Krijohet Operatori i Ujit/ Rama: Shpërndarja në 58 ndërmarrje ishte katastrofë e vërtetë
Kryeministri Edi Rama po prezanton këtë të mërkurë krijimi...

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në tryezën e prezantimit të krijimit të Operatorit të Ujit, ka kritikuar ashpër pushtetin vendor dhe shoqëritë rajonale të këtij sektori për keqmenaxhim të fondeve dhe zhytjen në borxhe.
Rama ka kritikuar ashpër kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, duke i sjellë në kujtesë mungesën e furnizimit me ujë gjatë sezonit veror në këtë bashki duke e konsideruar si situatë të papranueshme.
Kryeministri akuzoi administratat lokale se shpërdorojnë fondet dhe "dredhin zinxhirin". Rama tha se sipas raportit entet e ujit kishin një borxh prej 13.6 miliardë eurosh në OSHEE.
"Niveli i paaftësisë në pushtetin vendor është i frikshëm. Vlora e nisi sezonin turistik me një situatë të papranueshme për furnizimin me ujë.
Nuk bëmë investime, por vetëm komanduam një ekip nga Tirana dhe me vëmendje të posaçme nga ministria këtu për ta administruar. Me ato që gjendeshin solli një përmirësim dhe hoqi ankthin e alarmin se s’kemi ujë. Si mund të ndodhë kjo?
Raporti i bërë nga ai ekip për administrimin e Ujësjellësit të Vlorës tregon papërgjegjshmëri të frikshme.
Borxhet e akumuluara nga këto ndërmarrje ishin 13.6 miliardë euro. Harxho, shpërdoro dhe dridh zinxhirin dhe ngarko OSHEE-në me borxhe", tha kryeministri duke kritikuar administratat lokale për keqmenaxhimin e ujit.
Rama bëri një raport të implementimit të reformës për furnizimin me ujë ku tha se janë shkrirë shoqëritë rajonale nga 15 në 9 për të ulur borxhin. Për fazën e dytë paralajmëroi masa ndaj abuzuesve që në këtë rast, tha ai, ndryshe nga energjia, shkelës janë bizneset, jo qytetarët.
"Ngritëm 58 çeta, 15 shoqëri rajonale me qëllim përmirësimin e situatës. Sot kemi rezultate domethënëse që tregon se përgjigjja është bashkimi dhe jo copëzimi. Njerëzit nuk pijnë decentralizimin në rubineta, por ujë. Sot kemi 9 shoqëri rajonale nga 15 që sot nuk krijojnë detyrime ndaj OSHEE-së.
Uji në qiell është diçka tjetër, në çezma është mall që grumbullohet, shitet dhe blihet, është mall jetik.
Prandaj nisim këtë fazë të dytë të reformës. 100 mijë përdorues të rinj janë lidhur në rrjet nga faza e parë e janë prerë lidhjet e paligjshme.
Njësoj siç kemi bërë me energjinë do të ndërhyjmë me një plan masash. Jemi në kushtet ku abuzuesit janë për motive fitimi, lavazhet, ujë që derdhet në pikat kombëtare, lidhje të paligjshme nën tokë që do të jenë target i masave.
Kjo është koha për të nisur punën për heqjen e depozitave që janë kthyer në pesha të pallateve dhe mund të bëhen burim katastrofash. Heqja e depozitave përmirëson furnizimin. Jemi të përkushtuar dhe kemi shumë pika të kuqe për t’i kthyer në jeshile për investime për t’i futur në botën e re të teknologjisë.
Hyrja në BE kërkon një krahasueshmëri të konsiderueshme në furnizimin me ujë deri në 2030", tha Rama
Kryeministri Edi Rama po prezanton këtë të mërkurë krijimi...
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike,...
Gazetari Mentor Kikia komentoi sot lidhur me zhvillimet e ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot lidhur me lirimin e t...
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka vendosur të ...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, komentoi sot...
Vetëm pak ditë përpara shpalljes së kabinetit të ri qeveri...
Në kuadër të Forumit Strategjik të Bled, ministri për Euro...
Kandidati i PD-së për Qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, në ...
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka reaguar sot lidh...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga rrugët e reja...
Partia Demokratike ankimoi një ditë më parë në Kolegjin Zg...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Lulzim Bashës, Kresh...
Një ditë më parë, Partia Demokratike ankimoi në Kolegjin Z...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kërkuar zëvendësim...
Më 11 shtator, kryeministri Edi Rama pritet që të prez...
Anëtari i kryesisë së PD, Enno Bozdo i ftuar në emsionin “...
Drejtuesi i departamentit Brain Gain, Andi Mustafaj me anë...
Analisti Arion Sulo i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëh...
Drejtuesi politik i PD për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizo...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...