“Nuk pres ndonjë Parlament funksional”/ Mediu: Qëllimi i Ramës është ta bëjë shtojcë të qeverisë
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, komentoi sot...

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka vendosur të shpërblejë punonjësit që morën pjesë në shuarjen e zjarreve gjatë sezonit veror.
Shërblimi përfshin stafet e FA, Mbrojtjes Civile, Policinë e Shtetit, Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin në bashki.
Shuma që do të përfitojnë është nga një deri në 3 paga mujore, në bazë të ditëve që kanë marrë pjesë në aksioin e shuarjes së zjarreve.
VKM
DHËNIE SHPËRBLIMI PERSONELIT TË ANGAZHUAR NË OPERACIONET PËR SHUARJEN E ZJARREVE GJATË VITIT 2025
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënie shpërblimi personelit, punonjës shtetërorë, të angazhuar në shuarjen e zjarreve gjatë verës së vitit 2025.
2. Shpërblehen punonjësit e:
a) Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë;
b) Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile;
c) Policisë së Shtetit;
ç) Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin;
d) Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin në bashki.
3. Punonjësit e përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi, përfitojnë shpërblim, sipas kohëzgjatjes së angazhimit, si më poshtë vijon:
a) Për angazhim me kohëzgjatje, nga 1 (një) deri në 7 (shtatë) ditë, jepet shpërblim në masën e 1 (një) page mujore;
b) Për angazhim me kohëzgjatje, nga 8 (tetë) deri në 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, jepet shpërblim në masën e 2 (dy) pagave mujore;
c) Për angazhim me kohëzgjatje 16 (gjashtëmbëdhjetë) ditë e më shumë jepet shpërblim në masën e 3 (tri) pagave mujore.
4. Shpërblimi llogaritet mbi bazën e pagës mujore bruto të punonjësit të angazhuar në operacionet e shuarjes së zjarreve.
5. Efekti financiar për strukturat e përcaktuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të pikës 2, të këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2025.
6. Në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes, në shpenzimet korrente, shtohet fondi prej 193 140 098 (njëqind e nëntëdhjetë e tre milionë e njëqind e dyzet mijë e nëntëdhjetë e tetë) lekësh, përkatësisht 145 809 950 (njëqind e dyzet e pesë milionë e tetëqind e nëntë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë) lekë në programin buxhetor “Forcat e luftimit”, 43 408 127 (dyzet e tre milionë e katërqind e tetë mijë e njëqind e njëzet e shtatë) lekë në programin buxhetor “Mbështetja e luftimit” dhe 3 922 021 (tre milionë e nëntëqind e njëzet e dy mijë e njëzet e një) lekë në programin buxhetor “Emergjencat civile”.
7. Në buxhetin e Ministrisë së Brendshme, në shpenzimet korrente, shtohet fondi prej 69 615 100 (gjashtëdhjetë e nëntë milionë e gjashtëqind e pesëmbëdhjetë mijë e njëqind) lekësh në programin buxhetor “Policia e Shtetit”.
8. Efekti financiar për strukturën e përcaktuar në shkronjën “ç”, të pikës 2, të këtij vendimi, përballohet nga buxheti i miratuar për vitin 2025 për Ministrinë e Brendshme.
9. Efekti financiar për strukturat e përcaktuara në shkronjën “d”, të pikës 2, të këtij vendimi, përballohet nga buxhetet përkatëse të njësive të vetëqeverisjes vendore.
10. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./CNA
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, komentoi sot...
Vetëm pak ditë përpara shpalljes së kabinetit të ri qeveri...
Në kuadër të Forumit Strategjik të Bled, ministri për Euro...
Kandidati i PD-së për Qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, në ...
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka reaguar sot lidh...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga rrugët e reja...
Partia Demokratike ankimoi një ditë më parë në Kolegjin Zg...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Lulzim Bashës, Kresh...
Një ditë më parë, Partia Demokratike ankimoi në Kolegjin Z...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kërkuar zëvendësim...
Më 11 shtator, kryeministri Edi Rama pritet që të prez...
Anëtari i kryesisë së PD, Enno Bozdo i ftuar në emsionin “...
Drejtuesi i departamentit Brain Gain, Andi Mustafaj me anë...
Analisti Arion Sulo i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëh...
Drejtuesi politik i PD për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizo...
Ekspertja e integrimit, Ilda Zhulali komentoi sot lidhur m...
Drejtuesi politik i PD për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizo...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me aksionin...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas fj...
Gazetari Bledian Koka i ftuar në emisionin “Tast Force” në...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...