hajdutëve. O sot, o kurrë!/CNA
Ministrja Albana Koçiu në Komisionin e Shëndetësisë nu...
Prej 11 shkurtit Urgjenca e Tiranës është jashtë funks...
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh këtë t...
Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të hëne, ka publi...
Këtë të hënë janë parashikuar të mblidhen 5 Komisione Parl...
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, si rrallëh...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar kryebashki...
Prej më shumë se një viti Shqipëria ka zier nga skanda...
Themelet e Bashkisë Tiranë janë tundur nga arrestimet ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kritikuar stru...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi aku...
Eksperti i çështjeve ekonomike në Partinë Demokratike,...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shfaqur...
Kryeministri Edi Rama në podcastin e kësaj të shtune k...
Në një konferencë nga Korça, pas takimit me delegatët ...
Në një konferencë për media, kreu i PD-së së Vulës Lul...
Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratike, G...
Qytetarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës, do të kaloj...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi i ka dhënë një shuplakë t...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se të premten e a...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...